titleToAlt
Një studim revolucionar mbi testamentin e vjetër.
Çmimi: 1600 Lekë
titleToAlt
Xhiuzepe Balsamo lindur në 1743 në Palermo, i arsimuar në shkollën e kishës së afërt të San Rokos, la qytetin në moshen 20 vjeçare për të vizituar Afrikën e Veriut, Levantin dhe Mesdheun. Pasi mori emrin Konti Kaliostro ai udhëtoi përreth Europës për një dhjetëvjeçar duke bërë çudira magjike, duke shëruar të sëmurët dhe duke themeluar degë të lëvizjes së tij Masonike Egjiptiane. I liruar nga akuza e mashtruesit pasi ishte burgosur në Bastijë më 1785, u kap nga Inkuzicioni Romak më 1789 dhe vdiq në 1795. Armiqtë e tij do të kishin qënë të lumtur për katandisjen e shtëpisë së Kaliostros në këtë gjendje të rënuar. Ata ishin shumë; Kazanova, dashnori më i madh i epokës, ishte xheloz i hidhur për të, Katerina e Madhe, perandoresha e Rusisë donte t'a mbyste; Johan von Gëte, nga më të nderuarit e shkrimtarëve gjermanë, ishte bërë si i çmendur nga urrejtja për të; Mbreti i Frances Luigji i XVI e përndoqi si një revolucionar të rrezikshëm; Mbretëresha Maria Antoneta e donte të mbyllur përgjithmonë në Bastijë pasi e kishte përfshirë në një mashtrim për një gjerdan diamanti; dhe Papa Piu i VI e akuzoi për kërcënim ndaj mbijetesës së Kishës Katolike. Do të ishte e vështirë të gjeje një përmendore më të trishtuar se shtëpia gërmadhë për dikë që ishte dikur një emër aq i njohur në botën perëndimore, një magjistar që monarkët i bënin lajka, peshkopët ia kishin frikën, artistët e kishin pikturuar, doktorët e kishin urryer dhe gratë e kishin dëshiruar.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër autorja zbërthen mesazhet e fshehta të Dhjatës së Re mbi Jashshtëtokësorët, mbi të shkuarën e planetit tonë, për origjinën e racave të ndryshme dhe mbi Kozmogoninë. Këtu flitet se cfarë janë demonët ose gjigandët e lindur nga marrëdhënet seksuale mes Vëzhguesve të Planetit X dhe grave te tokës në lashtësi. Këtu flitet pë rolin e fshehtë të Shën Germenit dhe Shën Senandas në bashkëpunimin e sotëm me JT për krijimin e një Rendi të Ri Botëror dhe rolin e Dulce Basa. Në këtë libër mësojmë se si të largojmë demonët nga banesa apo fshati jonë dhe se si të shërojmë sëmundje të ndryshme si migrena, etj, duke shfrytëzuar energjinë e orgoneve të atmosferës.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
"Njerëzit duhet të reflektojnë për gënjeshtrat që po shiten. Maskat janë vetëm një formë e manipulimit psikologjik. Testet janë një mashtrim shkencor që japin iluzonin e një "pandemie" që mbahet nga propaganda në media. Njerëzit të cilët vdesin nga shkaqe të ndryshme po shënohen "Covid 19". Mbylljet kanë për qëllim t'i kushtëzojnë njerëzit të binden pa diskutim. Njerëzit që thjesht bëjnë atë që u thuhet nga "ekspertët" pro axhendës globale do përfundojnë në tirani totale. E gjithë propaganda e frikës po bëhet për vaksinat botërore me detyrim dhe forcë të cilat do bëhen çdo vit, disa herë në vit, që do sjellin dëmtim në shëndetin e njerëzve; për pashaportat dixhitale të vaksinimit në të cilën do përfshihet gjithçka përju, përfshirë paratë dixhitale, dhe për shkatërrimin e lirisë dhe ekonomisë që populli të shtypet lehtësisht. Nëse nuk shpërndajmë të vërtetën sot dhe të organizohemi, nesër vaksinat e rrezikshme do bëhen edhe me forcë policore, njerëzit e ndershëm nëse nuk marrin vaksinën do gjobiten, nuk do lejohen në punë, shkollë, biznes, udhëtim dhe fëmijët do vaksinohen edhe kundër miratimit së prindërve të tyre. Mos shpresoni se peticionet dhe gjykatat do ndalojnë axhedën tiranike globale. Vetëm një populli i bashkuar mund të ndalojë këtë axhendë për të gjithë që askush mos të dëmtohet." -Dr. Ron Paul, mjek prej shumë dekadash, ish-Anëtar i Kongresit Amerikan për 23 vjet, kandidat për President në 2008 dhe 2012, autor i shumë librave më të lexuar në gjithë botën, politikani më i ndershëm në SHBA në 40 vitet e fundit.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Spiuni nuk duhet të ndodhet në qendër të ngjarjeve politike dhe në asnjë rast nuk duhet te kalojë në aventura, të rrezikojë vazhdimisht jetën e tij. Përkundrazi, pikërisht mos rënia në sy, e ashtuquajtura "fshehja e hapur", është simptomë e zbuluesit të vërtetë. Laurensi i Arabisë, duke treguar eksperiencën e tij të kamuflimit shoqëror dhe psikologjik, të domosdoshme për spiunin universal, shkruan: "Unë nuk isha ushtar, të cilin e lëviz vetëm një instinkt, i cili automatikisht i bindet intuitës së vet dhe vegimit të beftë të lumturisë. Kur unë marr ose ndërroj mendim, para së gjithash atëherë se sa mund të ndikoj në çdo problem të rëndësishëm, por nganjëherë dhe të parëndësishëm. Gjeografinë, zakonet, fenë, kushtet shoqërore, gjuhën, gjestet, shkallën e vlerave shpirtërore të gjitha këto unë i merrja vesh deri në imtësi, i ndjeja dhe i kuptoja pikë për pikë. Armikun e njihja pothuajse po aq mirë sa bashkëluftëtarët e mi". Historia e spiunazhit, veçanërisht e dy shekujve të fundit, tregon se zbuluesi i vërtetë, çfarëdo karakteri që të ketë, dallohet nga potenciali i lartë intelektual. Zbulimi është mejdan i intelektualëve.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Kujtimi i Templarëve jehon përmes shekujve në Botën Perëndimore. Si arsye e misterit të së pavetëdijshmes kolektive, ngjashmërisht me të varfrin që kujton pasurinë e tij të dikurshme, të shqetësuarin me paqen e tij të mëparshme a të sëmurin me shëndetin që kishte, ekziston edhe te secili prej nesh një etje e vazhdueshme për të studiuar fenomenin e Templarëve. Pashmangshmërisht, ndjejmë se në të fshihet ende i gjallë një sekret i së shkuarës, si një çelës i ndritshëm për të hapur portat e së nesërmes. Ekzistojnë me mijëra libra të botuar mbi këtë temë, dhjetëra filma dhe dokumentarë, kërkime shpesh të sëmura dhe maniake deri në detaje vetëm e vetëm që të na zbulojnë diçka më tepër rreth tyre. Natyrshëm, pothuajse e paformuluar dhe e heshtur, na lind pyetja: mes mijëra teksteve të dedikuara këtyre mistikëve dhe luftëtarëve mbrojtës të udhëve (në të gjitha kuptimet e termit) e mes qindra tezave të cilat përpiqen të zbulojnë "sekretin" e Urdhrit Templar, për çfarë na flasin faqet e këtij libri? Kjo është një enigmë, të cilën duhet ta zbulojë vetë lexuesi, kur zemra e tij të ndërmarrë aventurën brenda muzikës dhe së vërtetës së këtyre faqeve, atëherë kur, sikurse thoshte Aristoteli, zëri i qartë ose jo i atij që depërton brenda, të shndërrojë "nga latente në të gjallë" gjithçka që fle dhe pret brenda këtij libri.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Arkeologjia përfundimtare e kishës, ose ecclesia, ishtë pallati qiellor. Ishte vetë gjithësia që konsiderohej si një strukturë e madhe, njëstrukturë në të cilën të gjitha gjërat jetonin dhe ekzistonin për të nderuar krijuesin e tyre. Në simbolizmin gnostik, hyjnitë egjiptiane u përdorën shumë për të njëjtin qëllim. Një nga transmetimet që kemi në pothuajse të gjitha pjesët e botës është transmetimi i Isis, nëna e madhe e mistereve. Isis është, dhe gjithmonë ka qenë, emblema e traditës ezoterike vetë. Isis është nëna gjithnjë e frytshme e mençurisë, Virgjeria e Sophia e kabalisteve dhe troudvareve. Ajo eshte Maha Maya, nena e Budes, sepse të dyja si Maya dhe Maria kanë të njëjtin kuptim, ujë. Ajo është uji i jetës. Më së shumti ajo është simboli i disiplinës mistike që duhet të lindë heroin e botës, të Shelbuesit. Isis ishte nëna e Horusit, i cili hakmerrej për vrasjen e babait të tij. Në të gjitha këto fe, i afti, mistiku, i ndriçuari dhe i iniciuari ka lindur nga hapësira e nënës së madhe, në mitrën e misterit shpirtëror universal.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
“Lufta e Dytë Botërore siç nuk e keni parë kurrë më parë. Ky udhëtim i mrekullueshëm e drithërues në historinë alternative do t'ju magjepsë, do t'ju ngrijë gjakun e më në fund, do t'ju bëjë të pyesni çfarë ndodhi në të vërtetë... dhe kush ishte fitimtari i vërtetë”.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
"Libri që kisha jote nuk do të të lejonte kurrë ta lexoje" trajton me ndershmëri dhe guxim temën më të diskutueshme të të gjitha kohërave: fenë. Midis faqeve të tij, kontributet e teologëve, të historianëve dhe të studiuesve të pavarur zbulojnë mistifikime, hedhin dritë mbi besimet e lashta e diskutojnë për anën e errët të besimit, duke trajtuar argumente, të cilat hierarkitë e larta të çdo feje përpiqen t'ia fshehin njohjes së njerëzve. Një lexim tronditës që, faqe pas faqeje, vë në diskutim dogmat mbi të cilat bazohen besimet fetare më të rëndësishëm të planetit dhe, ashtu si në rastin e akuzave për pedofili që kanë rënë mbi eksponentë të shumtë të katolicizmit, trajton skandalet që kanë përfshirë prelatët shumë të lartë, duke sfiduar paragjykime e fjalë bajate. Nga origjinat hebraike të Islamit tek misteri i Maria Magdalenës, nga masakrat e kryera prej kryqtarëve në Evropë e në Lindje të Mesme tek genocidet e kryera prej ithtarëve të Muhametit, "Libri që kisha jote nuk do të të lejonte kurrë ta lexoje" është në të njëjtën kohë një kundërhistori rigoroze e besimeve fetare dhe një ftesë për të gjithë njerëzit për të mos hequr dorë kurrë së menduari me kokën e tyre.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Horoskopi Kinez bazohet mbi bashkimin e datë së lindjes me një cikël të veçantë të kohës, e cila përcaktohet nga lëvizjet e Hënës. Çdo cikël ka një zgjatje prej 60 vjetësh, gjatë të cilit alternohen 12 sektorët, secili me një zgjatje të një viti hënor që konsiston në 354 ditë, sipas elementeve: Uji, Metali, Zjarri, Toka dhe Druri. Horoskopi Maja: Si njohës te mëdhenj te disiplinës astrologjike, Majat arritën të përpunojnë një horoskop të tyre, e cila përfshin 13 shenja që u korrespondojnë po aq kafshëve.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Koncepti i "Ëndrrës Kineze" preku menjëherë zemrat e popullit kinez. Në epokën moderne “Ëndrra Kineze” mishëron idealet dhe përpjekjet e njerëzve, shpresën se Kina do të ngrihet përsëri dhe do të bëhet e fuqishme dhe e pasur. Në librin e tij “Ëndrra kineze: Përse ëndërrojnë kinezët” autori gjurmon origjinën e “Ëndrrës Kineze” dhe analizon përmbajtjen dhe sugjeron rrugët dhe mënyrën se si kjo ëndërr mund të shndërrohet në realitet.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Ndoshta, ai mund ta blinte atë për një natë. Në mëngjes mund ta çonte në Arahura, t’i shpjegonte se kishte ndër mend t’i jepte asaj gjysmën, saktësisht gjysmën. A do të binte ndesh me qëllimin e dhuratës, nëse ai do ta kishte paguar ndërkohë për të pasur kënaqësinë e shoqërisë së saj? Ndoshta. Por, a e duronte dot ai, që burrat e tjerë e kishin njohur atë në atë mënyrë që Steinesi nuk e kishte njohur? Nuk e dinte. Ai shkërmorqi një gjethe në pëllëmbë dhe pastaj ngriti dorën te hunda që t’u marrë erën lëngjeve të saj.
Çmimi: 1800 Lekë
titleToAlt
Ky libër përmban një sasi shumë të madhe me informacione tronditëse. Ju lutem shumë, mos vazhdoni më tej, nëse nuk arrini të shkëputeni nga sistemi juaj aktual i vlerave, apo nëse e ndjeni se nuk mundeni të përballeni në mënyrë emocionale me atë që me të vërtetë është duke ndodhur në këtë botë. Nëse vendosni të vazhdoni, kujtohuni se nuk ka asgjë për t'u trembur. Jeta ekziston përgjithmonë dhe çdo gjë nuk është tjetër veçse një përvojë gjatë rrugës drejt ndriçimit. Nga pikëpamja e nivelit më të madh të perceptimit, nuk ekziston as e mira as e keqja, vetëm një ndërgjegje që bën ca zgjedhje për të eksperimentuar gjithçka që mund të eksperimentohet. Ngjarjet e pabesueshme të zbuluara nga ky libër janë duke u nisur drejt fundit, pasi drita e lirisë po lind më në fund mbi transformimin më të madh të ndërgjegjes që ky planet të ketë parë ndonjëherë në 26.000 vjet. Pavarësisht disa gjërave që do të lexoni, bëhet fjalë për një çast të mrekullueshëm për jetën tonë.
Çmimi: 1900 Lekë
titleToAlt
Ne e dimë të gjithë çfarë po bënim atë ditë, më 11 shtator 2001, por çfarë po bënin ata? Ata, pikërisht ata, avokatë, sekretarë, funksionarë, bankierë, tregtarë, punonjës sigurimesh, larës xhamash, mirëmbajtës, të gjithë ata që popullonin Kullat Binjake në momentin e përplasjes. Mendonim se kishim parë gjithçka, se kishim lexuar gjithçka, por për vetë katastrofën nuk kishte asgjë. Ngjarja e gozhdoi të gjithë planetin përpara pamjeve televizive të pashembullta të atyre dy grataçelave në flakë, por u deshën katër vjet që ky rrëfim "i hollësishëm" dhe "i ankthshëm", sipas shtypit amerikan, të dilte në dritë. Çfarë ndodhi në të vërtetë në ato dy kulla, ato ditë, gjatë 102 minutave që rrodhën nga goditja e avionit të parë te shembja e kullës së dytë? Cili ka qenë fati i mijëra njerëzve në Kullat Binjake nga ora 8 e 45 minuta deri në orën 11 e 20 minuta? Çfarë po ndodhte në brendësi, ndërkohë që mbarë bota ndiqte zhvillimin e kësaj drame nga jashtë? Kësaj pyetjeje mund t'i jepte përgjigjie vetëm një libër, "102 minuta" është përshkrim i jashtëzakonshëm i këtij krimi.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
C'kuptim ka numri 322 poshte kafkes dhe dy kockave Si rekrutohen studentet seniore te vitit te fundit ne Skull & Bones Cilat jane ritualet dhe si eshte i ndertuar nga jashte dhe brenda selia e tyre brenda kampusit te Yale University ku mblidhen te gjithe antaret cdo fillim viti shkollor nga rishtaret e deri me pleqte, e quajtur nga te gjithe The Tomb (Varri) Cilat jane simbolikat e objekteve Ku ruhet arshiva e tyre Si e shtine ne dore arsimin 'kockaxhinjte' e Yale-s Si kapen partite politike te te dy kraheve dhe si i kontrollojne antaret qe rekrutohen Si i organizon grupi luftrat dhe revolucionet kudo ne bote Keto pyetje dhe te tjera qe mund te kemi per 'Bonesmenet', i shpjegon autori prestigjioz, ish profesori amerikan i lindur si britanik dhe i edukuar ne Britani, Antony C Sutton. Thjesht, nje liber qe s'mund te lihet pa u lexuar nga te gjithe ata qe duan te njohin te verteten. Nje liber qe te lehteson biblioteken... nga kotesite dhe genjeshtrat qe gjenden sot aq me shumice neper librarite tona, ose nje nga ata libra te domosdoshem qe nuk te le te vdesesh budalla.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Libri me i mallkuar nga Vatikani por qe eshte lexuar dhe zbatohet ne thelb nga shumica e njerezve ne menyre te pavullnetshme, madje edhe prej atyre qe shkojne ne kishe e ne xhami; nje liber i 'mekatareve' i quajtur 'tokesor dhe me synim per ta gezuar jeten ketu mbi toke', qe te meson per te mos kthyer faqen tjeter kur te godasin, por per ti dhene nje grusht ne surrat atij qe te sfidon; per te mos i kerkuar falje te "mekatit te pare te Eves dhe Adamit' priftit te fshatit sa here qe ben seks jo per qellime riprodhimi, qe trajton vampiret psikologjike (ata qe jane mjeshtra per te shfrytezuar shoqerine e per te mos i dhene kurrgje asaj) e shume gjera te tjera praktike. Autori i ben korte vetem njeriut te forte dhe predikon lirine e vendimmarrjes prej gjithsecilit ne jeten e vet, pa u kufizuar ne shabllonet e religjionit dhe te moralit historik: thjesht nje produkt i eres New Age ne perendim dhe autori eshte mallkuar publikisht nga Papa Vojtila
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Libri eshte botuar ne vitin 1925 ne Paris, aty ku ishte i ngujuar edhe ish Ministri Sazonov pasi ne Kremlin u instaluan komunistet; dy vjet me pas, autori do te ndronte jete; ne kete liber mund te shohim pa doreza kendveshtrimin rus mbi shqiptaret dhe ceshtjen shqiptare; si edhe qendrimin Austro-hungarez kunder marrjes se Shkodres nga Malaziast dhe te Durrsit nga Serbet ne L.I.Ballkanike dhe kercenimi i Rusise me Lufte Boterore nese nuk i terhiqte Serbine e M.Zi
Çmimi: 1190 Lekë
titleToAlt
Nje liber i mrekullueshem per te gjithe ata qe pelqejne filozofine politike dhe filozofine e pushtetit; nje bisede "ne ferr" e autorit te Princit, Makiavelit, dhe autorit te se famshmes "Fryma e ligjeve", Monteskiese; ky i fundit i thote Makiavelit qe kishte vdekur afro 200 vjet me pare, se tani atje lart, mbi toke, sovranitetin e kishte marre ne dore POPULLI dhe princi nuk mundej te sillej si despot; se rregullimi institucional eshte i tille qe 3-4 pushtete ekuilibrojne njeri-tjetrin; Makiaveli qesh dhe i thote se edhe une po te isha atje lart, do ti rruaja keto institucione por do te ngelesha perseri despot; Monteskieja i thote se nuk ka se si dhe keshtu fillojne te famshmet "Dialogje" midis tyre. Ky liber eshte ndoshta edhe me i madh se te dy librate e mesiperm te mare se bashku dhe duket se ne vendin tone dhe ne vende te tjera gjysem te ndricuara, keto parime te Makiavelit te ketushem, duket se jane zbatuar ne menyre te persosur, cka duket nga mungesa e demokracise funksionale dhe triumfi i individit apo "Princit" tone politik, i alternuar nga dy partite kryesore, PD apo PS.
Çmimi: 1200 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania