titleToAlt
Në një stol, mu ne qender të sheshit, i rrethuar nga bisedat e shumta të kalimtarëve është ulur një burrë. Në gjunjë mban një bllok nga i cili nuk ndahet kurrë. Pret çastin e duhur për ta hapur dhe për të shkruar në të përqafimet më të bukura, dëshmitari i heshtur i të cilave është. E ka bërë këtë gjë për më shumë se tridhjetë vjet: një gjueti krahësh që bashkohen dhe që, kur kapen mes tyre, flasin për një histori. Historinë e lidhjes së pathyeshme mes prindit dhe fëmijës. Atë të pajtimit mes dy vëllezërve, që ishin ndarë prej shumë kohësh. Apo atë të pasionit që bashkon dy të dashuruar në një të tashme të përjetshme, nga e cila nuk duan të largohen kurrë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Karlos da Maia, trashëgimtar i një prej dyerve më të mëdha aristokrate në Portugalinë e mesit të shekullit XIX, është i pasur, i pashëm, bujar e i zgjuar. Familja ka varur tek ai gjithë shpresat dhe ambiciet shoqërore. E shkuara e lavdishme dhe e tashmja e pakënaqshme bashkëjetojnë brenda tij gjatë gjithë kohës. Një dandy i suksesshëm, historia e dashurisë e të cilit me Maria Eduardën vë në lëvizje një sërë rastësish, që gërshetojnë në mënyrë kumbuese fatin e Karlosit me atë të të atit dhe përhapet në gjithë shoqërinë portugeze. "Saga e familjes Maia" rrëfen kalimin e pandalshëm të kohës, kauzat e humbura dhe dekadencën e kukurës dhe shpirtit portugez. Konsideruar si "Libri më i mirë i romancierit më të mirë portugez" nga shkrimtari nobelist Jose Saramago, "Saga e familjes Maia" është një roman klasik i letërsisë portugeze, me një atmosferë dikensiane, me një stil realist alla Flaubert dhe Zola e me një subjekt të denjë për tragji-komeditë shekspiriane. “Me një stil të pasur, me një rrëfim plot pasion dhe me humor të hollë, Eça de Queiros analizon pa frikë dekadencën shoqërore të epokës dhe vendit të vet.” The New York Times “Eça de Queiros ka kapur thelbin e shtresëzimit shoqëror të familjes dhe mënyrën e ndikimit të erosit në jetën personale. Romani kristalizon mashtrimin më të madh të një shoqërie incestuoze, të një shoqërie që po shkon drejt zhbërjes.” Pubblishers Weekly
Çmimi: 1600 Lekë
titleToAlt
A mund të matet lumturia? Rreth kësaj pyetjeje është ndërrtuar romani “Indeksi mesatar i lumturise “ i shkrimtarit portugez David Machado. Protagonisti i romanit është Danieli, tridhjetë e shtatë vjeç në kërkim të indetitetit të vet dhe të lumturisë, pas traumave të njepasnjëshme të humbjes së punës, familjes dhe shtëpisë, në një Lisbonë të fshikulluar dhimbshëm nga kriza ekonomike. Nëse Danieli arrin ta lërë pas të shkuarën, të shkëputet prej saj, ai do të mund të kthehet përsëri në indetitet, duke shpetuar kështu jo vetëm veten, por edhe të gjithë ata që janë të rëndësishëm për të.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Kortizo rrëfen historitë e emigrantëve portugezë, evropinëve, mulatëve dhe ish skllavëve afrikanë që jetojnë në një komunitet të vetëm në Rio. Romani zbulon karaktere që përcaktohen dhe ndryshojnë në varësi të mjedisit dhe pozicionit shoqëror. Realizimi i thellë, situatat arketipale, ngjyrosja me kujdes e detajeve të ambjentit, ndërgjegjës, raporteve intime dhe abuzimit falë forcës ekonomike, zbulojnë diferencën psikologjike mes racave të ndryshme, groteskun, ironinë dhe tragjizmin. Kjo sagë jetësore dhe komplekse, e pasionit dhe lakmisë, që luhet në nivelet e ndryshme ekonomike të shoqërisë, lulëzon në dy linja mbreslënëse. Një pronar emigrantësh dorështrënguar, në përpjekjet për tu bërë një investitor i madh, braktis të dashurën e tij me ngjyrë, për një grua të bardhë të pasur. Nga ana tjetër behemi dëshmitarë të një marrëdhënie idilike por të rezikshme të një emigranti pragmatik e të fuqishëm, dhe një gruaje të gjallë mulate që jeton në banesën e vogël në pronësi të këtij pronari makut.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Edukimi i stoikut është e vetja vepër qe ka mbetur nga baroni i Teives, më i rezikshmi nga heteronimet e Pessoa-s, të cilin vetë Pessoa nuk do ta përmendë r as do ta përdorë më gjekundi në veprat e tjera të njohura. Ai do ta dënojë me vetvrasje baronin, mbasi ky i fundit i ka shkatërruar të gjitha sprovat e veta letrare të mëparshme. Si përfundim, shpëton vetëm ky tekst, një rrëfim mbi pamundësinë e shkrimit dhe pamundësinë për te prodhuar art të lartë. Kjo vepër u zbulua nga studiuesi i njohur i Pessoas Richard Zenith-i ndërsa po u printe kërkimeve në arkivin e Pessoas. Dotëshkrimi përbëhej nga një fletore e vogël e zezë, e patranskiptuar ndonjëherë më parë. Në të ai gjeti këtë vepër të mangët dhe jo të vëllishme, por thetëse dhe që plotëson librin më te njohur të Pessoas, Librin e shqetësimit dhe aristrokati Teive janë që te dy shembuj të të njëjtit fenomen: paaftësisë për tu përshtatur me rëalitetin e jetës.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
"Jose Saramago me parabolat e tij plot imagjinatë, ndjenjë të ngrohë dhe ironi, na jep edhe një mundësi tjetër për të kuptuar një realitet të pakapshëm". Akademia Suedeze e çmimit "Nobel" "Vetëm dashuria - dashuria njerëzore – mund ta shpëtojë njeriun, të ndreqë në njëfarë mënyre të metën e universit. E tille është bindja e thellë e autorit, e cila shpaloset gjatë tërë veprës së tij. Gruaja aty është përherë motori i veprimit dhe mbartësja e kuptimit". Jactjues Fressard “Perëndia dorace" është pa dyshim kryevepra e Jose Saramagos, vepra më e përkthyer e tij, romani që ka fituar më tepër çmime, mes të cilave dhe “Çmimin e Madh të Romanit" të Pen Klubit.
Çmimi: 1200 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania