titleToAlt
Një djalë dhe lodra e tij do të ndryshojë gjithçka...
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
"Kjo histori më mbushi me gëzim kur e lexova në fëmijëri. Tani ia lexoj djalit dhe përsëri më fal po aq shumë gëzim, edhe tim biri gjithashtu. Kushdo mund të bëhet mbret."
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Jeta në një qytet të vogël gjerman, pas Luftes së Parë Botërore, gjatë krizës së madhe kur inflacioni arriti pikën më të lartë dhe me dy kilogramë e gjysmë kartëmonedha mund të blije, e shumta, një shishe vere të lirë. Ludvig Bodmeri, veteran i Luftës së Parë Botërore, punon për një firmë varrimesh dhe shet mermere dhe gure varresh. Ai është drejtues i reklamave, projektues dhe menaxher i kompanisë; me pak fjalë, është i vetmi punonjës, në fakt i papërvojë, pasi ndihet më shumë poet, anëtar i rregullt i klubit të poezisë... Ludvigu ka edhe një profesion tjetër. Të dielave ai vesh kostumin e vet më të mirë, përshkon qytetin nga njeri cep te tjetri, shëtit pergjatë një rruge mbushur me gështenja, ngjitet në një kodër të vogël dhe arrin në spitalin e të sëmurëve mendorë, ku luan ne organon e kishëzës, për meshën e së dielës.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Sytë e saj kanë grimca të praruara yll të bukura. Eshtë me shtatlarta ndër vogëlushet bashkëmoshatare, mban çizme ngjyrëgështenje të lustruara dhe një xhaketë lëkure. Tes ia thonë emrin, gaz e hare rrëzëllen e tëra, ama ndjesë nuk di të kërkoje kurrë. Tani i ka shkrepur në kokë një plan i çartur për të njohur të atin, që nuk e ka takuar kurrë me parë... ndaj dhe per ta vënë në jetë, i kërkon ndihmë Samuelit, që është më i vogël se ajo dhe ka ardhur me familjen për pushime ne ishullin e Tekselit. Një takim i rastësishem, një miqësi që do te zgjasë jetë e mot, nje përballje me përvoja që të ndryshojnë kryekeput. Një roman prekës dhe i paparashikueshëm, që do t'ju hyjë në zemër.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Libri Ëndërr në Pallatin e Kuq, i njohur edhe si Historia e Gurit, është një nga romanet më të mëdha të letërsise kineze. Një komunitet i madh matriarkal ku enden vasha fatlume ose të pafata, shërbëtore ose zonja, gra ose konkubina. Një atmosferë e rrallë në te cilën luhaten personazhe të lumtura ose te trishtuara, mes shfaqjesh dhe gjëegjezash, vizitash te perandori dhe në kultet e rafinuara fetare. Sidoqoftë, lexuesi i huaj zbulon, i habitur, realitetin e nje shoqërie komplekse, të mbajtur në fre nga burokracia, qe i nënshtrohet nje kodi nderi të ngurtë, të lidhur me zakone tëpandryshueshme, të destinuara për të shkaktuar vuajtje.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Libri Ëndërr në Pallatin e Kuq, i njohur edhe si Historia e Gurit, është një nga romanet më të mëdha të letërsise kineze. Një komunitet i madh matriarkal ku enden vasha fatlume ose të pafata, shërbëtore ose zonja, gra ose konkubina. Një atmosferë e rrallë në te cilën luhaten personazhe të lumtura ose te trishtuara, mes shfaqjesh dhe gjëegjezash, vizitash te perandori dhe në kultet e rafinuara fetare. Sidoqoftë, lexuesi i huaj zbulon, i habitur, realitetin e nje shoqërie komplekse, të mbajtur në fre nga burokracia, qe i nënshtrohet nje kodi nderi të ngurtë, të lidhur me zakone tëpandryshueshme, të destinuara për të shkaktuar vuajtje.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
A është e mundur të eksportohet demokracia? Ç'kuptim ka liria, laicizmi dhe zhvillimi në epokën e “përplasjes së qytetërimeve”? DEMOKRACIA është sot një nga vlerat e pakta, mbi të cilën i gjithë perëndimi duket i gatshëm për tu betuar. Është në krye të qytetërimit, është forma më e mirë e mundshme e qeverisjes, është një arritje që duhet mbrojtur. Por, ky pohim, herë – harë jokritik, na çon në rrjedhime të diskutueshme, siç është mendimi, që qytetërimi perëndimor është superior karshi qytetërimeve të tjera ose, që “eksporti i demokracisë” është jo vetëm i mundur, por i detyrueshëm.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Një histori dramatike dashurie midis violinistes tepër të hijshme Suzana Flier dhe kritikut të muzikës Marius van Vlooten. Ngjarjet e romanit zhvillohen në sallat e koncerteve muzikore apo në aeroporte e fluturime. Marius van Vlooteni, muzikolog i shkëlqyer, elegant dhe i rafinuar, nuk kalon pa u vënë re në teatrot dhe në sallat koncertore të gjysmës së Europës. Ai njihet si "kritiku i verbër", "pinjoll i borgjezisë së lartë", që kur ishte student ka shtënë me armë mbi veten për shkak të një zhgënjimi në dashuri. Pas shumë vjetësh ndodhet në Bordo, ku janë mbledhur kuartete harqesh me të rinj të talentuar nga e gjithë bota. Përse e dëgjon kaq i rrëmbyer kuartetin Schulhoff, që po ekzekuton Sonatën e Krojtzerit? Për hir të violinës së parë, bukuroshes Suzana Flier. Lidhja e tyre dhe martesa e zorshme përshkruhen me shumë mjeshtëri e dramacitet artistik, si një muzikë e dhimbshme. Margriet de Moor me romanin e saj origjinal e të jashtëzakonshëm Sonata e Krojtzerit, duke përshkruar në mënyrë të shkëlqyer jetën e një njeriu të rrënuar nga xhelozia, na sjell fatalitetin e një ndjenje që "asnjë fuqi në botë nuk mund ta anashkalojë".
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Natyra rebele bënte që njëherë e një kohë, kur koka ia mbante peshën e trazimeve prej debateve me të tjerë, të kërkonte me ngulm t'i thoshte edhe duke bërtitur ato që i dukeshin të padrejta e të palogjikshme. Shoqëria duhet të mendojë dhe të vendosë rregulla në përputhje me kohën. Mjaft u dembelosët e qëndruat në gjumë, duke ndjekur qorrazi traditën e të menduarit të atyre që nuk janë më. Jetojmë nën diktatin e zërit të të vdekurve. Mos vallë na mungon koka për të menduar? Domosdo, nuk them të flakim tutje gjithçka ka ekzistuar e as mençurinë që na është trashëguar prej përvojës njerëzore, ama lipset që ta vëmë në dyshim atë. Të marrim më të mirën prej saj dhe pjesën tjetër ta çojmë një hap më tej. Ky quhet zhvillim. Në Trembad, si askund tjetër, koha ka mbetur në vend...
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Vëllimin Mutacionet, një përmbledhie mbresëlënëse prej shtatë tregimesh dhe një poezi, Francis Kirps e ka ndërtuar në bazë të lidhjeve ndërtekstuale me vepra të shkrimtarëve të njohur të letërsisë botërore. Këto rrëfime të fuqishme, të shpalosura me shkathtësi, shndërrohen kështu në histori të reja, të pavarura, të bartura tërësisht me zërin dhe fuqinë imagjinare të Francis Kirpsit. Kështu, miza e shtëpisë Leon Sumsa zgjohet një mëngjes e shndërruar në në një "vertebror të përbindshëm", domethënë në një qenie njerëzore, çka të sjell ndër mend Metamorfozën e Kafkës. Luani i satirës së Kurt Tucholskyt (Luani është lëshuar) kthehet te Kirpsi në një ari polar që shëtit nëpër Berlin. Modeli i statujës së Venerës së ishullit të Prosper Merimesë punon si skllave në një "ndërmarrje" të lashtë romake, e ngritur mbi paralele mbresëlënëse me botën e punës në ditët tona. Anekdota nga lufta e fundit prusiane, e Heinrich von Kleistit, zhvendoset në të ardhmen, teksa katër njerëzit e fundit janë në luftë me njëri-tjetrin. Ndërsa Thirrja e ariut të madh e Ingeborg Bachmannit ndërthuret me mitin e Ktulhuit të Lovecraftit, për të krijuar një frymë poetike si ajo e Gottfried Bennit.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Një tjetër libër që të lë pa frymë nga një autor, gjenia letrare e të cilit shtrihet nga këtu e deri tek yjet...dhe përtej.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Sot po përhapet kudo molepsja nga nacionalizmi dhe kudo po vërehet dobësimi i kombit. Mirëpo kombi modern është një projekt politik i ve-çantë. Ky komb, që lindi në shekullin XVII në Angli, ShBA dhe Francë, ki-shte si detyrë kryesore që të përfshinte njëlloj cilindo në jetën e një bashkësie politike dhe ta mbronte këtë bashkësi në skenën ndërkombëtare. Kombi synon që të jetë një bashkësi ideale e qytetarëve. Ai njeh vetëm njerëz të barabartë, të cilët kanë të përbashkët gjuhën, historinë dhe vullnetin për të jetuar bashkërisht. Ai nuk përfill fare veçoritë etnike, krahinore, kulturore, gjuhësore dhe fetare të gjithsecilit. Kësisoj kombi modern është i pandashëm historikisht nga demokracia dhe në thelb i kundërvihet nacionalizmit. Cila do të jetë e ardhmja e kësaj bashkësie qytetarësh, kur disa mburren dhe kapen pas dasive etnike ose njëjtësisë fetare dhe kur të tjerë ngatërrojnë detyrat e tyre si qytetarë me të drejtat që kanë si konsumatorë?
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Nëpërmjet këtij vëllimi me tregime autorja synon të na rrëfejë për absurditetin e ekzistencës, lidhur ngushtë me kapitalizmin e pamëshirshëm, ku protagonistët përpiqen të ruajnë dinjitetin e tyre. Ka dymbëdhjetë histori me një sërë temash mbërthyese. Një teze e moshuar që i druhet varrosjes për së gjalli, vendos të marrë celularin e saj në varr dhe u kërkon familjarëve t'i telefonojnë një ditë pas funeralit. Një tregimtare i lexon bashkëshortit në prag të vdekjes dhe një ish-drejtori të një dyqani, slogane reklamash nga katalogu i IKEA-s. Një vajzë, nëna e së cilës ndërron jetë prej kancerit të zorrës së trashë, hap gardërobën e së ëmës dhe gjen aty "ditarin e shpenzimeve të saj pa fre në e Bay, si një mënyrë për të hequr mendjen nga diagnoza e pamëshirshme. Një baba i rnoshuar e gjen veten në duart e një operatoiri telefonik, me të cilin ka firmosur në mënyrë të pandërgjegjshme një kontratë të pafavorshme, dhe fillon të marrë fatura të majme sepse rtuk ia thotë nga teknologjia. Një fëmijë u kërkon prindërve t'i blejnë të një kukull që ka parë në një dokunmemtar për Çernobilin. Në të dymbëdhjetë historitë, që të bëjnë të mendosh, jeta dhe vdekja ndërthuren me njëra-tjetrën, bashkë me të qeshura, lot në sy dhe një komb në fyt.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Kleri është 30 vjeçe dhe ka një karrierë të suksesshme si mjeke. Pavarësisht nga takimet e herë-pashershme me ish-in e saj, është single. Një ditë, një i panjohur i vjedh çantën. Është Tomasi, që punon në një kantier ndërtimi fare pranë shtëpisë së saj. Shpejt bëhen dashnorë. Dhe, pak nga pak, dashuria e Tomasit mbush tërë jetën e Klerit, të cilës i pëlqen ta imagjinojë jetën e të dashurit deri në detajet më të imëta. Dhe veçanërisht gruan e tij. Në të vërtetë, Tomasi nuk rri kurrë më shumë se një orë e gjysmë me Klerin, sepse duhet të shkojë pranë gruas dhe fëmijëve të tij. Dhe kjo vazhdon deri ditën kur Tomasi i thotë që nuk është i martuar. Klerit tashmë i duhet të heqë nga mendja gruan e Tomasit dhe dy të dashurit fillojnë dalëngadalë një jetë së bashku.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Kjo është historia e çlirimit nga burgu, në maj të vitit 1945, të katër të burgosurve politikë holandezë, në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe e kthimit të tyre në Holandë. Eshtë një rrëfim modest për aventurat e tre grave dhe një burri që kanë vuajtur nga pasojat djallëzore të luftës në Europë. Të çliruar nga makthi i kampit të burgut, të çliruar nga frika e skuadrës së pushkatimit që kishte ndjekur secilin prej tyre që nga kapja, katër bashkatdhetarët zbulojnë se ende duhet të përjetojnë tmerrin pa ushqim, pa dokumente, pa para. Virtytet janë gjithçka që u mbetet në zotërim dhe janë këto - fisnikëria, miqësia, nderi, forca, krenaria për njerëzimin e përgjakur, por të panënshtruar - që i udhëheqin deri në shtëpi. Ata u liruan dhe filluan një udhëtim shumë të gjatë për t'u kthyer në shtëpi, një odise autentike nëpër Gjermaninë e zhytur në kaosin e përfundimit të konfiiktit botëror. Në mes të ushtarëve aleatë që ruajnë territorin, nazistëve në arrati dhe gjermanëve të kujdesshëm apo edhe armiqësorë, sepse janë ende besnikë ndaj regjimit, mes trukeve të panumërta, shkëmbimeve dhe peripecive, protagonistët e kësaj rraskapitjeje, përmes shumë peripecive do të kenë përfundimisht sukses: përqafimin me familjet e tyre në shtëpi. Kjo është një histori trimërie që do t'ju bëjë të mendoni thellësisht për protagonistët e saj dhe të lëshoni lotët e mirënjohjes për heroizmin e tyre.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
... Sidoqoftë ishte në një mendje me Orestin i cili thoshte që uji të shijon më shumë kur e pi pasi je djegur nga etja. Edhe malli i mbledhur për fëmijët ishte si i një të eturi që mezi priste të arrinte burimin e ujit. Ky ishte shkaku madhor që e bënte të hapte sytë fort, t'i dilte gjumi e të mbaronte ëndrra. Por jo, mendoi e dyzuar. Kishte kohë. Ishte gjithë nata përpara saj, përpara të dyve, qe ëndrra të vazhdonte. Do t'i qëndronte deri në fund vendimit që kishte marrë. Nuk do ta linte fatin e saj dhe të Orestit peng të marrisë dhjetëvjeçare që i kishte pushtuar. Tani nuk donte të mendonte asgjë veç kthimit në kohë, ku një makinë çudibërëse do t'i çonte atë dhe Orestin dyzet vjet më parë, kur zemrat, mendjet, trupat e tyre digjeshin nga zjarri i madh i dashurisë...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Romani më i shitur i një historie alternative të Philip Rothit - historia tronditëse e asaj që ndodh me një familje, kur Amerika zgjedh një president karizmatik, ithtar i izolimit! Në një vepër të jashtëzakonshme narrative, Philip Rothi imagjinon një histori alternative të Amerikës, ku Franklin D. Roosevelt humbet zgjedhjet presidenciale të vitit 1940 dhe president i Amerikës bëhet aviatori heroik dhe izolacionisti i tërbuar Charles A. Lindbergh. Menjëherë pas fitores, Lindberghu negocion për një "mirëkuptim" të përzemërt me Adolf Hitlerin, ndërsa qeveria e re fillon një program të antisemitizmit njerëzor. Nga ky çast e tutje, Shtetet e Bashkuara ndalojnë së mbështeturi britanikët dhe francezët dhe, prapa neutralitetit në dukje, hyjnë në marrëveshje me Gjermaninë e Hitlerit. Dhe ndërkaq, një familje hebrenjsh në Newark, familja Roth, zbuion se nuk janë aq sa duhet amerikanë për shijet e presidentit të ri dhe fillon të frikësohet se edhe vendi i tyre, Amerika, do të kthehet në një mbretëri terrori. Mes kundër historisë dhe autobiografisë, portreti i Amerikës në formën e një makthi.
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
“Tatiana Tibuleac i kthehet fuqishëm, në një tjetër kontekst dhe në një tjetër nivel, temës së amësisë, së fëmijës së dashur/të padashur, të pasojave tragjike të "të mosdashurit", të pendesës, në një libër turbullues. "Kopshti prej qelqi" konfirmon hyrjen në letërsinë bashkëkohore të një shkrimtareje të talentuar dhe inteligjente siç është Tibuleacu, e cila di të kombinojë mizorinë e vëzhgimit dhe dhembshurinë për vuajtjen, duke zbuluar tragjedinë e fateve dhe bukurinë e jetës.” Gabriela Adamesteanu “Tatiana Tibuleac është një rrëfimtare paradoksale. Ajo e di, sikundër shumë pak shkrimtarë bashkëkohorë rumunë, që "një histori kurrë nuk lë gjëra të pazgjidhura". Në romanin "Kopshti prej qelqi", ajo rrëfen për një botë në kufirin e paqëndrueshëm mes mpiksjes dhe shpërbërjes, mes Rusisë dhe Europës, mes luftës dhe fatalitetit. "Kopshti prej qelqi" është, në shumë mënyra, romani i një brezi të tërë femrash dhe një rrëfimtareje sa autentike, aq edhe befasuese. “ Simona Sora
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
"Atë ditë era ishte zhdukur dhe dielli ngjante si t'i kishte ikur robërisë së reve të zymta e të errëta. Mes dëborës së bardhë vezullonte kureshtjendjellës një akull me një kaltërsi të thellë. E zbardhur, me degët të përkulura, pema e zezë e vetmuar ngjante si të ishte rritur në vendin e gabuar. E megjithatë ishte vendi i parapëlqyer për fëmijët që të luanin. Të gjithë djemtë e lagjes ishin rritur nën degën e lakuar të kësaj peme." "Teknika narrative e këtij libri është kinematografike: nga faqja e parë në të fundit ka tension të brendshëm, ngazëllim dhe suspense si në një film aksion, pasi një sprovë ndjek një tjetër. Teksti i tregimit Vrasës është kaq ritmik dhe përfshirja e lexuesit aq e thellë, saqë ju nuk do ta hiqni nga dora, pavarësisht nga natyra e rëndë e temës." -Sophio Tsulaia, kritike letrar, Literaturuli Gazet
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
"Mund të sjell në mendje fytyrat e fëmijëve të lagjes Ribera, me të cilët ndonjëherë luaja ose grindesha në rrugë, por asnjë që do të dëshiroja ta shpëtoja nga qoshja e shpërfilljes. Asnjë përveç Blankës." Kështu hapet përmbledhja me tregime që autori i sagës së paharrueshme të Varrezave të Librave të Harruar e shkroi si një mirënjohje për lexuesit e tij, që e kishin ndjekur përgjatë gjithë sagës, që zuri fill me romanin Hija e erës. Një djalë i vogël vendos të bëhet shkrimtar, kur zbulon se dhuntia e tij krijuese i bie në sy bukuroshes së pasur, që po i vjedh zemrën. Një arkitekt arratiset nga Kostandinopoja me skicat e projektit të një biblioteke, që duhet t'i qëndrojë kohës përjetësisht. Një zotëri i çuditshëm tundon Cervantesin të shkruajë një libër si askush tjetër, çdo faqe e tij do të zgjaste jetën e gruas që dashuron. Dhe një arkitekt i shkëlqyer katalanas, Antoni Gaudi, kapërcen oqeanin, duke iu gëzuar dritës dhe avullit, elemente me të cilat duhej të bëheshin qytetet. Qyteti i Avullit është zgjerim i universit narrativ të sagës së Zafonit, i adhuruar në të gjithë botën: shkrimtarë të mallkuar, arkitektë vizionarë, ndërtesa fantazma-gorike dhe një Barcelonë e mbështjellë me mister mbushin këto faqe me një plasticitet përshkrues të parezistueshëm. Tregimet e Qytetit të Avullit na çojnë në një vend ku dëgjojmë për herë të fundit zërin e paimitueshëm të shkrimtarit, që na bëri të ëndërrojmë si askush tjetër.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Romani "Të pamëkatët", është fryt i një pjekurie të avancuar dhe Sofroniou arrin të ndërthurë teknika dhe tema të ndryshme të letërsisë postmoderne me forma dhe motive të krijimit artistik tradicional, që bashkohen në një të tërë. Jashtëzakonisht i aftë në të dyja traditat, autori di si t'i përdorë ato mrekullisht.” -Yiorgos Pinakoulas, gazeta "Bookpress" “Sofronis Sofronioun, pa e tepruar, do ta konsideroja "shkrimtarin qipriot më të rëndësishëm të brezit të tij". Ai është një autor i ri që ka shkruar romanin më të mirë që kam lexuar viteve të fundit, një roman që fillon në një mënyrë të qetë, përpara se t'ju mbërthejë fuqishëm krejt pa kuptuar. Kur të mbaroni leximin, do të pyesni veten: përse nuk ka intervista me të dhe përse emri i tij nuk është me germa të mëdha në shtypin qipriot dhe grek? Në romanin "Të pamëkatët", ai kthen sërish në jetë Qipron e fillimshekullit të 20-të si edhe Nju Jorkun e së njëjtës kohë, duke qene i pranishëm në ngjarje dhe histori të nxjerra nga vëzhgime të thelluara.” Tasos Brekoulakis, LIFO
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër të dytë, takojmë sërish 8-vjeçaren Katitzi, pak kokëfortë por plot gëzim. Katitzi është si çdo fëmijë tjetër - grindet me motrat dhe vëllezërit e saj, luan me qenin Suing, herë sillet mirë e bukur e herë bën prapësira. Por, megjithëse është si të gjithë, atë dhe motrën e saj nuk e lejojnë të ndjekë shkollën. As nuk mund të jetojë në një shtëpi të vërtetë apo të qëndrojë në të njëjtin vend për shumë kohë - sepse ajo është rome. Ky libër është tërheqës dhe emocionues, mund të qeshësh me aventurat pa fund të Katitzit, por mund edhe të qash me të, fjala vjen kur merr vesh se Roza, motra trembëdhjetëvjeçare, duhet të martohet! Katarina Taikon ka shkruar një libër që të jep kënaqësi dhe që u përshtatet moshës, ëndrrave dhe shpirtit aventuresk të fëmijëve. Sepse ka edhe shumë gëzim dhe dashuri në jetën e përditshme të Katitzit. Kjo e bën historinë e saj diçka më shumë sesa një dëshmi e të qenit romë gjatë viteve 1940. Dhe Katarina Taikon gjithmonë merr anën e të pambrojturve, pavarësisht nëse ata flasin romisht apo jo.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Gazmore dhe plot kureshtje për botën, Katitzi është një vajzë rome tetëvjeçare. Ajo është heroina e shtëpisë së fëmijës ku jeton, e gatshme të sfidojë kujdestaren e rreptë. Gjithçka ndryshon ditën kur, papritur, babai vjen për ta marrë. Katitzi zbulon se ka një familje të madhe, që jeton në një rimorkio, vesh rroba si në përralla, luan në violinë e u bie tambureve dhe drejton një park të vërtetë argëtimi! Fillon kështu jeta e saj e re, plot të papritura të mrekullueshme, por edhe me shumë mundime e peripeci, që ajo e ka të vështirë t'i kuptojë. Së bashku me motrat, Rozën dhe Lenën, Katitzi duhet të punojë çdo ditë dhe të kujdeset për motrat e vëllezërit më të vegjël, të lindur nga martesa e dytë e babait me një suedeze, që di vetëm të ankohet dhe të japë urdhra. Po pse nuk mund të jetojnë në një shtëpi të vërtetë? Të ndalen në një vend pa i dëbuar? Pse të mos shkojnë në shkollë si gjithë fëmijët e tjerë? pyet Katitzi, e cila, nuk është nga ato që dorëzohen përballë padrejtësive dhe heqin dorë nga ëndrrat e tyre. E frymëzuar nga historia personale, Katarina Taikon ka shkruar për jetën dhe aventurat e Katitzit e familjes së saj rome. Pas suksesit në vitet 1970, seria ka fituar sërish zemrat e lexuesve, të vegjël e të rritur, falë aftësisë për të rrëfyer për paragjykimet dhe përjashtimet, në këndvështrimin e pafajshëm e të gjallë të një fëmije. Mosha e leximit: nga 7 vjeç.
Çmimi: 700 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania