titleToAlt
Histori të mëdha në pak fjalë.
Çmimi: 560 Lekë
titleToAlt
Histori të mëdha në pak fjalë.
Çmimi: 560 Lekë
titleToAlt
Histori të mëdha në pak fjalë.
Çmimi: 560 Lekë
titleToAlt
Prandaj kam dashur që poezia ime mu në zemër të atdheut të jetë si një plagë e vjetër që hera - herës lëngon, që tërheq medoemos kujtime, që ta pret gazin mu mes buzëqeshjes, që të shtyn të vetmohesh, të mendosh për jetën, t'i lutesh Zotit, në këtë vend, ku u bie mendja për poetët veç kur ata vdesin dhe kujtohen për ta vënë në përvjetorët e lindjes dhe vdekjes së tyre.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Poezitë në këte përmbledhje drejtohen kah jetës, kah brengës, kah dëshirës për t'u kuptuar, për t'u dëgjuar e për t'u pranuar. Nepërmjet melodive të brendshme, autori shpreh botëkuptimin e tij përmes asaj që sheh, ndien, përcepton e mendon. Pse autori ka vendosur ta titullojë "Një histori ngritur mbi imazhe te prera"? "Se ndoshta kështu është jeta e cilitdo prej nesh... Dhe të gjithë, dashur padashur, zgjedhim ta tregojmë historinë tonë në këtë formë."
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Romani për fëmjjë"I fundmi i Kastriotëve" hedh dritë mbi një ngjarje tragjike të historisë së Shqipërisë, e cila njihet shumë pak nga lexuesi shqiptar. Ne vitin 1481, pasi u rrit e u bë burrë, Gjon Kastrioti vendosi te kthehej në Krujë për të organizuar një kryengritje, me dëshirën për të vazhduar bëmat e atit te tij, Skenderbeut të lavdishëm. Si do të vijojnë përpjekjet e tjj për ta çliruar Shqipërine nga zgjedha turke, në rrethanat e reja që janë krjjuar në vend, pesëmbëdhjetë vite pas vdekjes së të atit? Shkrimtari Bedri Dedja, duke u mbështetur në fabulën dhe subjektin e veprës me të njëjtin titull, shkruar nga Andon Frashëri, ndërtoi mbi skeletin e saj nje vepër te re, së cilës i dha formën e romanit për fëmijë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Shkrimtari aq i dashur për fëmijë, Bedri Dedja, do të na çojë në Sdikuisht, në kryeqytetin e përrallave të tij, kësaj here për të na njohur me të fshehtat e biznesit, me sekretet e qyteteve Gëzimburg dhe Skarcomania, me magjistaren Inteligjenca Artificiale, me autostradat dhe semaforët kozmikë, me lojërat e futbollit në stadiumet nëntokësore, por edhe me epideminë e mikrobit të rrezikshëm me emrin Tezgomania...
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Vëllimi me tregime Teposhtë është vepra e parë e nobelistes Herta Muller. Këto tregime janë kryesisht autobiografikë, të bazuara në fëmijërinë e autores në fshatin rumun Banat. Vepra mban emrin e tregimit më të gjatë të përmbledhjes, por, në të njëjtën kohë, Teposhtë mund të kuptohet edhe si shthurje morale e vetë personazheve. Në këto tregime thyhet idili i familjes rurale, kur na tregohet për një fëmijëri pa gëzim, shpesh edhe brutale, si dhe për epshin, alkoolizimin dhe lakminë e të rriturve. Përmes një ndërthurjeje të realitetit dhe të fantazisë, të maktheve dhe të qeshurave "të errëta" na zbulohen përshtypjet e një fëmije për jetën, si dhe jeta e trazuar në diktaturën e Qausheskut në Rumani.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
(Të rrëfesh atë që mbajmë) Qka do të ndodhte, çka do të shihnim, çka do të ishim po ta shihnim njeri-tjetrin me sy të hapur. Me sy! Pa e kornizuar shikimin tonë brenda konventave, brenda marrëveshjeve, brenda frikës sonë. Ndoshta, terë ajo që do të shihnim është në vetë gjyshet tona - ajo që ka mbajtur njeriu! Tmerrin më të madh tonin! Romani "tjetri/shqiptar" është rrëfim, dhe aq me shumë e folur pa ndalesa, pa kalkulim, rrëfim cullak!
Çmimi: 750 Lekë
titleToAlt
Xhek Valentini është një i ri vazhdimisht i dëshperuar, i thyer shpirtërisht dhe i paqartë për jetën e tij. Ndihet i paplotësuar në punë dhe sapo është ndarë nga e dashura. Aventura e tij fillon menjëherë pas një aksidenti automobilistik, ku rrezikon seriozisht jetën. Në dhomën e spitalit takon një njeri, që i përcjell një urtësi të thellë dhe nga i cili merr disa këshilla, qe iu përgjigjen tri pyetjeve te rëndesishme në jetë: A kemi jetuar me menyrë të urtë? A kemi shërbyer shkëlqyeshem? dhe A kemi dashuruar mirë? Sapo rimerr veten nga aksidenti, Xheku nis një aventurë fantastike nepër botë, ku do te takohet me tre mësues: një shenjtor, një sërfist dhe një sipërmarrëse...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Melsi, gazetar dhe shkrimtar shqiptar qe jeton ne Greqi prej njëzet vjetësh, kthehet me ngut në vendlindje, pasi merr vesh vdekjen enigmatike të të atit në Shangai. Për njëzet e pesë ditë ai përballet me burokracitë rraskapitëse të shtetit shqiptar për të sjellë trupin e pajetë të të atit në" Tiranë. Në shtepinë atërore, rrethuar nga orendi që i duken si fantazma te heshtura, Melsi nis të rrëmojë në kujtimet e fëmijerisë. Papritur, mes tyre ai gjen një fletore shënimesh, që e çon në një zbulim tronditës për të atin dhe familjen e tij. Përmes personazheve që mbartin brenda tyre sekrete te dhembshme dhe tragjeditë e shekullit XX, Kapllani rindërton historinë e një familjeje që fsheh origjinën e saj. Ai rrëfen historitë e një babai dhe të birit, që iu mbijetojnë regjimeve mizore dhe një epoke të trazuar falë pasionit dhe dashurisë për librat dhe gjuhët.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Shtatë të çmendurit është vlerësuar unanimisht prej kritikës si kryevepra e Roberto Arlt-it. Në të, autori prek dhe shtjellon disa nga problemet e shtruara prej ekzistencializmit filozofik. çështjet morale, vetmia, ankthi përballë pakuptimit të jetës dhe trishtimi ndaj vdekjes janë tema që përseriten në arkitekturën metafizike të personazheve të romanit. Është një kritikë e mprehtë shoqërore e Argjentinës së viteve njëzet.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Nëse je duke lexuar faqen e fundit të këtij libri. kjo do të thotë që tashmë ti je njohur me Bëmat e Estes dhe Kokosë. Pra,ti e di që Bëmat e Estes dhe Kokosë është një seri librash me rrëfime nga jeta e përditshme e tre fëmijëve të vegjël,që jetojnë në një shtëpi rozë.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Në këtë përmbledhje me tregime të shkurtra, subjekti ndërtohet sipas impresionit të ndjesisë, jo duke i qendruar besnik narrativës. Detajet jepen jo në funksion të skalitjes së personazhit, por si veçori të fenomenit. Bashkëvendosja e këtyre detajeve, me ngjarje herë absurde e herë krejt banale, krijon nje ngërç emocional duke ngacmuar nje këndveshtrim ndryshe. Stili i përdorur, që varion dukshëm nga tregimi ne tregim provokon pyetjen se ç'përqasje do te ishte e duhura per të trajtuar atë ndjesi apo ate tematikë. Megjithatë, pavarësisht ndryshimit të formave stilistike, te gjitha krijimet, qofshin reale a surreale, u qëndrojnë besnike përceptimeve dhe emocioneve njerëzore.
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Të djelën e finales së kampionatit Amerikan të futbollit. Pesë njerëz, darkë, një apartament në lindje të Manhatanit. Profesoresha e fizikës në pension, i shoqi dhe një ish student i saj po presin t'u bashkohet një çift, pas atij që shndërrohet në një fluturim tronditës nga Parisi.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
- Kur kërcen një çift quhet tango! - nisi bisedën Koço Devole..Kam lindur në Kuçovë, më 28 Nëntor 1945. I djathtë në gen, linda ditën e pavarësisë. - Unë: - Katundar në gen, linda në Mbrezhan - Përmet - 1 Maj 1948. - Kur i kisha dhëmbët me qumësht, në vitin 1964, nisa të botoj karikatura në revistën "Hosteni". 30 vjet me rradhë.
Çmimi: 319 Lekë
titleToAlt
Shkrimtari Luan Rama që është dhe personazhi i gjyshit në këtë libër; e shoqëron mbesën e tij, Lolën, por edhe të gjithë lexuesit e vegjël në atelietë e piktorëve, si dhe në galeritë dhe muzetë e artistëve më të njohur shqiptarë në kohë.
Çmimi: 1380 Lekë
titleToAlt
Sylo Taraku erdhi në Norvegji nga Ballkani me luftëra i viteve 1990 dhe përqafoi shpresën se një bashkëpunim më i mirë ndërkombëtar do të krijonte një botë më të qetë. Ai dallon disa nga proceset që çuan në copëtimin e ish-Jugosllavisë. Në të gjithë Europën, mostra është e njëjtë: populistët po rriten, qendra politike po tkurret, njerëzit po ndahen dhe besimi mes tyre po zbehet. Kur e bija, Donika, që sapo kishte mbushur 18 vjeç, dëshiron të dijë më shumë për origjinën e familjes, autori e kupton që është koha për t'u dhënë përgjigje pyetjeve, si: Ç'mendim duhet të kemi për ballkanizimin e sotëm të Europës? Si mund të ndalet polarizimi dhe të mbrohet demokracia liberale? Në kërkim të përgjigjeve, ai ndërmerr disa udhëtime, duke i rënë kryq e tërthor kontinentit të trazuar. Ai dëshiron të zbulojë se si mund të jetojmë bashkë në një të ardhme me ndryshime më të mëdha vlerash dhe diversiteti më të madh kulturor, Ballkanizimi i Europës është jo vetëm një përshkrim i gjendjes në Europë, që lexohet me shumë ëndje, por edhe një përgjigje e reflektuar për një bashkësi të hapur që nuk i fsheh problemet. Rëndësi vendimtare merr gjetja e zgjidhjeve politike, për të zbutur mosbesimin dhe polarizimin politik.
Çmimi: 100 Lekë
titleToAlt
Histori të mëdha në pak fjalë.
Çmimi: 560 Lekë
titleToAlt
Verë, pushime, diell, kalërim Koni. Ana, Billi dhe Dina po kalojnë një javë të mrekullueshme në një fermë kuajsh në brigjet e Detit e Veriut, në Gjermani. Ferma është e bukur dho pronarja e saj oshtë mjaft e dashur dhe e sjellshme. Edhe moti është po aq i mrekullueshëm, sa edhe kuajt e ferrmës. Gjithçka është edhe më e bukur sa e kishte imagjinuar "Gjethja e tërfilit"! Të katërta shoqet marrin mësime hipizimi dhe kalojnë shumë kohë duke kalëruar porgjatë bregdetit. Por... papritmas, ato bëhen pjesë e një trilleri të vërtetë me kuaj... Cfaro ndodhi vallë?
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Nuk ndodh shpesh, por, ja, ndodh, që studiuesi i shquar i letërsisë të bëhet edhe krijues i shquar i letërsisë. Studiues i risive të letërsisë shqipe, Ag Apo-lloni, në romanin e tij të ri "Një fije shprese, një fije shkrepëse" u dëshmua krijues i shquar i letërsisë shqipe, u dëshmua shkrimtar i risive. Rexhep Qosja Tani shtëpia e saj, nënë Ferdonijes, është një nga muzetë më të çuditshëm në botë, pasi është muzeu i mungesës. Të tjera nëna në Kosovën e pasluftës, të cilat kanë humbur të bijtë në beteja, mu si nëna Ferdonija, i kanë kthyer jetët e tyre në muze. Ecja e Pashkës si ecja e Demetrës dhe endja e Ferdonijes si endja e Niobës, në të martat dhe të shtunat e tyre epike tek përsëriten në pendulin tragjik të kohës, janë dëshmi të një fati që bota risjell tragjikisht. Ky tekst i Ag Apollonit, i shenjur si dokuroman, është ndër librat më të bukur të shkruar në shqip për luftën e fundit në Kosovë. Përtej dëshmisë dhe prapakthimeve që vijnë prej kujtimeve, është një rrëfim me intensitet të lartë shkrimor dhe estetikë të tillë që e bën tmerrin shtangës. Flutura Açka Romani i Ag Apollonit është njëkohësisht muze i të gjithë neve, ekspozitë ar-tistike me tablo tmerri, dramë në vete, arkiv historik. Mbi të gjitha, është një vepër e jashtëzakonshme artistike. Blerim Shala
Çmimi: 700 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania