titleToAlt
Nuk ka asgjë të pazakontë në familjen Broket. Të mërzitshëm, të respektueshëm dhe krenarë, ata përbuzin këdo që është i pazakontë ose ndryshe nga ta, deri në çastin kur vjen në jetë Barni Broket.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Jeta e Norës po shkon keq e më keq. Në mesnatën e ditës së fundit në këtë jetë, ajo e gjen veten në një bibliotekë. Aty i jepet mundësia të zhbëje keqardhjet e saj dhe të provojë çdo jetë tjetër, që ajo do të kishte dashur të jetonte. I gjithë kalvari i jetëve që ajp provon, ngre një pyetje tepër të rëndësishmne: "Kur të jepen mundësi të pafundme, cila është mënyra më e mirë për të jetuar?".
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
John Kampfner është britanik dhe flet për ndryshimin e madh që ka pësuar imazhi i Gjermanisë jashtë vendit gjatë viteve të fundit. Ai e quan shembullore politikën gjermane: Lufta kundër Covid 19, kriza financiare dhe e refugjatëve, asnjë vend tjetër nuk ka arritur të lundrojë me kaq sukses dhe në mënyrë kaq sovrane përmes këtyre kohëve të vështira. Ndërsa në vende të tjera qeverisin politikanë dhe populistë autoritarë, Gjermania është një fortesë dinjiteti dhe stabiliteti. Arsyen e kësaj Kampfneri e gjen në radhë të parë te politika e konsoliduar e Angela Merkelit dhe në ballafaqimin kritik me të kaluarën; ky është sipas tij çelësi për një demokraci të ndjeshme. Një histori tjetër dehëse për Republikën Federale.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Nga themeluesi i karikaturës komike mjaft të njohur xkcd vijnë përgjigje të çuditshme ndaj pyetjeve mjaft të rëndësishme, që, me siguri, nuk do t'i bënit dot vetë MILIONA NJERËZ në gjithë globin vizitojnë çdo javë xkcd.com, për të lexuar karikaturat komike të Randall Munroe-k. Vizatimet e tij karikaturiste rreth shkencës, teknologjisë, gjuhës dhe dashurisë ndiqen me një përkushtim të jashtëzakonshëm, ashtu si edhe përgjigjet e studiuara me hollësi kundrejt pyetjeve të çuditshme të fansave të tij. Kërkesat që i mbërrijnë atij variojnë nga ato thjesht të çuditshme deri tek ato krejtësisht djallëzore: o Po sikur të provoje të gjuaje një top bejsbolli që udhëton me 90 për qind të shpejtësisë së dritës? o Po sikur të notoja në një pishinë me karburant bërthamor të shpenzuar? o A mund të ndërtosh një jetpack, duke përdorur kallashnikovë të drejtuar për poshtë? Q Po sikur një tërmet prej 15 ballësh të godasë Nju-Jorkun? o Çfarë do të ndodhte nëse ADN-ja e dikujt do të zhdukej krejtësisht? Përgjigjet e tij janë perla komike, të cilat shpjegojnë në mënyrë mjaft të përpiktë dhe argëtuese çdo gjë, duke filluar nga gjasat që të njihcsh me shpirtin tënd binjak e deri te mënyrat më të tmerrshme, se si mund të vdesësh duke ndërtuar një tabelë të elementeve të Mendelejevit. Ky libër përmbledh përgjigjet më të famshme nga faqja "Po sikur?" e xkcd-së. Shumë prej pyetjeve (51 për qind) janë të reja dhe u është dhënë përgjigje për herë të parë këtu. "Po sikur?" është një gosti informative për fansat e xkcd-së dhe për ciiindo që pëlqen të meditojë pyetje hipotetike.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Eseja raë e brohoritur e kohëve të fundit. Çmimi "Syri kritik i rrëfimtarisë". • Çmimi "Libraritë rekomandojnë", në kategorinë e veprave jo të trillit. Çmimi "Buho për librin më të mirë", i Shoqatës Aragoneze të Miqve të Librit. Çmime të "Romanit historik hislibris", në kategorinë e veprës më të mirë jo trill. * Çmimi "Veprimi civil në mbrojtje të shkencave humane", në kategorinë e veprës më të mirë jo trill.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
I dashur ditar! çfarë ka më magjike se krishtlindja e bardhë? Sidomos kur pushimet i kalon në Covery Hill!
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
I dashur ditar, Gjithçka filloi me një derë që nuk u mbyll mirë. Kështu ia behu Balzaku në klasën tonë, për lumturinë tonë më të madhe (Ose pothuajse). Kush është Balzaku? Surprizë!
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
... Ai nuk e pyeti, ashtu siç kishte bërë edhe shumë herë të tjera, nëse ajo dëshironte që të shkonin në dhomë. Panë njëri-tjetrin në sy vetëm për një fragment sekonde dhe u drejtuan nga ashensori. Sapo u mbyll dera e dhomës, ai e rrëmbeu në krahë dhe e puthi me etje. Kishin muaj larg njëri-tjetrit. Puthja e gjatë po i eksitonte si asnjëherë tjetër me një shije të paprovuar më parë. Ku kristalet e kripës së tharë të detit dhe njollat rozë dhe të kafta - dhuratë e diellit dhe e detit të Ulqinit - përziheshin me aromën epshndjellëse të djersës që lëshonin dy trupat e nxehtë, pas ecjes në këmbë mes vapës për të mbërritur deri te kjo strehë dashurie...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Mirësevini në Ishullin e Lëmishtës Në këtë ishull të vogël banon një numër i madh njerëzish të rritur të tmerrshëm. Shkolla, parku, dyqani i lodrave dhe, madje, edhe makineta e akulloreve në këtë ishull drejtohen nga të rritur të shpifur: gjëja që u pëlqen atyre më shumë është t'ua nxijnë jetën fëmijëve. Personi më i neveritshëm nga të gjithë këta është pronarja e ishullit, teze Greta Kurnacja! Dikush duhet t'ua tregojë vendin atyre! Po kush mund të jetë aq guximtar?! Njihuni me Nedin, djalin e jashtëzakonshëm me një superfuqi krejt të veçantë. ZHULFUQINË!
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Ai perr përsipër rreziqe pa i menduar pasojat, ajo nuk ka shoqe, ai është i varur ndaj lojërave elektronike, ajo pi alkool, ai pi duhan, dhoma e saj është një katrahurë e vërtetë, asaj i pëlqen të provokojë, ai nuk ka motivim... Të gjithë e kanë të vëshitrë që të zotërojnë reagimet e tyre emocionale. Dhe të themi të vërtetën, edhe ne prindërit shpesh e humbasim kontrollin. Do t'i akuzonim me dëshirë se ata e kanë shtypur qëllimisht butonin për të na çorientuar... Por ADOLESHENCA janë punët e mëdha në tru. Mendimi, aftësitë e memorizimit, krijimi artistik, bëjnë hapa përpara, ndërkohë që zona të tjera që drejtojnë empatinë, parashikimin, përllogaritjen e rreziqeve... janë në ndërtim. ADOLESHENTI? Një motor që funksionon me shpejtësi të plotë, një përshpejtues shumë i ndjeshëm, dhe frena që ende nuk funksionojnë! Me botimin Nuk KUPTOHEMI më! le të zbulojmë se çfarë ndodh në kokën dhe trupin e adoleshentit tonë, le të eksplorojmë fuqitë tona të prindit për të vepruar me ndjeshmëri, dashuri dhe me drejtësi. Isabelle Filliozat, psikoterapiste, shkrimtare, dhe Anouk Dubois psikomotriciene, ilustruese, janë autoret e librave bestseller: Kam provuar gjithçka! dhe Ai më kërkon!, të cilët zbulojnë prindërimin pozitiv.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ursula Kuçinski ishte në të njëjtën kohë nënë, shtëpiake, shkrimtare, teknike e kualifikuar radioje, kryespiune, korriere, sabotatore, krijuese bombash, luftëtare e Luftës së Ftohtë dhe agjente sekrete. Emri i saj i koduar ishte "Sonja'.' Dhe kjo është historia e saj.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Cdo artist i madh shikon gjëra. Por vetëm një artist e kupton kur bota është në rrezik. Si do mundet Marti të ndalojë Sajmonin para se ai të magjepsë gjithë planetin? Zbulojeni këtë në librin e tretë të serisë Marti Pents nga karikaturisti fitues i disa cmimeve, Mark Parisi.
Çmimi: 790 Lekë
titleToAlt
Aty ku gjithkush sheh plehra e xhingla-mingla, Rozi Revere merr frymëzim. Në mbrëmje, e vetme në dhomën e saj të gjumit, e drojtura Rozi ndërton lloj-lloj pajisjesh duke bashkuar hekurishte. Makineri hotdogësh, pantallona heliumi djathkapela piton-trembëse: Robotët e Rozit do të mahnitnin këdo që do t'i shihte. Nga frika e dështimit, ajo i fshihte poshtë krevatit. Në një ditë fatmirë teze bablokja erdhi për vizitë dhe i tregoj se dështimi i parë nuk duhej pasur frikë, por duhej festuar. Autori Andrea Beaty dhe ilustruesi David Roberts, dy artistët që fshihen pas librit "Igli Pek, arkitekt", krijuan një tjetër histori mbresëlënëse për ata që nuk heqin dorë nga pasionet e tyre.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Një tregim i bukur, plot ndjenjë dhe lirikë për të pastrehët, forcën dhe qëndresën njerëzore." -Guardian Vetëm pak ditë pasi Rejnor Uin mësoi se Mothi, burri i saj që prej tridhjetë e dy vjetësh, ishte përfundimisht i sëmurë, ata humbën shtëpinë dhe gjithçka që kishin. Të mbetur trokë e çikë, nuk e vonuan shumë dhe vendosën menjëherë të përshkonin në këmbë Shtegun Bregdetar Jugperëndimor, një distancë prej 1000 kilometrash, nga Somerseti në Dorset, nëpërmjet Kornuellit dhe Devonit. Duke jetuar nën qiell të hapur dhe të lirë, në mëshirë të detit dhe qiellit, ata zbulojnë një mënyrë të re ekzistence. Por çfarë i pret ata në fund të udhëtimit? "Një rrëfenjë mahnitëse për dy njerëz që zvarriten nga thellësitë e dëshpërimit, përgjatë njërit nga peizazhet më dramatike në vend, duke kërkuar një zgjidhje për problemet e tyre dhe, më në fund, e gjejnë veten." -Indipendent
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Kaili Kilei ka dy vwllezwr mw të mëdhenj; njëri është i pari në sporte dhe tjetri gjeni në mësime. Ndaj është e vështirë të fitosh një garë, kur je duke luajtur me ta. Por në lojërat e tavolinës të gjithë mund të kenë fat për të fituar... mjafton një hedhje e mirë e zareve, tërheqja e letrës me fat dhe disa marifete. Kur Kaili merr vesh se krijuesi më i famshëm i lojërave në botë ka projektuar bibliotekën e re në qytet dhe në hapjen e saj do të zhvillojë një Iojë në të cilën pjesëmarrësit do të kyçen në bibliotekë, ai është i vendosur të marrë pjesë. Por ai nuk ka kuptuar se marrja pjesë është veçse pjesa më e lehtë. Dalja prej bibliotekes kërkon më shumë sesa thjesht fat në hedhjen e zareve, një leter të mirë dhe ca marifete... Rreziku për të humbur është vërtet i madh.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Kur një gënjeshtër e vogël e bardhë të çon drejt një mali me telashe... Koli është i çuditshmi i shkollës: fëmijët e tjerë kanë pajisjet dhe atletet më të fundit, kurse familja e tij mezi e shtyn fundin e muajit. Kjo deri në ditën që njëra prej pikturave të tij zbulohet si treguese talenti dhe shitet për mijëra paund, në një galeri të fisme arti në Londër. Papritur, Koli e gjen veten në qendër të vëmendjes së botës ndërkombëtare të artit, si personazh kryesor drejtpërsëdrejti në televizor, me një pasuri që shkon përtej ëndrrave të tij më të shfrenuara, i lëvduar si djalë gjeni. Ishte MREKULLI të qenit i famshëm... por Koli ruan një sekret të turpshëm që, nëse del në shesh, mund ta shkatërrojë çdo gjë rreth tij... Një histori fame dhe pasurie, të bërit të gabimeve dhe të mësuarit si të jesh vetvetja.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Brija gjashtëmbëdhjetëvjeçare dëshiron të bëhet një repere e madhe. Ose, të paktën, të fitojë betejën e parë. Si vajza e një legjende të hip-hop-it underground, i cili vdes vetëm pak kohë para se të arrinte të bëhej i suksesshëm, Brisë i duhet të matet me një emër shumë të madh. Por është e vështirë të ngrihesh, kur në shkollë të vënë etiketa, të tilla si e paedukuar, apo kur frigoriferi në shtëpi është bosh, pasi mamaja jote ka humbur punën. Dhe gjithë zemërimin dhe inatin e vet, Brija e shfryn në këngën e saj të parë... për shumë arsye të gabuara. Shumë shpejt Brija e gjen veten në qendër të një polemike, e portretizuar nga media më shumë si e rrezikshme sesa si repere. E ndodhur nën presionin e dëbimit nga shtëpia, pasi familja e saj nuk paguante dot qiranë, Brija jo vetëm do, por duhet t'ia dalë mbanë medoemos. Edhe sikur t'i duhej të bëhej pikërisht ajo që mendonte publiku se ishte.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Epoka e armëve autonome ka mbërritur. Sot për sot, në të gjithë botën janë të paktën tridhjetë shtete që kanë armë, të cilat mund ta kërkojnë dhe shkatërrojnë objektivin armik në mënyrë të pavarur. Paul Scharre, një nga ekspertët kryesorë për luftën e gjeneratës së ardhshme, i përshkruan këto sisteme armatimi me teknologji të shkallës së lartë me një gjuhë të kuptueshme për këdo, duke nisur që nga droni "Harpy" i Izraelit e deri tek anija robotike amerikane "Gjahtari i Detit", e destinuar për të gjurmuar nëndetëset. Në këtë libër, autori nuk lë pa analizuar edhe çështjet etike e ligjore që kanë të bëjnë me përdorimin e këtyre armëve. "Një libër i shkruar me zgjuarsi, ku tregohet se çfarë do të ndodhë me luftërat e ardhshme" (Bruce Schneier), Ushtria e askujt ngërthen historinë ushtarake, politikën globale dhe shkencën e fjalës së fundit për të nxjerrë në pah pasojat që mund të shkaktojë përdorimi i këtyre armëve, nëse lihen të lira të marrin në mënyrë të pavarur vendime për jetën ose vdekjen. Duke qenë dikur vetë ushtar, Scharre na tregon me fakte se ne duhet të përqafojmë atë teknologji, e cila do të mund ta bënte luftën më precize dhe më humane. Por, kur vjen puna për të zgjedhur midis jetës dhe vdekjes, atëherë zemra e njeriut është e pazëvendësueshme. "Një nga librat më interesantë që kam lexuar ndonjëherë mbi çështjet ushtarake." -THOMASE RICK, NEW YORK TIMES, PËRSHTYPJE PËR LIBRIN. "Një libër që duhet lexuar nga kushdo që interesohet për Inteligjencën Artificiale dhe luftën e së ardhmes." -TASK&PURPOSE "Një parashikim i kthjellët dhe i besueshëm mbi automatizimin e fushës së betejës, i cili shumë shpejt do të karakterizojë konfliktet e ardhshme ushtarake". -SCIENCE
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Mjeshtër Buçima: më i rrezikshëm se zonjusha Bulstronk, më tinëzar se zoti Ellemet. "Fëmijët nuk hyjnë në punë për asgjë. Ngathalaqë të ngratë. Të padobishëm. A ke parë ndonjëherë ndonjë fëmijë të shpallet kampion bote? Nuk ma merr mendja. Dhe, a e dini pse? Sepse nuk bëjnë më të mirën. Vë bast se edhe një lopë shtrembaluqe, nëse dëshiron, mund të bëhet kampione noti. Dhe tani, hopa, shpejt në ujë!" Lefi, sipas të atit, kishte një talent hyjnor në not, ndaj duhej të stërvitej nga legjendari Boris Buçima. Të gjithë mendojnë se ai është i mrekullueshëm, ngaqë është i pashëm dhe kujdeset për fokat e gjora. Por, Lefi di diçka më tepër: Buçima është mjeshtri më i tmerrshëm në botë. Dhe ja, Lefi zbulon një të fshehtë të frikshme... Buçima ka rrëmbyer një fëmijë. Bashkë me fqinjën e tij, Litën, hidhen në veprim. A do të munden ata t'ia çjerrin maskën mjeshtrit të tmerrshëm?
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në një botë të pushtuar nga informacione kaotike, kthjelltësia është forca e vërtetë. Por, si mund t'i shohim gjërat në një plan më të gjerë pa na e rrëmbyer shikimin vogëlsirat? Një nga mënyrat do të ishte kthimi i syve tek e shkuara, panorama e madhe e vërtetë e gjithë species njerëzore. Kjo novelë e parë me ilustrime e titulluar "Sapiens: lindja e njerëzimit" na rrëfen se si një majmun i madh Ape, tërësisht primitiv, u shndërrua në sunduesin e gjithë planetit Tokë, ia doli të ndante atomin, të fluturonte deri në Hënë e të manipulonte kodin gjenetik të jetës. Të udhëhequr nga Juval Noah Harari e nën shoqërinë e personazheve, si Bill Prehistoriku, Doktor Fantazia dhe Inspektori Lopez, ju ftojmë të ndërmerrni këtë udhëtim drejt skutave më të errëta të historisë. Kjo seri novelash është një ritregim thuajse i ri dhe tej mase argëtues i historisë së njerëzimit që ju tashmë njihni nga faqet e shumë lexuara të librit "Sapiens: një histori e shkurtër e njerëzimit", libër që numëron plot 16 milionë kopje të shitura dhe përkthime në 60 gjuhë të botës. Përplot me nota të fisme humori dhe larmishmëri personazhesh, për të thithur vëmendjen e atyre jo fort të pasionuarve pas shkencës dhe historisë. Nëse edhe ti je kureshtar të dish se përse të gjithë jemi robër të botës së të vdekurve, atëherë, ky padyshim është libri i duhur për ty.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Pashë ushtarët me uniforma gri para nesh që ngritën armët dhe dëgjova uturimën vdekjeprurëse të një mitralozi... Në rrokopujën vdekjeprurëse të Luftës së Parë Botërore një kalë përjeton realitetin e betejës nga të dyja anët e llogoreve. Xhoi na tregon për mbijetesën e miqësive të vërteta edhe në kohërat më të tmerrshme. Ai na njeh me vrazhdëinë e luftës dhe me bukurinë e paqes. Kjo është historia e tij. Nga ish-laureati i letërsisë për fëmijë, Michael Morpurgo, vjen kjo histori legjendare e luftës, e miqësisë dhe e besnikërisë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Shumë nga ne besojnë se jemi të lirë t'i japim formë fatit tonë. Po sikur vullneti i lirë të mos ekzistonte? Po sikur jetët tona të ishin në pjesën më të madhe të tyre të paracaktuara, të skalitura në trurin tonë - zgjedhjet tona se çfarë do të hamë, me kë do të biem në dashuri, madje edhe ato që besojmë, të mos jenë vërtet zgjedhjet tona? Neuroshkenca po sfidon çdo gjë që mendojmë se dimë rreth vetes, duke nxjerrë në pah mënyrën se si i marrim vendimet dhe formojmë realitetin tonë, të pavetëdijshëm për rolin e pjesës së pandëgjegjshme të mendjeve tona. Hannah Critchlovv, një nga emrat më në zë të neuroshkencës, pasqyron në mënyrë të gjallë jetën e përditshme të saj dhe ekspertëve të tjerë të fushës, si potencialin e jashtëzakonshëm. Po ashtu edhe rreziqet, të cilat lindin si pasojë e të qenit në gjendje të parashikojmë të ardhmen tonë të mundshme - dhe mënyrat se si mund të ndryshojmë atë që tashmë është përgatitur për ne. Në mënyrë të qartë, ndriçuese dhe mbreslënëse, Shkenca e Fatit revolucionarizon të kuptuarit se cilët jemi - dhe na fuqizon në ndihmën për të t'i dhënë formë një të ardhmeje më të mirë për veten dhe botën që na rrethon.
Çmimi: 1200 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania