titleToAlt
Katër vjet ikën shpejt. Në fron me përtesë banketin shtrojnë. Kur të hipësh, do qash, thonë, Eja, ulu në avion! Simonë!
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
«Vajza pa fytyrë më ka mbajtur me frymën pezull nga fillimi në fund». Michael Connelly Asnjë shkak të arsyeshëm, asnjë armë krimi. Rasti ideal për ta perfshirë Herri Holin në një hetim me zhvillime të papritura.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Personazhi: Maria Rozalia Inxerilos, e mbiquajtur merr formë të re përmes imazheve dhe gjuhës së grafikës. E, bashkë me të edhe e gjithë qyteza e Rokakolombës, në Siçlinë e viteve gjashtëdhjetë, me një grup personazhesh që vërtiten rreth misterit të kësaj shërbyese-padroneje të pakrahasueshme, punëtore në familjen Alfalipe dhe administratore e paçmuar e pasurive të tyre. Me vdekjen e saj, të gjithë fillojnë të flasin per të: sepse i dinë dhe nuk i dinë të fshehtat e saj, sepse disa e urrejnë dhe e mallkojnë e disa e kujtojnë me mirënjohje. Menulara, romani i parë i shkrimtares Simonetta Agnello Hornby, një sukses i madh ndërkombëtar e i përkthyer në të gjithë botën, shndërrohet në roman grafik falë punimit grafik e të mrekullueshëm të grafistit Massimo Fenatit.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
'E keqja lind nga paaftësia për të menduar. E keqja e sfidon mendimin, sepse sapo mendimi përpiqet të merret me të keqen dhe të shqyrtojë premisat e parimet nga ajo buron, mendimi mbetet i zhgënjyer sepse nuk gjen asgjë në të. Ky është banaliteti i së keqes.'
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Viti 1939. Në fund të luftës civile në Spanjë, mjeku i ri Viktor Dalmau dhe një mikeshë e familjes, pianistja Roser Brugera, ashtu si mijëra spanjollë të tjerë, u detyruan të iknin nga Barcelona. Pasi përshkuan Pirenejtë, në Bordo,duke u shtirur si të martuar, arritën të hipin në bordin e Winnipeg - ut, vaporit të marrë me qira nga Pablo Neruda për të çuar më shumë se dy mijë refugjatë spanjollë në Kili - @petalin e gjatë të detit dhe dëborës@, sipas fjalëve të vetë poetit - në kërkim të paqes që nuk iu dha në atdheun e tyre.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Në sfondin e një skenari të trazuar të shoqërisë kiliane, lind dashuria mes dy të rinjve gazetarë, të angazhuar në një hetim të rrezikshëm. Evangelina, vajzë me aftësi të dyshimta prej magjistrice, zhduket befas e rrëmbyer nga policia. Dy të rinjtë, Irena dhe Fransiskoja, vihen në kërkim të saj, duke kaluar nëpër një rrugë të frikshme nga komisariatet në burgje, nga morgu në kampet e përqendrimit. ndërsa ankthi i diktaturës bëhet gjithnjë e më shumë mbytës. Duke përshkruar në mënyrë pasionante rritjen sentimentale dhe etike të dy të rinjve, pas të cilëve fshihen fate kolektive tragjike, me një konstrukt të përsosur të një drame joshëse, Isabel Allende shpalos edhe një herë dhuntitë e rralla të rrëfyeses, që e bënë Shtëpinë e Shpirtrave një bestseller botëror.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Një makinë luksoze përshkon autostradën që lidh Romën me Milanon.Në të ndodhet kont Lamberto Rizotoja, pronar i një industrie metalurgjike të rëndësishme që e drejton me sukses, pavarësisht krizës ekonomike të vendit. Burri pret me padurim që të kthehet në shtëpi për ta mbyllur sa më parë çdo lidhje me Armandën, gruan e tij të pashme, ngaqë porsa ka zbuluar marrëzinë e saj të fundit. Gjendja e zymtë shpirtërore fashitet nga kujtimi i shkurtër me një të panjohur - "shumë e re, shumë e bukur e me elegancë" - që më kot i shpëtoi nga duart. Po atë mbrëmje, një burrë tjetër udhëton përgjatë së njëjtës autostradë nga Jugu në Veri, vetëm, me automjetin e tij të pluhurosur: është Xhovani Rankati, sindikalist. Ka përshkuar kilometra të tëra për të takuar punëtorët që i ka aq shumë për zemër e me të cilët ndan shqetësimet dhe ua mbron të ardhmen. Në Milano po e pret Bruna, partnerja e tij që punon si parukiere e që, pas shumë vite sakrificash, arrin të hapë një sallon të vetin. Jetojnë së bashku në një banesë të vjetër, në njërin nga pallatet e mëdhenj që nxjerrin në pah gëzimet e hidhërimet e gjithsecilit, një realitet në të cilin vështirë se dalin të ardhurat për ta shtyrë muajin dhe realizimi i një ëndrre mund të kërkojë kursimet e gjithë jetës. Lambertoja dhe Xhovani përfaqësojnë dy botë të kundërta e të largëta, por rrugët e tyre do të kryqëzohen pak nga nevoja e pak falë rastësisë. Nga takimi i tyre nis e formësohet një gërshetim magjepsës fatesh, ku pasqyrohet Italia e sotme, ende e ndarë nga kundërshti dhe beteja shoqërore, por e bashkuar nga një nevojë e thellë dhe e padiskutueshme për drejtësi dhe dashuri.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Që në fillim të ngjarjes, në një shpat shkëmbor të bregdetit italian në vitin 1962, nga ku një hotelist i ri, plot ëndrra e iluzione për të ardhmen, pikas një vajzë të mistershme në një barkë që po avitet drejt tij, "Rrënoja të bukura" të shfaqet si një roman sa dalldisës po aq edhe njerëzor, ku ngjarjet dhe njerëzit vërtiten si në një karusel të marrë fati dhe kohe. Nga skenografia luksoze e xhirimeve të filmit "Kleopatra" në Romë, tek skenat mjerane të Festivalit të Edinburgut, dhe prapaskenat bashkëkohore të Hollivudit amerikan. shpaloset mjeshtërisht një narrativë inovative thurur me imagjinatë e surpriza pafund ku njerëz sa të papërkryer aq edhe mbresëlënës vozisin të pasigurt drejt brigjeve të jetëve të tyre, teksa mbahen dëshpërimisht pas ganxhave të ëndrrave të rrënuara.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në vëllimin e parë, kaq shumë të pritur, drithërues, të memuarit të tij presidencial, Barak Obama rrëfen historinë e odisesë së tij të pamendueshme, nga koha kur ishte djalosh që kërkonte të gjente veten, deri kur u bë udhëheqësi i botës së lirë, duke përshkruar, me detaje tejet personale, si edukimin e tij politik, ashtu edhe momente të shënuara të mandatit të tij të parë të presidencës së tij historike - një kohë ndryshimesh dhe turbullirash dramatike. Obama i tërheq lexuesit në një udhëtim marramendës që nga aspiratat e tij më të hershme politike, tek pika e rëndësishme e kthesës, fitorja e vyer në asambletë zgjedhore në Ajova, që tregoi fuqinë e aktivizmit kokë më kokë me njerëzit, tek nata vendimtare e 4 nëntorit 2008, kur u zgjodh Presidenti i 44-t i Shteteve të Bashkuara, duke u bërë kështu i pari afro-amerikan që merrte postin më të lartë të vendit. Duke reflektuar për presidencën e tij, ai ofron një shqyrtim të veçantë dhe të thellë si të fuqisë mahnitëse të Presidentit, ashtu edhe të kufizimeve të saj, si dhe vëzhgime autentike të dinamikave të politikës partiake të Shteteve të Bashkuara dhe diplomacisë botërore. Obama i fut lexuesit në Zyrën Ovale, në Dhomën e Situatave të Shtëpisë së Bardhë, i merr me vete në Moskë, Kajro, Pekin e përtej. Ne na besohen mendimet e tij personale, ndërkohë që ngre kabinetin e tij, kur përballet me një krizë globale fmanciare, kur krijon gjykimin e tij për Vladimir Putinin, kur, përkundër shanseve të pamundura, arriti miratimin e Aktit për Kujdesin Shëndetësor të Përballueshëm, kur përplaset me gjeneralët mbi strategjinë e Shteteve të Bashkuara në Afganistan, kur merret me reformën për Uoll Stritin, kur i përgjigjet shpërthimit shkatërrues të sondës Deepwater Horizon, apo kur autorizon Operacionin "Shtiza e Neptunit", që solli vdekjen e Osama bin Ladenit.
Çmimi: 3000 Lekë
titleToAlt
Në vëllimin e parë, kaq shumë të pritur, drithërues, të memuarit të tij presidencial, Barak Obama rrëfen historinë e odisesë së tij të pamendueshme, nga koha kur ishte djalosh që kërkonte të gjente veten, deri kur u bë udhëheqësi i botës së lirë, duke përshkruar, me detaje tejet personale, si edukimin e tij politik, ashtu edhe momente të shënuara të mandatit të tij të parë të presidencës së tij historike - një kohë ndryshimesh dhe turbullirash dramatike. Obama i tërheq lexuesit në një udhëtim marramendës që nga aspiratat e tij më të hershme politike, tek pika e rëndësishme e kthesës, fitorja e vyer në asambletë zgjedhore në Ajova, që tregoi fuqinë e aktivizmit kokë më kokë me njerëzit, tek nata vendimtare e 4 nëntorit 2008, kut u zgjodh Presidenti i 44-t i Shteteve të Bashkuara, duke u bërë kështu i pari afro-amerikan që merrte postin më të lartë të vendit. Duke reflektuar për presidencën e tij, ai ofron një shqyrtim të veçantë dhe të thellë si të fuqisë mahnitëse të Presidentit, ashtu edhe të kufizimeve të saj, si dhe vëzhgime autentike të dinamikave të politikës partiake të Shteteve të Bashkuara dhe diplomacisë botërore. Obama i fut lexuesit në Zyrën Ovale, në Dhomën e Situatave të Shtëpisë së Bardhë, i merr me vete në Moskë, Kajro, Pekin e përtej. Ne na besohen mendimet e tij personale, ndërkohë që ngre kabinetin e tij, kur përballet me një krizë globale fmanciare, kur krijon gjykimin e tij për Vladimir Putinin, kur, përkundër shanseve të pamundura, arriti miratimin e Aktit për Kujdesin Shëndetësor të Përballueshëm, kur përplaset me gjeneralët mbi strategjinë e Shteteve të Bashkuara në Afganistan, kur merret me reformën për Uoll Stritin, kur i përgjigjet shpërthimit shkatërrues të sondës Deeptuater Horizon, apo kur autorizon Operacionin ' Shtiza e Neptunit", që solli vdekjen e Osama bin Ladenit.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Fëmijëria e vështirë është si një armik i padukshëm: nuk e di kurrë se kur të godet. Një roman i famshëm për kapërcimin e humbjes dhe vetmisë, si dhe për pyetjen se çfarë është e pandryshueshme te njeriu. E para së gjithash, një histori e madhe dashurie. Julesi, vëllai Marti dhe motra e tij Liza janë krejtësisht të ndryshëm, por një ngjarje tragjike lë gjurmë tek të tre: të rritur me kujdes të madh në fëmijëri, i humbin prindërit në një aksident automobilistik. Megjithëse i çojnë në të njëjtin konvikt, secili ndjek rrugën e vet, bëhen të huaj dhe e humbin njëri-tjetrin nga sytë. Sidomos Julesi, që dikur ishte shumë i sigurt në vetvete, tërhiqet gjithnjë e më shumë në botën e tij të ëndrrave. Ai zë miqësi vetëm me Alvën misterioze, por vetëm vite më vonë do ta kuptonte se sa e rëndësishme ishte ajo për të dhe çfarë i kishte fshehur gjithnjë. Kur rritet, e takon Alvën përsëri. Dukej sikur do ta rifitonin kohën e humbur, por pastaj e kaluara fillon t'i mundojë përsëri.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
«Annie Ernaux është emri i një mozaiku, copëzat e të cilit formësojnë tashmë, libër pas libri, një nga veprat letrare më të rëndësishme të kohës sonë». Le Nouvel Observateur Verë 1958. Për herë të parë larg familjes, një tetëmbëdhjetëvjeçare shkon në një kamp pushimesh duke shërbyer si kujdestare dhe aty zbulon vetveten: dashurinë, seksin, gjykimet e të tjerëve, stërmundimin për të jetuar rininë, etjen për liri. Përmes dritës së fotove të atyre kohëve dhe errësirës së kujtimeve të refuzuara, Annie Ernaux rijeton kohën tranzitore që e transformoi në një grua dhe shkrimtare, duke hetuar mendimet e veta, pritshmëritë, drojën (pa harruar çrregullimet e të ushqyerit dhe ankthet e fertilitetit) e "vajzës së viteve '58". Në këto faqe plot paqeti dhe dhimbjesh të fshehta, plot hove të papërmbajtshme e këngë- "Esperantoja e dashurisë"- është pikërisht turpi i së shkuarës që riprodhon kujtimet, duke u shfaqur kësisoj, në një dhuratë të papritur, një armë të mrekullueshme të "përplasjes me realitetin", që është dhe një nga joshjet më të mëdha të shkrimtarisë së Ernaux. "Kujtime vajze", është një refleksion i fuqishëm mbi shkrimtarinë dhe një epoke thelbësore të ekzistencës, është romani i ndaluar dhe i parrëfyeshëm që autorja e ka ndjekur për tërë jetën.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Një natë vere, një makinë përshkon me shpejtësi të lartë rrugën që lidh Stokholmin me bregun perëndimor. Gruaja në timon i ka duart e përgjakura. Eni, së bashku me të birin po arratisen në drejtim të Graskar, në arkipelagun e Fjallbacka-s, Ai ishull i egër, me farin e bardhë dhe shtëpinë e vjetër të rojtarit ku rriten mëllagat, i përket familjes së saj dhe është i vetmi vend ku ndihet e sigurt, larg të gjithëve. Legjenda popullore thotë se aty sillen shpirtrat e të vdekurve, por kjo nuk e turbullon aspak, përkundrazi në atë vend aq të vetmuar, ku vështrimi të kap vetëm shkëmbinj e det të kripur, Enit i pëlqen të mendojë që fantazmat kanë qëndruar aty për t'i bërë shoqëri. Ndërkohë në Fjallbacka, Patriku, i cili sapo është kthyer në shërbim, po merret me një hetim tejet të ngatërruar: drejtori i sektorit të financës së komunës është vrarë me një plumb pas koke. Arsyeja e vrasjes është e pakuptueshme dhe viktima, e cila kishte vizituar Enin në ishullin e shpirtrave pak para vdekjes, duket se është një burrë që fsheh mijëra sekrete. Duke sfiduar një mur të fortë heshtjeje, policia e Tanumit rrëmon në të shkuarën e tij dhe gjen një lidhje me një shoqatë mbështetjeje për gratë e keqtrajtuara. Një pistë që do ta shpjerë Patrikun të nxjerrë në dritë botët e dërrmuara të njerëzve të cilëve fjala "shtëpi" iu ngjall vetëm kujtime plagësh të pambyllura, hije dobësish që mund të gjejnë forcën për t'u arratisur nga dhimbja që helmon çdo emocion, vetëm tek dashuria për një fëmijë .
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Në këtë vëllim të pestë të veprave të autorit Faik konica do te gjeni studime për Faik Konicën.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në këtë vëllim të katërt të veprave të autorit Faik konica do te gjeni letërkëmbimet.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në këtë vëllim të tretë të veprave të autorit Faik konica do te gjeni publicistikën.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në këtë vëllim të dytë të veprave të autorit Faik konica do te gjeni prozën e gjatë dhe eseistikën.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në këtë vëllim të parë të veprave të autorit Faik konica gjenden poezi dhe prozë poetike, portrete dhe proza të shkurta, shkrime për gjuhën dhe lëtërsinë dhe përkthime.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Një burrë, dy gra dhe një vogëlush, të bindur se kanë prekur fundin, takojnë një personazh misterioz që u dhuron shtatë ditë për të zbuluar se si do të ishte bota pa ta. Dhe, nëse është e mundur, t'i bëjë të dashurohen përsëri pas jetës. Bota është një vend kapitës, ku ndihesh i lodhur thjesht edhe duke jetuar, se nuk arrin të duash mjaftueshëm, nuk jep mjaftueshëm, e as nuk ke mjaftueshëm. Emilia, ish atletja olimpike, Areta, policja me karakter të çeliktë, dhe Danieli, djali i vogël i famshëm i reklamave, kanë gjithsekush nga një arsye për t'u dëshpëruar. Ndërsa Napoleoni, një profesionist i suksesshëm, nuk ka asnjë, por ja që ai është më i vendosuri nga të gjithë për t'i dhënë fund jetës. Një çast para se ta kryejnë atë akt të pakthyeshëm, një i panjohur i nxit të lidhin me të një marrëveshje: do t'u tregojë se çfarë do të ndodhë pasi ata të mos jenë më, çfarë lënë pas e çfarë humbin dhe cili do të jetë reagimi i të afërmve e miqve. Për një javë rresht, ata të katër do ta vëzhgojnë veten nga jashtë dhe do të zbulojnë gjënë më të vyer që kanë në brendi, do të bëhen një grup dhe do të realizojnë dëshirat nga të cilat tanimë kanë hequr dorë, e më tej do të rikthehen. Në atë pikë do t'u duhet të marrin një vendim. Dhe për dikë, dita e fundit e jetës mund të shndërrohet në të parën e një jete të re.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Babukari, Osmani, Jajai dhe Roberti janë katër azilkërkues që kanë mbërritur në Itali pasi kanë përshkuar gjysmën e Afrikës dhe Mesdheun. Qëndrojnë pezull midis shpresës që kërkesa e tyre të pranohet dhe ankthit se mos riatdhesohen. Dikush pret seancën e parë përballë Komisionit Territorial, dikush tjetër pret gjykimin në shkallën e parë në gjykatë dhe dikush ka siguruar mbrojtjen ndihmëse dhe mund të vazhdojë për pak kohë të ecë përpara pa shumë ankthe. Një fundjavë vendosin të marrin një tren që nga Peruxha do t'i çojë drejt detit Adriatik. Destinacioni është plazhi i Falkonara Maritimës dhe udhëtimi rrokjezohet nga takimet, nga fiksimet e secilit dhe nga marrëdhënia e luhatshme me gjuhën italiane. Janë dyzet e tetë orë ngjarjesh të vogla: gjoba, strehime të përkohshme, vizione, finalja e Europianit të Futbollit, ndonjë grindje. Dy ditë gjatë të cilave katër shokët do të jenë gjithnjë duke ecur, në rresht për një, përgjatë rrugëve të provincës së Italisë Qendrore. "Rreshtin e printe Babukari" është një fabul pa moral, që përballon temën e emigrimeve duke zgjedhur të rrëfejë atë që vjen pas përshkimit të detit, normalitetin e pakapshëm të një jete të dinjitetshme që pason çdo zbarkim dhe gjithçka që ky normalitet përmban: frikën, dëshirat, zemërimin, mallin, duke mundur të arrijë në fund atë kumbim të veçantë poetik që kanë vetëm gjërat e vërteta.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ky libër rrëfen historinë e një divorci, nga pikëvështrimi i një fëmije, Adrianit. Ai është një djalë gjashtëvjeçar i mbetur në kurth, në mes të kryqëzimit të zjarrit të dy prindërve që po ndahen, dhe me fjalët e tij na tregon historinë e vet me një narra-cion spontan e plot ngjyra. Lexuesi do ta kuptojë qartazi, përtej informacionit me xixëllime shkëlqimtare që Adriani jep, luftën plot urrejtje dhe hakmarrje që ka pllakosur mes dy të rriturve. Adriani është një personazh i skalitur mjeshtërisht.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Samanta Koferi, një avokate e re dhe premtuese, bashkëpunëtore prej tre vjetësh e studios më të madhe ligjore të Nju Jorkut, ka përpara një karrierë të shkëlqyer, ose të paktën kështu beson. Por është viti 2008 dhe me shpërthimin e krizës financiare, pasojat e së cilës janë shumë të njohura në mbarë botën, shumë profesionistë mbeten pa punë. Institucionet bankare, fondet spekulative dhe studiot e mëdha ligjore zvogëlojnë në mënyrë drastike shpenzimet dhe personelin. E kështu, dy javë pas kolapsit të Lehman Brothers, Samanta mbetet pa punë, me të ardhme të pasigurt. Megjithatë, ajo është ndër të paktit njerëz të cilëve u jepet mundësia për të punuar falas për një vit në një studio të vogël ndihme ligjore në Bredi, një qytezë e humbur me 2 200 shpirtra mbi malet Apalashe, në pritje të mbërritjes së kohëve më të mira. Është një ndryshim rrënjësor. Samanta gjendet sakaq në një botë tjetër dhe, falë të pamposhturës Mati Uajati, drejtueses së Zyrës Malore të Ndihmës Ligjore, dhe nipit të saj joshës e misterioz, avokatit Donovan Grei, e kupton menjëherë se çfarë do të thotë të përballesh me klientë dhe probleme të vërteta. Mbi të gjitha i duhet të përballet me biznesin e turbullt dhe të rrezikshëm të industrisë së qymyrgurit, burimit të mirëfilltë të të ardhurave të vendit. Është një botë ku ligjet nuk respektohen, dhuna është gjithmonë rrotull dhe vetë toka kërcënohet. Sepse në Bredi ka disa të fshehta që duhet të kishin qëndruar përherë të groposura. Në këtë thriller të ri ligjor emocionues, John Grisham përshkruan prapavijën e paskrupullt të Big Coal-it dhe rrezikun e vazhdueshëm të cilit i nënshtrohen jetët e atyre që punojnë atje dhe i gjithë ekosistemi, duke rrëfyer historinë e një gruaje të re e të guximshme, e para protagoniste femër që nga kohët e "Raportit Pelikan".
Çmimi: 1200 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania