titleToAlt
Në këtë libër botohen për herë të parë: - Kujtimet e Sadik Premtes, shkruar në Francë. - Autokritika e Neki Ymerit - Vangjos, shkruar gjatë arrestit në Mallkastër. - Kujtime të luftëtareve antifashiste. - Lista emrëore, biografike, e 166 anëtareve të* Grupit Komunist të "Të" Rinjeve", shumica e tyre, të vrarë në prita, të pushkatuar, apo të burgosur.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Teuta Vodo adresses an interesting analysis of historical, statical and interview evidence which uncovers a complex phenomenon involving factors such as low levels of rural education, invocation of customary norms in place of state law, land appropriation, and an initially lenient reponse by judiciary. This highlights that the way forward may lie in strengthening trust in the state, and its social norms and institutions, involving education and effective goverment.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Teuta Vodo adreson fenomenin e gjakmarrjes përmes një analize historike, statistikore dhe intervistuese duke zbuluar një fenomen kompleks që përfshin qasjet fillestare të gjyqësorit ndaj gjakmarrjes. Kjo tregon se forcimi i besimit tek institucionet dhe një qeverisjeje efektive për të formuar shtetin e së drejtës.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Eseja raë e brohoritur e kohëve të fundit. Çmimi "Syri kritik i rrëfimtarisë". • Çmimi "Libraritë rekomandojnë", në kategorinë e veprave jo të trillit. Çmimi "Buho për librin më të mirë", i Shoqatës Aragoneze të Miqve të Librit. Çmime të "Romanit historik hislibris", në kategorinë e veprës më të mirë jo trill. * Çmimi "Veprimi civil në mbrojtje të shkencave humane", në kategorinë e veprës më të mirë jo trill.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Për të sendërtuar këtë zhvillim duhet të qartësojmë objektivat e çastit dhe të ardhmërisë. Për të arritur aty duhet të bëjmë një vlerësim të njimendtë të historisë sonë që, për arsye të ndryshme, na mungon e po e kemi shumë të vështirë t'a plotësojmë. Kjo ndodh sepse vetë përftimi që ne trashëguam për të shkuarën tonë u vesh me një vello romantizmi, në të cilën spikatën më shumë çastet heroike, të cilët zotëruan mbi gjithë pjesën tjetër të jetës shoqërore e të bashkësisë shqipfolëse. Përfytyrimi ynë u ndal në monumentet që kujtesa jonë historike kishte ngritur për bëmat e heronjve, të cilët mbeteshin në vetëdijen tonë t'armatosur me shqyte e parzmore, duke bërë bejleg me "bajlozin" që vinte nga larg e që donte të pushtonte trojet tona dhe të na rrëmbente lirinë tonë. N'atë përfytyresë zinin pak vend dukuritë tragjike të rrudhjes së të parëve tanë, si pasojë e humbjes së luftërave, të pushtimeve të çdo lloji, të përpjekjeve shekullore për mbijetesë në kushte vështirësish, t'asaj që quhet jeta e vërtetë e një populli, e cila mbetet në hije, por që ka rëndësinë e saj në ecjen e gjatë të një kombi, sepse prej saj burojnë fuqia e qëndresës dhe prirja për të shkuar përpara. Ky libër nuk merr përsipër të jetë një histori në kuptimin e vërtetë të fjalës, megjithëse përfshin ngjarje, data e personazhe historikë. Është një udhëtim i përfytyruar,një endje e tillë nëpër periudha të ndryshme të së shkuarës së hershme të "dheut të Arbërit” deri nëditët tona.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
The Albanian forms a distinct race among the nations of Europe. They have been supposed by some to be the representatives of the Pelasgians. They call themselves Shkipetar. Some suppose them to have occupied the regions they now inhabit before the days of Homer.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Shqiptarët përbëjnë një racë të veçantë midis kombeve të tjera të Evropës. Mendohet se ata janë përfaqësuesit e pellazgëve. Ata e quajnë veten shqiptarë. Disa mendojnë se ata i kanë zënë trojet në të cilat ata banojnë, përpara kohës së Homerit, dhe se ata janë pasardhësit e drejtpërdrejtë të asaj race së cilës i përkisnin Epirotasit dhe Maqedonasit e lashtë si fise me të njëjtën origjinë. Sipas këtyre arkeologëve, Aleksandri i madh duhet të ketë folur një dialekt të vjetër të shqipes në banketet ekstravagante me oficerët e tij Maqedonas.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Tharja e kënetës së Maliqit ka shërbyer si një simbol i rëndësishëm i programit të modernizimit të Shqipërisë. Në periudhën midis dy luftërave botërore, projekti shërbeu si metaforë e bonifikimit të së shkuarës, e zhbërjes së trashëgimisë osmane dhe e orientimit të vendit kah modeleve perëndimore. Kundërvënia midis progresit dhe prapambetjes u shkri me dikotominë gjeografike midis Orientit dhe Oksidentit. Udhëheqja komuniste shqiptare e riprodhoi këtë përfytyrim manikeanist të botës. Tashmë, Bashkimi Sovjetik e zëvendësoi Europën si pikë referimi që mundësonte mbërrirjen në utopinë e shumëpritur të zhvillimit. Komunistët shqiptarë e integruan bonifikimin e Maliqit brenda rivalitetit të Luftës së Ftohtë dhe dikotomisë hapësinore të tij. Ndërsa sot, tharja e kënetës së Maliqit shërben si pjesë e asaj narrative që dënon të shkuarën komuniste dhe refuzon Lindjen. Kështu, polariteti Lindje-Perëndim rivitalizohet sërish dhe njëkohësisht rikonfirmon përkushtimin e qeverive post-socialiste ndaj modelit europiano-perëndimor. Projekti i Maliqit dhe mënyra se si ai kujtohet, vijon të qëndrojë brenda kësaj skeme kundërvënëse dhe pikërisht këtu merr edhe gjithë fuqinë e tij simbolike.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Kjo është historia e çlirimit nga burgu, në maj të vitit 1945, të katër të burgosurve politikë holandezë, në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe e kthimit të tyre në Holandë. Eshtë një rrëfim modest për aventurat e tre grave dhe një burri që kanë vuajtur nga pasojat djallëzore të luftës në Europë. Të çliruar nga makthi i kampit të burgut, të çliruar nga frika e skuadrës së pushkatimit që kishte ndjekur secilin prej tyre që nga kapja, katër bashkatdhetarët zbulojnë se ende duhet të përjetojnë tmerrin pa ushqim, pa dokumente, pa para. Virtytet janë gjithçka që u mbetet në zotërim dhe janë këto - fisnikëria, miqësia, nderi, forca, krenaria për njerëzimin e përgjakur, por të panënshtruar - që i udhëheqin deri në shtëpi. Ata u liruan dhe filluan një udhëtim shumë të gjatë për t'u kthyer në shtëpi, një odise autentike nëpër Gjermaninë e zhytur në kaosin e përfundimit të konfiiktit botëror. Në mes të ushtarëve aleatë që ruajnë territorin, nazistëve në arrati dhe gjermanëve të kujdesshëm apo edhe armiqësorë, sepse janë ende besnikë ndaj regjimit, mes trukeve të panumërta, shkëmbimeve dhe peripecive, protagonistët e kësaj rraskapitjeje, përmes shumë peripecive do të kenë përfundimisht sukses: përqafimin me familjet e tyre në shtëpi. Kjo është një histori trimërie që do t'ju bëjë të mendoni thellësisht për protagonistët e saj dhe të lëshoni lotët e mirënjohjes për heroizmin e tyre.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Ndoshta do të vijë dita kur ky komb do të hapë faqe të ndritura në historinë e njerëzimit, duke mbjellur kësisoj farën e të vërtetave antike".. Gabrielle Frega
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Prof. As. Dr. Elena KOCAQI Ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës në tri degë: - Histori, me Medalje të Artë. ,, - Juridik dhe është Avokate pranë Dhomës së Avokatisë në Tiranë. Shkenca Politike. - Ka mbrojtur Doktoraturën për Histori të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, në QSA. - Mban titullin Profesor e Asociuar. - Ajo është pedagoge me kohë të plotë, mbi dhjetë vjet, pranë Fakultetit të Shkencave Politike dhe Juridike, Departamenti i Administrimit Publik, në Universitetin e Durrësit. është autore e disa librave dhe artikujve shkencorë, brenda dhe jashtë vendit.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Kjo vepër e mirënjohur klasike bashkëkohore e letërsisë kineze, portretizon se si djali i llastuar i një qiradhënësi u shndërrua në një fshatar zemërmirë. Pasi e harxhoi pasurinë e familjes në bixhoz dhe bordello, Fugui thellësisht i penduar shtrohet dhe bën punën e ndershme të një fermeri. I detyruar nga Ushtria Nacionaliste që të lërë familjen e tij, ai dëshmon tmerret dhe skamjen e Luftës Civile, vetëm që të kthehet vite më pas për t'u përballur me një zinxhir vështirësish të sjella nga shkatërrime të ndryshme si Revolucioni Kulturor, etj. Pasi mbeti me një ka i cili e shoqëroi në vitet e fundit të jetës, Fugui qëndron si një model i origjinalitetit guximtar, i mbajtur gjallë nga vlerësimi për jetën, në këtë rrëfim të pushtetit përulës.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Shqiptarët ndodheshin prej shekujsh si në një darë që i shtrëngonte, latinët nga bregdeti dhe sllavët nga lindja dhe verilindja. Presioni sllav mbi shqiptarët i rrudhosi në pjesën perëndimore të gadishullit. Ardhja e osmanëve në Ballkan dhe në territoret shqiptare dhe fitorja e tyre në betejën e Fushë-Kosovës, më 1389, eliminoi presionin sllav mbi shqiptarët dhe rrezikun e asimilimit të tyre. Grindjet e kishave të mëdha, të Romës e Kostandinopolit, nuk ndjeheshin në territoret e banuara nga shqiptarët, për shkak të largësisë nga qendrat. Kjo ndikoi në formimin e ndjenjës së bashkëjetesës midis shqiptarëve. Patrikanat e mëdha e të vjetra ishin organizma mbinacionale, ku në territoret e tyre përfshiheshin popuj të ndryshëm. Islami lindi kur bota kishte nevojë për tolerancën fetare dhe bashkëjetesën e religjioneve, sipas parimit: nuk ka dhunë në fe. Islami solli risi edhe në fushën e së drejtës, në mënyrë të veçantë për gratë, të varfrit dhe skllevërit. Kanë qenë një seri faktorësh që kanë ndikuar në kohë të ndryshme e vende të ndryshme, në përhapjen e Islamit, por kryesorja ka qenë vlerat e tij.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Viti 1917. Jo larg Korçës, në malet përreth, Jë ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë Luftës së Parë Botarore. Një grup ushtarakësh francezë, gjatë një inspektimi, zbulojnë trupat e ngrirë të një patrulle austriake që i kishte zënë stuhia e borës. Edhe pse armiq në frontin shqiptar, francezët bëjnë një akt suprem: ata i varrosin dhe i përcjellin me nderime ushtarake kundërshtarët në fushën e betejës, ashtu siç bënin edhe me shokët e tyre të vrarë. Një roman shumë tërheqës, që zbulon shpirtin e madh human. Por që përshkruan aq bukur edhe Korçën e viteve të para pas Luftës I Botërore. Çfarë ndodhi më pas me trupat e ushtarëve të vdekur austriakë?
Çmimi: 700 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania