titleToAlt
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
“Aventurat e Pinokut” është një prej klasikëve më të njohur në letërsinë mbarëbotërore, shkruar prej autorit italian Karlo Kolodi. Në këtë libër rrëfehet se si një marangoz plak vendos të ndërtojë një kukull druri me një dru që gjen rastësisht në punishte, meqë rronte i vetmuar. Por, ndërsa punonte, ai shpreh me vete dëshirën që kjo kukull të ishte një djalosh i vërtetë, një djalë që atij i ka munguar prej vitesh. Për çudi, Zana Flokëkaltër e dëgjon këtë dëshirë të marangozit plak dhe ajo i jep jetë kësaj kukulle druri. Pikërisht në këtë moment nisin aventurat e mrekullueshme të kësaj kukulle të pazakontë, e cila qesh, qan, bën prapësira dhe ndeshet gjithnjë me rreziqe, që nga kusarët, nga mashtrues si Dhelpra dhe Maçoku, e gjer brenda barkut të një peshkaqeni të madh. Ama, kjo është gjithashtu një histori e vërtetë e dashurisë midis një prindi dhe një djali, i cili në fund arrin të kthehet në një njeri të vërtetë.
Çmimi: 750 Lekë
titleToAlt
"Këtu qe e pafaj rranja njerzore/ frute këtu gjithmonë ka dhe pranverë". Mbretëria e dytë danteske, "atje ku shpirti njerëzor pastrohet/ dhe i denjë ai bahet për me hypë në qiell", është, nga të tria, ajo që sjell në strukturën e saj, si fizike ashtu dhe morale, risinë më të madhe të trillimit artistik: mund të thuhet, madje, që është një botë, si në pamje ashtu dhe në frymë, vetëm danteske. Qarkullon nëpër gjithë "Purgatorin" një atmosferë që nuk përcaktohet lehtë, si një magji e thellë, që e mbështjell lexuesin qysh nga fillimi dhe e shoqëron në prag të Parajsës: të kapësh frymën e ajrisë delikate që mbështjell çdo gjë, është rruga për të kuptuar "Purgatorin" dantesk në bukurinë e thellë që e dallon.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Në qiellin lart, që ma me forcë shëndrit/ prej tij, unë qeshë; dhe pashë çka me tregue/ as di, as mundet kush andej ka zbrite". E treta "sublimis cantica" - siç e quajti autori i saj, me vetëdije dhe bukuri të thellë - përmban në vetvete diçka të papërsëritshme, që e dallon nga të gjitha krijimet e tjera të letërsisë. Ajo duket ndryshe edhe prej dy pjesëve të tjera të poemës, të cilat janë aq revolucionare në krijimin e gjuhës. Sepse poezia e "Parajsës" nuk rrëfen ngjarje njerëzish, nuk përshkruan peizazhe. Ajo sendërtohet nga gjëra të padukshme dhe që, vetëm falë besimit, shpresohen. Gjithsesi, sidomos këtu, gjeniu dantesk arrin të shprehet me vargje të një fuqie të madhe, që ngelen përgjithmonë në mendjen e lexuesit me imazhe të një force sugjestive të jashtëzakonshme.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Na kemi arrijtë n'atë vend ku t'pata thanë,/ ku do shikosh ti shpirtnat e brengosun,/që fillin e arsyes humbun e kanë." (Ferri III: 16-18) Në tridhjetë e katër këngët e "Ferrit" Dante rrëfen fillimin e udhëtimit të tij në botën e përtejme, duke nisur nga humbja në "pyllin krejt errësi", aty ku takon prijësin e tij, poetin Virgjil, për të vazhduar nëpër rrathët përposhtë deri në pamjen e tmerrshme të Luciferit dhe në ngjitjen e lodhshme për me ia dalë "prap me pa yjtë e vezllueshëm". Një itinerar në shpirtin njerëzor përgjatë të cilit Dante takon personazhe të paharrueshme (Pavlin dhe Françes-kën, Farinatën, kont Ugolinin, Uliksin...), ngjarjet e të cilëve i vëzhgon me gjykim të prerë, por edhe me një pietas (mëshirë) që është ndoshta shenja më e madhe e njëjtësimit të tij të thellë me shpirtin njerëzor. Nga ky qëndrim thellësisht modern rrjedh universaliteti i "Ferrit", që e bën përvojën e Dantes në botën e përtejme një udhëtim që mund të jetë i të gjithëve.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Viktor Hygo e ka shkruar këtë roman, kur shoqëria frënge e kohës ishte ende e shokuar dhe e traumatizuar nga ngjarjet e Revolucionit të viteve 1789-1793, por edhe nga luftërat rraskapitëse napoleonike, që kishin sjellë kaq lavdi e mjerim njëherësh. Autori ka bërë një inskenim të një cope Mesjete. Ai dallon shumë Mesjetë: te Revolucioni Frëng, te shkaqet që e prodhuan atë; tek arbitrariteti dhe despotizmi i pakufi, tek infleksibiliteti i organizmave që ishin krijuar historikisht për të mbajtur ekuilibra e balanca. A nuk na duken skena të Revolucionit ato, kur lypsarët sulmojnë katedralen për të shpëtuar Esmeraldën apo kur krerët e botës së basifondeve bëjnë thirrje për plaçkitje e shkatërrim të vendeve të shenjta?
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
"LARG TURMËS SË ÇMENDUR" ËSHTË SUKSESI I PARË LETRAR I TOMAS HARDIT Batsheba Evërdini, një vajzë e pavarur dhe çapkëne, shkon në Uedhërbëri për të drejtuar fermën më të madhe në zonë. Prania e saj autoritare, diçka e rrallë për kohën, tërheq vëmendjen e tre mëtuesve krejtësisht të ndryshëm nga njëri-tjetri: Boldvudi, një fermer xhentëlmen; rreshter Troi, një joshës i lindur; dhe Gabrieli, një bari i devotshëm. Secili, sipas mënyrës së tij, ia pështjellon mendjen dhe zemrën Batshebës sonë, çka do të sjellë kërcënimin e stabilitetit të gjithë komunitetit. Një roman pasionant dhe i ëmbël, "Larg turmës së çmendur" gëlon nga përshkrimet e peizazheve pastorale dhe ndjenjave të sinqerta.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
"...dilogjia "Stalingradi" ka shumë të përbashkëta me "Lufta dhe paqja". Të dy romanet përmbajnë reflektime të përgjithshme mbi historinë, politikën dhe filozofinë. Të dy janë ndarë mes rrëfimit të jetës ushtarake dhe civile... por Grossmani, në dallim nga Tolstoi ka jetuar në mes të luftës që ai përshkruan. "Stalingradi" është midis shumë të tjerave një akt homazhi. Ai shkruan për ata që vdiqën në shumë beteja të vogla të muajit të parë të luftës, ishin burra që pasi mësuan se ishin pa shpresë, më të pakët në numër luftuan edhe me më shumë forcë. Ata janë heronjtë e periudhës së parë të luftës. Shumë janë të paemër dhe nuk janë varrosur.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Gustav Floberi, ky simbolist i madh i shekullit XIX, ka lënë vepra të papërsëritshme, që vazhdojnë të lexohen me ëndje nga lexuesit në mbarë botën edhe sot. Pa dyshim, "Zonja Bovari" është kryevepra e tij. Ema Bovari ëndërronte një dashuri të zjarrtë që do ta largonte nga monotonia e pajetë e mjedisit provincial dhe të përjetonte emocionet e një jete të vrullshme bashkëshortore. Por kur përballet me një bashkëshort flegmatik dhe aspak emocional ajo hidhet në krahët e dy dashurive të tjera, duke shkelur kështu pabesisht kurorën bashkëshortore. Ky veprim i kushton asaj rrënimin dhe më pas vetëvrasjen.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Kur jetimja Meri Lenoks shkon të jetojë në shtëpinë e madhe të xhaxhait, në Jorkshir, zbulon se aty kishte shumë të fshehta. Shtëpia kishte rreth njëqind dhoma, ndërsa xhaxhai rrinte gjithmonë i mbyllur brenda. Ndërsa natën, ajo dëgjonte të qara në fund të një korridori të gjatë. Kopshtet, që rrethonin pronën e gjerë, ishin shpëtimi i vetëm për Merin. Aty, Meri zbulon një kopsht të fshehtë, të rrethuar me mure dhe me një derë të kyçur. Me ndihmën e dy shokëve, që i njohu papritur, Meri zbulon një shteg për të hyrë atje dhe është e vendosur t'i rikthejë jetën kopshtit të harruar.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
- Mos!- tha Suzana, kur ai e pushtoi përsëri në errësirë. - Ajo mund të vijë. -Jo jo,- ja priti ai tërë afsh. Ata degjuan me kujdes, por çdo gjë ishte e qetë. Ai vazhdoi të bisedoi për gjëra të ndryshme, ndërsa vazhdonte të përkëdhelte krahun e zhveshur të Suzanës. Bukuria e vajzës, magjepsja e natës, dehja e muzikës, e bënë ta humbiste mëndjen. Me gjithë kundërshtimet e Suzanës, ai e tërhoqi në krahët e tij dhe, në atë çast, u duk befas Anxhela te dera , në qoshen tjetër të studios. Ishte e kotë të përpiqeshe për të mbuluar të vërtetën, ajo i kish parë të gjitha...
Çmimi: 990 Lekë
titleToAlt
Është e çuditëshme se si sukseset e jetës janë në gjëndje të mbyllin plagët e së kaluarës; të mbulojnë të çarat, siç bëjnë bimët kacavjerrës dhe të krijojnë iluzionin e lumturisë dhe të mirëqenies aty ku ndodhen vujte shpirtërore dhe dëshpërime. Kështu ndodhte puna edhe me Anxhelan dhe Juxhinin.Ata po jetonin prapë së bashku, po u afroheshin pak nga pak të gjithë miqve të tyre të vjetër dhe, në pamjen e jashtme, dukeshin aq të lumtur, sikur anija e lumturisë së tyre bashkëshortore të mos kish kaluar asnjë shtërngatë...
Çmimi: 1190 Lekë
titleToAlt
Një zotëri i huaj, konti i Monte Kristos, intrigon shoqërinë e lartë të Parisit me luksin e tij të jashtëzakonshëm, me sjelljet e stërholluara dhe të habitshme, me gruan e re orientale, shqiptaren Haide, që jeton nën hijen e tij. Kush, ndofta përveç konteshës së bukur dhe melankolike Dë Morserf, do të njihte tek ai marinarin e varfër Dantes, të arrestuar në Marsejë njëzet e tre vjet më parë? Përmes peripecive të një hakmarrjeje të pamëshirshme, në këtë vëllim të dytë shohim Parisin që gëlon kudo. Burra të spitulluar, gra të shoqërisë së lartë, personazhe të dyshimta, dalë bef as nga burgu, kryeqëzohen me figurat e paharrueshme të bankierit politikan Danglar, prokurorit të egër Vilëfor, kontit kryelartë Dë Morserf, par i Francës... Romancieri i historisë, autori i Tre muskëtjerëve dhe i Mbretëreshës Margo, zbulon në këtë kryevepër një aspekt tjetër të gjinisë së tij: romanin e zakoneve dhe të mitikës shoqërore, dhënë me një ndjenjë të pakrahasueshme veprimi dhe befasie
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij. Temë kryesore e këtij romani është fati i njeriut në familje dhe në shoqërinë ku jeton. Vetë autori ka thënë, se: ideja e "Komedisë njerëzore" më erdhi nga një krahasim midis njerëzimit dhe kafshërisë. Balzac-u, nëpërmjet vëllimit dhe ritmit të shkrimeve, nëpërmjet konceptimit të gjerë dhe mbarëshoqëror të veprës së tij, arriti që t'i sigurojë vetes admirimin e lexuesve.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Odisea është vepra, që ka ndikuar më shumë në psikologjinë dhe literaturën evropiane, pa të cilën as Servantes, as Defoe, as Stevenson, as Kafka, as Joyce, nuk do të kishin kryeveprat e tyre. Është poema epike së cilës Perëndimi i ka besuar kuptimin më të thellë të kërkimit, të udhëtimit, të fantazisë, të ëndrrës, të kthjelltësisë, të ironisë, të maskës, të aftësisë së pafundme të metamorfozës: ajo zë një pozicion kryesor pa të barabartë në formimin e identitetit perëndimor.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Odisea është vepra, që ka ndikuar më shumë në psikologjinë dhe literaturën evropiane, pa të cilën as Servantes, as Defoe, as Stevenson, as Kafka, as Joyce, nuk do të kishin kryeveprat e tyre. Është poema epike së cilës Perëndimi i ka besuar kuptimin më të thellë të kërkimit, të udhëtimit, të fantazisë, të ëndrrës, të kthjelltësisë, të ironisë, të maskës, të aftësisë së pafundme të metamorfozës: ajo zë një pozicion kryesor pa të barabartë në formimin e identitetit perëndimor.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Në përmbledhjen e letrave që ia ka dërguar Milena Jesenskës, Franz Kafka zbulon veten më shumë se në cilëndo vepër të tij. Letrat në thelb fillojnë si një korrespondencë pune, por shumë shpejt kalojnë në "letra dashurie" pasionante. Milena Jesenska, një grua e talentuar dhe karizmatike njëzet e tri vjeçe, përkthyese e Kafkës në gjuhën çeke, ishte në gjendje ta njihte gjeniun e ndërlikuar dhe karakterin kompleks të shkrimtarit. Për Kafkën tridhjetë e gjashtë vjeç, Milena ishte "një zjarr i gjallë siç nuk kam parë kurrë ndonjëherë", siç i shkruante botuesit të vet, Max Brod-it. Kafka, pa dyshim që do të kishte dëshiruar që një shpirt i përkushtuar e i devotshëm t'i digjte këto letra, të cilat na e tregojnë atë në tërë intimitetin e pasionit të vet. Dhe ne s'mund t'i jemi tjetër veç mirënjohës Milenës që i ka ruajtur ato për ne.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Dekameroni - vepra më e rëndësishme, më e lexuar dhe më popullore e Giovanni Boccaccio-s, vjen për herë të parë në shqip, e plotë dhe e pacensuruar, me përkthimin autentik të Ali Hashorvës, që ia shton vlerat kësaj vepre të mrekullueshme të të gjitha kohërave. 10 të rinj largohen nga Firencia në vitin 1348, për shkak të situatës së rëndë që ky qytet po përjetonte në përballje me murtajën e zezë, epidemi që i mori jetën plot gjysmës së banorëve të tij. Të mbyllur në një shtëpi fshati, 7 vajza dhe 3 djem, në moshën më të bukur, të detyruar të mposhtin frikën, të zbukurojnë ditët e tyre, të kuptojnë moralin e kohës, të reflektojnë rreth kuptimit të jetës, erotizmit, dashurisë, sjellin 100 rrëfime në 10 ditë. Lexim të këndshëm!
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Pjesë nga libri: "Juxhin Uitlla, a zotohesh ta marrësh këtë grua për bashkëshorten tënde, të jetosh me të në harmoni simbas vullnetit të Perëndisë, në bashkimin e shenjtë të martesës? A zotohesh t'a mbrosh, t'a nderosh, ta mbash, si të shëndoshë ashtu dhe të sëmurë dhe ti qëndrosh gjithmonë besnik, gjer në vdekje, duke i lënë mënjanë të gjitha të tjerat?" "Zotohem".
Çmimi: 890 Lekë
titleToAlt
Ja, zotërinj, rregullat e mia: po të mos më eci - forcohem, po më eci - mbahem, dhe për çdo rast askujt nuk dua t'i bëj gropën. Nuk jam intrigant dhe me këtë krenohem. Si diplomat unë nuk do të mund të bëja. Thonë, gjithashtu, zotërinj, se zogu vetë i sulet gjuetarit. Ç'është e vërteta, jam gati ta pranoj: po kush është këtu gjuetari, cili është zogu? Kjo është pyetja, zotërinj!
Çmimi: 1200 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania