titleToAlt
Romantizmi nuk ështe saktësisht as në zgjedhjen e subjekteve, as në të vërtetën e saktë, por në mënyrën e të ndjerit...Kush shqipton fjalën romantizëm, ka thënë art modern, do të thotë intimitet, spiritualizëm, kolorit, aspirata drejt së pafundmes, të shprehura me të gjitha mënyrat që përmbajnë artet.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Farsë ose satirë, pjesa e Jean-Paul Sartre-it është plot tipare të vrazhda; ajo të befason me situatat e papritura. “Le të largohet lufta, por jo nga FAQJA E PARE e gazetës.”Kjo batutë i jep tonin pjesës Nekrassov. Ky është “toni i madh” i teatrit.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Refleksione për Revolucionin Francez, 1790, përfaqëson një nga veprat më të komentuara dhe ndikuese të Burke-s. Fillimisht, Burke ishte për reformat politike që' filluan në Francë, por radikalizimi dhe përdorimi i dhunës, programet racionaliste dhe shkelja e të drejtave të fituara të pronës etj, e bënë t'i kundërvihej Revolucionit Francez. Ai vërejti rrezikun që i vinte lirisë individuale, autoritetite institucioneve të ndërtuara në shekuj prej rrjedhës së dhunshme revolucionare. Jefferson-i, Paine midis shumë të tjerëve ju kundërvunë Burke-s për këtë qëndrim dhe e quajtën madje reaksionar, por ngjarjet vijuese i dhanë të drejtë atij.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Nëse e mban veten për kërkues të denjë të së vërtetës, atëherë ke për ta nisur të gjithë procesin duke dyshuar, të paktën një herë në jetë, në gjithçka të mundshme." Dekarti e shkroi këtë libër me qëllimin që ky i fundit të ishte vepra e tij e madhe, sinteza e të gjitha teorive të tij në fizikë dhe filozofi. Përmes parimeve që ai na sjell prej një filozofie matematikore, arrin të argumentojë mbi natyrën e trupit dhe mendjes, ekzistencën e Perëndisë dhe nevojën për pastrimin e koncepteve njerëzore nga zinxhirët e paragjykimeve të fëmijërisë së hershme. Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Kush je? Nga vjen? Çfarë bën? Ç'do të bëhesh? Këto pyetje u drejtohen të gjitha qenieve të gjithësisë, por asnjëra nuk përgjigjet. Pyes bimët, cilat virtyte i bëjnë të rriten dhe përse e njëjta tokë prodhon fryte të kaq të ndryshme? Këto qenie të pandjeshme dhe të heshtura, ndonëse të pasuruara me një dhunti hyjnore më lënë në paditurinë time dhe në hamendjet e mia të kota. Jam kaq i paditur, saqë nuk di madje as ngjarjet e vjetra me të cilat më përkundin. Ekzistojnë nja 100 shkolla filozofike, ku shpjegohen gjëra për të cilat askush nuk mund të ketë as nocionin më të vogël.
Çmimi: 300 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania