titleToAlt
Janë të pakta veprat e lashta që kanë të njëjtin ndikim si Meditimet e Marcus Aurelius, filozofit dhe perandorit romak (161-180 p. K.). Një seri ushtrimesh shpirtërore të mbushura me mençuri, udhëzime praktike dhe një kuptim të thellë të sjelljes njerëzore, ky libër mbetet një nga veprat më madhore të reflektimit shpirtëror dhe etik që është shkruar ndonjëherë. Njohuritë dhe këshillat e Marcus-it, që nga jetesa e deri te përballja me vështirësitë dhe bashkëveprimi me të tjerët, e kanë bërë librin Meditime thelbësor si për shtetarët, ashtu dhe për filozofët, ndërsa breza të tërë lexuesish të zakonshëm kanë reaguar pozitivisht ndaj stilit të tij të drejtpërdrejtë dhe intim. Për këdo që ka vështirësi të pajtojë kërkesat e lidershipit me shqetësimin për integritetin personal dhe mirëqenien shpirtërore, Meditime mbetet po aq i vlefshëm tani, sa ç'ishte dymijë vite më parë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Tërheqja që dikush gjen në ngjyra dhe në tingull e bën njeriun të pyesë nëse fshihet një mister pas tyre, nëse ka një gjuhë me ngjyra dhe tinguj që mund të mësohet. Dhe përgjigjja është se gjuha e ngjyrës dhe e tingullit është gjuha e shpirtit dhe se është gjuha jonë e jashtme ajo që na bën të hutojmë për kuptimin e asaj gjuhe të brëndshme. Ngjyra dhe tingulli janë gjuha e jetës. Jeta shprehet në të gjitha rrafshet e ndryshme të ekzistencës në formën e ngjyrës dhe tingullit. Por manifestimet e jashtme të jetës janë aq të ngurta dhe të dendura sa që sekreti i natyrës dhe karakterit të tyre është varrosur poshtë. Pse bota quhet iluzion nga mistikët? Sepse natyra e shfaqjes është e tillë që ajo e fsheh sekretin e vet brenda vetes dhe shfaqet në një formë kaq të ngurtë, saqë fshihen imtësi, bukuri dhe mister i karakterit të saj, Prandaj, kërkuesit e së vërtetës së jetës, studentët e jetës, janë dy lloje të kundërta. Njeri dëshiron të mësojë nga pamja e jashtme. Tjetri dëshiron të zbulojë sekretin që fshihet pas tij. Ai që mëson nga e jashtmja e merr njohurinë nga e jashtmja, të cilën ne e quajmë shkencë.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Ky libër analizon morfologjinë e krimit në shoqërinë shqiptare dhe njëherësh vërteton tezën sociale, që njeriu bëhet kriminel ose vetëvritet, pikërisht në momentin kur humbet "busullën e kontrollit". Kjo sjell vakum mental, më saktësisht një shkretëtirë mendore tërësisht individuale, e cila bëhet terren i favorshëm për kristalizimin e orientimit kriminal të sjelljes. Krimi, vrasjet, vetëvrasjet e kanë vënë shoqërinë shqiptare, njeriun normal, qytetarin e arsyeshëm, individin urban përballë dilemës: A mund të jetohet normalisht në një "shoqëri të kriminalizuar", në të cilën krimi dhe vetëvrasjet janë bërë si "buka e përditshme"? Ku duhet të jetojmë? Në një shoqëri që funksionon normalisht, apo në një shoqëri që vazhdon të pësojë metamorfozë regresive duke u transformuar paradoksalisht gati në "kopësht zoologjik" apo "spital psikiatrik"?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Të duhet më pak shpërqendrim, më pak ngarkesë. Lumi i madh i e-maileve, teksteve, mesazheve e takimeve të përditshme të shpërqendron dhe të streson. Kërkesat e njëkohshme nga puna dhe familja sa vijnë e shtohen. Me çfarë kostoje? Punë e dorës së dytë, afate që nuk i kap dot, pagesa më të ulëta, përparim më i ngadaltë në karrierë dhe shumë stres. Të duhet më shumë produktivitet në punë. Më shumë të ardhura për jetë më të mirë. Të duhet më tepër kënaqësi nga jeta, më shumë kohë për veten, familjen dhe miqtë. Tani mund t’i kesh të dyja-më pak dhe më shumë Në librin "Një gjë e vetme", do të mësosh si: * Të shpëtosh nga rrëmuja * Të arrish rezultate më të mira në më pak kohë * Të mbledhësh forcat drejt synimit * Të ulësh stresin * Të kapërcesh ndjesitë dërrmuese * Të rigjallërosh energjitë * Të qëndrosh në shina * Të zotërosh ato që kanë rëndësi
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Ky libër më ka mahnitur." Adam Grant, autori i librit shumë të shitur Origjinalët. Një ish-negociator pengjesh i FBI-së na sjell një qasje të re mbi negocimin, të sprovuar në terren dhe efektive në çdo situatë. Pas detyrës së policimit të përditshëm në rrugët e ashpra të Kansas City-t, Missouri-t, Chris Voss hyri në FBI, ku karriera e tij si negociator pengjesh e përballi me grabitës bankash, krerë bandash dhe terroristë. Libri Të fitosh në çdo negociatë ju fut brenda botës së tij të negociatave të nivelit të lartë, duke përshfaqur nëntë parime themelore që e ndihmuan Voss-in dhe kolegët e tij t'ia dilnin mbanë pikërisht kur kjo kishte më shumë rëndësi: kur Luhej me jetët e njerëzve. Bazuar në përvojat e jetës reale të një profesionisti inteligjent, ndër më të mirët në këtë lëmë, Të fitosh në çdo negociatë do t'ju japë mprehtësinë konkurruese në çdo diskutim. "Një libër i mbushur me njohuri që zbatohen në negociatat e përditshme." Business Insider "Chris Voss ka pak të ngjashëm kur bëhet fjalë për negociatat e nivelit të lartë. Qoftë nëse bëhet fjalë për sipërmarrjen apo për jetën tuaj vetjake, teknikat e tij bëjnë punë." Joe Navarro, ish-agjent special i FBI-së dhe autori i librit të famshëm E shoh çfarë po mendon
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Kur dikush dëshiron të vlerësojë një libër, ai parasheh që ky libër do të lexohet edhe pas njëqind vjetësh. Për herë të parë ky libër u botua në formën e pamfletit, në qershor të vitit 1850 dhe, meqenëse të vërtetat e tij janë të përjetshme, do të lexohet edhe shekullin e ardhshëm. - Sheldon Riçmen
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Jay Shetty, super yll i mediave sociale dhe drejtuesi i podkastit numër 1 "Qëllimisht", ka përmbledhur këtu mençurinë e përjetshme që mësoi si murg, duke e përkthyer në hapa praktikë, të cilët mund t'i ndjekë çdo ditë kushdo që dëshiron të ketë jetë me më pak ankth e me më tepër kuptim. Gjatë tri viteve të shkuara, Jay Shetty u shndërrua në një nga ndikuesit më të njohur në botë. Një nga klipet e tij është videoja tepër e ndjekur në Facebook, me mbi 360 milionë shikime. Ndjekësit e tij në mediat sociale janë mbi 32 milionë, ka prodhuar mbi 400 video virale, të cilat kanë grumbulluar mbi 5 miliardë shikime, kurse podkasti i tij është renditur disa herë si numri një në botë mbi çështjet e jetesës së shëndetshme. Në këtë libër frymëzues, Shetty na tregon për kohën që kaloi si murg i traditës vedike, për të na mësuar si të pastrojmë rrugën e jetës nga pengesat, drejt një potenciali e fuqie të plotë. Duke shfrytëzuar mençurinë e lashtë dhe përvojat e tij të pasura në ashram, "Mendo si murg" na tregon si të kapërcejmë mendimet dhe zakonet negative, si të gjejmë qetësinë dhe qëllimin që kemi brenda vetes. Mësimet e murgjve janë të thella, por shpesh duken si abstrakte. Shetty i shndërron ato në këshilla dhe ushtrime, të cilat mund t'i vëmë në zbatim për të pakësuar stresin, përmirësuar përqendrimin dhe marrëdhëniet me të tjerët, për të identifikuar aftësitë e fshehura, për të rritur disiplinën dhe për t'i dhuruar vetes dhe të tjerëve dhuratat që na jep bota. Shetty vërteton se të gjithë munden dhe duhet të mendojnë si murgjit.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Autobusi i Energjisë një libër bestseller ndërkombëtar, i shoqëron lexuesit në një udhëtim frymëzues, i cili u hap mendjen dhe zbulon 10 sekrete për t'iu qasur jetës dhe punës me anën e të menduarit pozitiv e të drejtpërdrejtë, që të çon drejt përmbushjes në punë dhe në shtëpi. Jon e gërsheton këtë histori tërheqëse me mendime të holla, duke ofruar një udhërrëfyes të fuqishëm për të kapërcyer pengesat dhe për të nxjerrë më të mirën nga vetja dhe nga skuadra. Kur t'i hipni autobusit të energjisë, do të shijoni udhëtimin e jetës.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Pavarësisht debateve dhe paqartësive lidhur me autorin e kësaj vepre, është pranuar tashmë se ajo është shkruar nga Li Er, i cili sipas legjendës, ka pasur mjekër dhe vetulla të bardha qysh në lindje, prandaj nga pasardhësit u quajt Laozi (Plaku / Plaku i urtë). Laozi ka lindur në fund të periudhës së pranverë-vjeshtës, pra rreth 2500 vjet përpara dhe konsiderohet si filozof, mendimtar e historian i madh i Kinës antike, si themelues dhe përfaqësuesi kryesor i shkollës së Taoizmit. Po kështu Laozi është cilësuar si një ndër njerëzit më të famshëm të kulturës botërore si dhe renditet ndër 100 historianët më të famshëm të botës. Doktrina e tij ka luajtur rol të rëndësishëm për gjithë zhvillimin e filozofisë kineze.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ky libër - i cili është shitur mbi 10 milionë ekzemplarë - tregon filozofinë e thjeshtë, efektive të jetës, të mendimit pozitiv, metodat dhe shembujt praktikë se si të tejkalohen vështirësitë, mossukseset, si arrihen vlerat krijuese të dobishme në jetë, për të arritur paqen shpirtërore, shëndetin e mirë, energjinë e plotë, famën, pasurinë, forcën. Shkurt, ua mëson filozofinë jetësore të qetësimit, pastaj: 1. Si të pëlqehesh nga njerëzit 2. Si t'i zgjidhësh problemet personale 3. Si ta krijosh vetëbesimin 4. Si ta arrish paqen shpirtërore 5. Si të kesh përherë forcë 6. Si ta arrish lumturinë personale 7. Si të mos hidhërohesh kurrë 8. Si ta presësh dhe ta realizosh më të mirën 9. Si e liron energjinë shpirtërore forca e lutjes
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ky libër - i cili është shitur mbi 10 milionë ekzemplarë - tregon filozofinë e thjeshtë, efektive të jetës, të mendimit pozitiv, metodat dhe shembujt praktikë se si të tejkalohen vështirësitë, mossukseset, si arrihen vlerat krijuese të dobishme në jetë, për të arritur paqen shpirtërore, shëndetin e mirë, energjinë e plotë, famën, pasurinë, forcën. Shkurt, ua mëson filozofinë jetësore të qetësimit, pastaj: 1. Si të pëlqehesh nga njerëzit 2. Si t'i zgjidhësh problemet personale 3. Si ta krijosh vetëbesimin 4. Si ta arrish paqen shpirtërore 5. Si të kesh përherë forcë 6. Si ta arrish lumturinë personale 7. Si të mos hidhërohesh kurrë 8. Si ta presësh dhe ta realizosh më të mirën 9. Si e liron energjinë shpirtërore forca e lutjes
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
"Nga Gjemania në Indi, të gjithë duan të dinë për "Kush ma ka lëvizur Djathin?" The Christian Science Monitor "Unë po u jap kopje të librave shokëve dhe kolegëve sepse mprehtësia unike dhe mënyra e rrëfimit e Spenser Johnsonit e bëjne këtë një libër të rrallë që mund të lexohet e kuptohet shpejt nga të gjithë ata që duan t'ia dalin në këto kohëra ndryshimesh" Randy Harris, Former Vice Chairman
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Brian Tracy është autor profesionist, trajnues dhe konsulent, si dhe është kryetari i firmës "Brian Tracy International", një kompani trajnimi dhe konsulence me bazë në Solana Beach, Kaliforni. Me forcat e veta është bërë edhe milioner. Sot, librat, programet audio dhe seminarët video të tij janë përkthyer në 35 gjuhë dhe përdoren në 52 vende. Briani ka ndarë idetë e veta me mbi katër milionë njerëz në 45 vende pasi filloi të ligjëronte profesionalisht. Ka shërbyer si konsulent dhe trajnues për më shumë se 1 mijë kompani. Ka jetuar dhe zbatuar secilin parim në këtë libër. Ka bërë që ai bashkë me mijëra njerëz të tjerë të kalojnë nga frustimi dhe rezultate të mangëta deri në mirëqenie dhe sukses. Briani përvetëson idetë dhe informatat në bazë të përvojës së tij dhe të përvojës së të tjerëve, duke i përfshirë në përvojën e tij. Është autori i suksesshëm i mbi 40 librave, mes të cilëve "Arritja maksimale","100 ligje absolutisht të pathyeshme të suksesit në biznes", "Bëhu supershitës", "Ndryshoni mendimet, ndryshoni jetën" dhe "Psikologjia e shitjes". Ai ka shkruar dhe prodhuar më shumë se 300 programe mësimore audio dhe video që përdoren në të gjithë botën.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
"Një lexim i shpejtë me anekdota tërheqëse dhe një kontekst i mirë përmes së cilit të kuptoni dhe të përmirësoni rezultatin tuaj". —NEWSWEEK "Strategjitë që vlejnë të lexohen e që përmirësojnë aftësitë e inteligjencës emocionale, e bëjnë këtë librin tonë udhëzues të javës. Është mirë të dish se koeficienti mesatar i inteligjencës nuk e kufizon një individ që të ketë performancë mesatare. Dhe kush mund t'i rezistojë një pyetësori online me rezultate të menjëhershme"? —NEWSDAY "Anketimet e mbi 500,000 njerëzve mbi rolin e emocioneve në përditshmëri, u kanë dhënë mundësinë autorëve ta përmirësojnë vlerësimin e inteligjencës emocionale duke e kthyer në një pyetësor me 28 pyetje që mund të përfundohet brenda shtatë minutash". —THE WASHINGTON POST "Inteligjenca emocionale është një aftësi jashtëzakonisht e rëndësishme për suksesin personal dhe atë profesional. Ky libër është i shkëlqyer dhe mësimet e përfshira janë të avancuara. E rekomandoj me bindje të plotë". —KEN BLANCHARD, BASHKAUTOR, NJË MINUTË MENAXHER
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 560 Lekë
titleToAlt
Për të arritur sukses në jetë duhet që çdo njeri t'i përcaktojë qartë prioritetet e tij jetike dhe për realizmin e tyre të vendosë një pian dhe kohë të caktuar, duke marrë në konsideratë domosdoshmërinë e lidhjeve të vlefshme dhe konstruktive me njerëzit që e rrethojnë. Këto lidhje ngrihen mbi vlera, morale dhe parime solide, si dhe duke ripërtërirë vazhdimisht energjitë. Ky është një manual edukativ i vyer për çdo reformator, zyrtar, edukator, prind dhe individ, në lëmin e zhvillimit njerëzor, falë sjelljeve dinamike e ligjeve ripërtëritëse njerëzore. Thelbi i këtij libri apelon në faktin aksiomatik se baza e suksesit qëndron tek transformimi dhe reformimi i unit njerëzor, gjë mbi të cilën Allahu i Lartësuar ka thënë: "Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa të ndryshojnë vetveten e tyre". (Kuran: Rad, ajeti: 11) "Industria e suksesit" është libri i parë në gjuhën shqipe, që e orienton njeriun praktikisht drejt suksesit të gjithëmbarshëm. Gjithashtu, një prej risive që ky libër i ofron lexuesit është edhe fjalori terminologjik, shtjellimi i qartë i fjalëve të reja, biografia e reduktuar e personaliteteve të librit si dhe ndriçimi i përmbledhur i ngjarjeve, toponimeve dhe patronimeve historike që ceken në të, gjë që i shtrin horizontet e lexuesit përtej subjektit qendror të librit.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
"Jordan Peterson-i është mendimtari kanadez më i rëndësishëm dhe më ndikues qysh prej Marshall McLuhan-it. Fama dhe ndikimi i tij ndërkombëtar vijojnë të rriten eksponencialisht. Sinteza e guximshme ndërdisiplinore e Peterson-it që rrok psikologjinë, antropologjinë, shkencat politike dhe religjionin krahasues po mpiks gjedhen e një universiteti të vërtetë humanist të së ardhmes". CAMILLE PAGLIA "12 rregulla për jetën e Jordan Peterson-it qëllon bash në shenjë - prej shtjellimit të shkallares së thellë-ndërkallur hierarkike që na motivon vendimmarrjen, te ngritja e pyetjeve sa të nevojshme, por edhe ndonjëherë politikisht jopopullore për jetën, e deri te parashtrimi i mënyrave që ta mbrothësojnë. Sikur kaq të mos mjaftonte, njëzet faqet e para të vizatojnë një përmbledhje të tillë të psikologjise evolucionare që të lë pa frymë". HOwARD BLOOM, AUTOR I 'PARIMIT TË LUCIFERIT "I prerë, por i dhembshur... Peterson-i flet ashtu sikurse gjithnjë do të kisha dashur që im atë ta bënte... Ai është njeriu i duhur në kohën e duhur, dikush që mund t'u dëftojë të rinjve se pastrimi i dhomës ka rëndësi kozmike dhe se vendosja e rregullit të sadopaktë përmbi kaosin i bën mirë shpirtit, gjë që ndërsjellazi i bën mirë botës".- National Review
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Një nga mësuesit filozofë më të mëdhenj në botë, Krishnamurti, ofron urtësinë e tij frymëzuese për shumë nga vështirësitë që hasim në jetë, që nga marrëdhëniet dhe dashuria, e deri tek ankthi dhe vetmia. Ai u jep përgjigje pyetjeve të tilla si "Cili është kuptimi i jetës?", "Si mund ta jetoj jetën me gjithçka që ofron ajo?", për të nxjerrë në pah mënyrën më të mirë për të qenë vetvetja. I lexuar nga miliona njerëz të të gjitha sferave të jetës, Krishnamurti na tregon se nuk kemi pse ndjekim asnjë rrugë, asnjë autoritet më të lartë, asnjë guru dhe se në fund të fundit mënyra se si e jetojmë jetën tonë është përgjegjësi e jona. "Një nga pesë shenjtorët e shekullit të 20-të."-Revista TIME "Krishnamurti ka ndikuar thellësisht në jetën time."- DEEPAK CHOPRA "Mrekullisht i mençur." -JACK CORNFIELD
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania