titleToAlt
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
-"O Zot, sa të mençura që janë! -tha ai me vete. -A e ndjejnë njerëzit nepërmjet tyre jehonën e kohëve të lashta... zërin e largët që vjen si një oshtimë dhe si një trashëgim i vyer për kohet moderne?" Ai e dinte fare mirë se kjo kafshë nuk ishte e aftë të artikulonte asnjë fjalë, asnjë zë. Po njerëzit... që dita ditës kënaqeshin me qënien e tyre, a mund t'i kuptonin ato, edhe pse në përpjekjet e pareshtura që shpërthenin me fuqinë e tyre te brendshme, ato dukej sikur u përgjëroheshin t'i kthenin tek ajo botë nga ku i kishin rrëmbyer?!
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Romani tetralogjik i Agron Tufës "Ngjizja e papërlyeme" është një sagë rrëqethëse e shoqërisë shqiptare në fillim të viteve '60, fill pas prishjes me BRSS-në, që nis me zhburrnimin e bashkëshortëve shqiptarë, te cilët Partia i detyroi të ndajnë gratë e tyre ruse dhe të prishnin familjet e krijuara me to. Nis keshtu izolimi, lufta e klasave dhe projekti i skllavërimit të plotë të individit. Në qendër të tetralogjisë është fati tragjik i aktores së re, Ljuba Borisovna, se cilës i pushkatojnë të shoqin inxhinier-gjeolog: ai ka shkruar një roman autobiografik "armiqësor", dorëshkrimin e të cilit Ljuba e gatuan dhe e ha në kushtet e një tronditjeje të madhe dhe prej te cilit, paradoksalisht, mbetet shtatzëne.
Çmimi: 1800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Mehmet Kraja është shkrimtar i temave të rënda dhe i subjekteve interesante, që gjithmonë shndërrohen në histori të mrekullueshme, madje edhe atëherë kur ato histori nuk kanë përfundim të lumtur. "Liria ime" nuk është shkruar si roman traditional, por duke herë një thyerje të fortë të zhanrit dhe, duke shkelur vise të panjohura të imagjinatës, arrin të ndërlidhë persosmërisht rrëfime të dhembshme nga njerëz te ndryshëm, të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët me njeri-tjetrin, përveç fatit të keq që i përndjek në palumturinë" e tyre.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në fund të viteve tetëdhjetë dhe në fillim të viteve nëntëdhjetë, kur shumica e shkrimtarëve shqiptarë përfshihen nga dilemat e kthesës së madhe, Zija Çelën e gjejmë ta ketë shpallur tashmë programin e tij letrar. Atë nuk e huton tranzicioni i rrëmujshëm. I çliruar nga shtrëngesat e realizmit socialist, ai do te realizojë ciklin e parë te romaneve të rëndësishme (Gjaku i dallëndyshes, Gjysma e Xhokondës dhe Banketi i hijeve), me të cilat do të bëhet model i frymës së re në prozën shqipe.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
A. B. - Folëm këtu për jetën tuaj e më gjatë akoma për veprën tuaj. Në fund të kësaj bisede a do të thoshit se, përsa ju përket juve, ekziston një lidhje e domosdoshme midis të dyjave? I.K. - Mendoj se krijimtaria e vërtetë varet shumë pak, ose nuk varet fare nga jeta e krijuesit. Jeta e njëmendtë e shkrimtarit s'është veçse një shtojcë, një zhguall, një hollësi e krijimit. Një harmoni sipërane bën që jo vepra e krijuesit të burojë prej jetës së tij, por përkundrazi, jeta, në një mënyrë ose një tjetër, t'i përshtatet veprës së krijuesit.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Lindita Arapi krijon panoramën komplekse të një shoqërie të traumatizuar, tek e cila humbja e gjuhës dhe nevoja për frymemarrje të lirë nuk lidhen vetëm me krimet e diktaturës, por edhe me një padrejtësi më të vjetër, të pavënë rë përçmimi ndaj gruas i pranuar në shoqëri dhe dhuna ndaj saj. Me Vajzat me çelës në qafë. Arapi nuk ka shkruar vetem një roman shqiptar, por i ka shtuar mozaikut të kujtesës europiane një gur intensivisht ndriçues.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Ndërkohë që i shoqi ka emigruar ilegalisht në Greqi, Lora vret djalin e saj 9-vjeçar... Një rrëfim i jashtëzakonshëm që na zhyt në tragjizmin e përditshem të një vendi në kaos dhe rropatje mbijetese. "Nuk mund ta Ië te rritet, të shkojë drejt një fundi të tillë. Për këtë arsye të dukshme e për dhjetëra arsye t'ë tjera vendosa ta zhduk, ta largoj për fare nga kjo botë e zverdhur, nga kjo botëe trishtuar fund e krye për arsye... universale."
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Në "Publicistika 1" janë përfshire vetëm shkrimet e botuara në revistën "Hylli i Dritës", të themeluar prej Fishtës dhe drejtuar për rreth 30 vjet prej tij; nuk janë perfshirë në kete vëllim katër shkrime të gjata, me së shumti për arsye paraqitjeje të librit. Ato gjenden në vëllimin vijues nëkapitullin "Trajtesa, shënime udhtimi, polemika".
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Në "Drama 2" janë përfshire tri veprat agjiografike të autorit, dy melodrama: "Françesku i Asizit" e "Luigji Gonzaga" si dhe nje poemë: "Shna Ndoi i Padovës". Të vëna në skena teatrore të kohës dhe të interpretuara me raste përvjetorësh, ato jetë-shkrime dramatike shenjtorësh, dëshmojnë gjithashtu ndihmesën e shtuar të Fishtës si themelues i teatrit kombëtar shqiptar, një dimension tjetër i panjohur dhe i pavlerësuar deri tani.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
"Drama 1" përfshin shtatë prej dhjetë pjesëve dramatike të autorit: "Juda Makabe", "Jerina", "Shqiptari i qytetnum", "Shqiptarja e qytetnume", "Uliksit", "Ifigjinia" dhe "Hajria" (vepër e papërfunduar).
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Vëllimi i katërt, "Epika" përfshin epopene e mirënjohur "Lahuta e Malcis", dhe poemën e pambaruar "Mojs Golemi", që evokon epokën e Skënderbeut. "Lahuta...", padyshim kryevepra letrare e autorit dhe e letërsisë shqiptare të gjysmës së parë të shekullit njëzet, gjithashtu, është botuar si vepër e plotë në vitin 1937, por bleni i parë i saj "Marash Uci" u botua që me 1904-5.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Ky vëllim i tretë përmban poezitë e përkthyera nga autori, që vijnë për herë të parë në një përmbledhje më vete. Të përkthyera e të publikuara në një hark kohor prej katër dekadash, duke filluar nga viti 1909 ("Pika Voese") redaksia i ka grupuar ato në këtë vëllim, i cili përmbyll Liriken e poetit, por shpalos, gjithashtu, lidhjen e pandërprerë të tij me letërsine botërore.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Vëllimi i dytë i lirikave të autorit përmban poezitë origjinale të vëllimit "Vallja e Parrizit" dhe melodramën "Barinjtë e Betlehemit", të cilat i bashkon përmbajtja religjioze. Përbashkuar motivet fetare me ato patriotike, ky vëllim ofron ate që vetë poeti e frati shembullor, gjithashtu, i pat zgjidhur që në krye të herës, sipas devizës "Fe e Atdhe" të Urdhrit të Françeskanëve Shqiptarë.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Vepra e plotë e Gjergj Fishtës hapet me Lirikën e tij, me vëllimin "Mrizi i Zanave", i botuar për herë te parë me 1913, por i plotësuar e i pasuruar nga njeri botim në tjetrin (1924, 1931, 1941), i cili përmban poezinë lirike më të lexuar e njëherësh më të vlerësuar në korpusin e gjerë të veprës së autorit.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Romani për fëmjjë"I fundmi i Kastriotëve" hedh dritë mbi një ngjarje tragjike të historisë së Shqipërisë, e cila njihet shumë pak nga lexuesi shqiptar. Ne vitin 1481, pasi u rrit e u bë burrë, Gjon Kastrioti vendosi te kthehej në Krujë për të organizuar një kryengritje, me dëshirën për të vazhduar bëmat e atit te tij, Skenderbeut të lavdishëm. Si do të vijojnë përpjekjet e tjj për ta çliruar Shqipërine nga zgjedha turke, në rrethanat e reja që janë krjjuar në vend, pesëmbëdhjetë vite pas vdekjes së të atit? Shkrimtari Bedri Dedja, duke u mbështetur në fabulën dhe subjektin e veprës me të njëjtin titull, shkruar nga Andon Frashëri, ndërtoi mbi skeletin e saj nje vepër te re, së cilës i dha formën e romanit për fëmijë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Tjetërçka, tjetërçka. Me kë ngjanin fytyrat e pikturës, kjo është çështja. Ata që torturoheshin në skëterrë ngjanin me. Ngjanin me... nuk ta them. Nudo të njëmendta, krejtësisht cullak. Dua tëthem portrete pa maskë. Janë tmerruar kur kanë njohur veten aty. Këto s'duhej me i pa kush. Ia afroi gojën te veshi. Prapë nuk ta kap truri kush e ka zhdukur pikturën?
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
(Të rrëfesh atë që mbajmë) Qka do të ndodhte, çka do të shihnim, çka do të ishim po ta shihnim njeri-tjetrin me sy të hapur. Me sy! Pa e kornizuar shikimin tonë brenda konventave, brenda marrëveshjeve, brenda frikës sonë. Ndoshta, terë ajo që do të shihnim është në vetë gjyshet tona - ajo që ka mbajtur njeriu! Tmerrin më të madh tonin! Romani "tjetri/shqiptar" është rrëfim, dhe aq me shumë e folur pa ndalesa, pa kalkulim, rrëfim cullak!
Çmimi: 750 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania