titleToAlt
Nga dermatokozmetika funksionale te kozmeceutika Formulimet e nevojshme për trajtimet më të kërkuara estetike, përditësimet ligjore që duhen ndjekur, nomenklatura INCI dhe përbërësit e saj... Nëse ju shqetësojnë të gjitha këto, atëherë "Manuali i kozmetologjisë" është libri që ju duhet. Në këtë botim të ri, me një gjuhë të thjeshtë dhe të qartë, që ka dalluar suksesin e këtij botimi gjatë viteve, Umberto Borellini përmbledh eksperiencën e tij 30-vjeçare në fushën e kërkimeve dermo-kozmetike. Pavarësisht ndjekjes së risive shkencore dhe teknologjike, thelbi i kozmetologjisë ka mbetur po ai: respektimi i lëkurës. Lëkura është një organ jetësor, inteligjent dhe fiziologjikisht shumë i rëndësishëm. Kërkimet neuroshkencore kanë theksuar me kohë lidhjen e ngushtë midis dermës dhe sistemit endokrin, nervor dhe imunitar. Nga shëndeti i lëkurës kalon shëndeti i organizmit dhe duke qenë se produktet kozmetike, ndryshe nga medikamentet, përdoren çdo ditë, është e kuptueshme që përdorimi i kremrave, pastruesve, produkteve për make-up ose deodorantëve duhet të bazohet në njohuri të thelluara rreth karakteristikave të tyre. Produktet e reja neurokozmetike, kozmeceutika, biodorantët dhe vajrat eudermike, parfumet dhe shumë të tjera... çdo profesionist i fushës, qoftë estetist, dermatolog, mjek estetik, ose farmacist, do të gjejë në këtë vëllim të përditësuar përgjigje të sigurta dhe të plota për bashkëbiseduesin e tij, i cili është shpesh i çorientuar para premtimeve për bukuri dhe etiketave të padeshifrueshme. Për një bukuri që shkon përtej sipërfaqes dhe që i trajton parregullsitë në mënyrë të thellë dhe të integruar.
Çmimi: 3500 Lekë
titleToAlt
Natyra njerëzore nuk është gjë tjetër veçse një paralele e natyrës universale dhe mjeshtëritë e njeriut nuk janë gjë tjetër veçse një imitim a pasqyrim i mjeshtërive natyrore, ose i funksioneve trupore. Shpirti, një përzierje uji dhe zjarri, tretet gjatë foshnjërisë dhe pleqërisë, por zmadhohet gjatë kohës kur njeriu është i rritur. Këtu hasim atë doktrinë të vetme, jo pa marrë në konsiderate rrjedhën e mendimit biologjik të mëvonshëm që lidhet me faktin se të gjitha pjeset e trupit formohen njekohësisht në fetus.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
"Njerëzit duhet të reflektojnë për gënjeshtrat që po shiten. Maskat janë vetëm një formë e manipulimit psikologjik. Testet janë një mashtrim shkencor që japin iluzonin e një "pandemie" që mbahet nga propaganda në media. Njerëzit të cilët vdesin nga shkaqe të ndryshme po shënohen "Covid 19". Mbylljet kanë për qëllim t'i kushtëzojnë njerëzit të binden pa diskutim. Njerëzit që thjesht bëjnë atë që u thuhet nga "ekspertët" pro axhendës globale do përfundojnë në tirani totale. E gjithë propaganda e frikës po bëhet për vaksinat botërore me detyrim dhe forcë të cilat do bëhen çdo vit, disa herë në vit, që do sjellin dëmtim në shëndetin e njerëzve; për pashaportat dixhitale të vaksinimit në të cilën do përfshihet gjithçka përju, përfshirë paratë dixhitale, dhe për shkatërrimin e lirisë dhe ekonomisë që populli të shtypet lehtësisht. Nëse nuk shpërndajmë të vërtetën sot dhe të organizohemi, nesër vaksinat e rrezikshme do bëhen edhe me forcë policore, njerëzit e ndershëm nëse nuk marrin vaksinën do gjobiten, nuk do lejohen në punë, shkollë, biznes, udhëtim dhe fëmijët do vaksinohen edhe kundër miratimit së prindërve të tyre. Mos shpresoni se peticionet dhe gjykatat do ndalojnë axhedën tiranike globale. Vetëm një populli i bashkuar mund të ndalojë këtë axhendë për të gjithë që askush mos të dëmtohet." -Dr. Ron Paul, mjek prej shumë dekadash, ish-Anëtar i Kongresit Amerikan për 23 vjet, kandidat për President në 2008 dhe 2012, autor i shumë librave më të lexuar në gjithë botën, politikani më i ndershëm në SHBA në 40 vitet e fundit.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
“Nëse përpiqesh fort, mund të ngrihesh edhe nga hiçi, ashtu siç bëra unë. Rëndësi ka të mos harroni prej nga vini dhe të jeni njerëz të mirë, sepse askush nuk është i përjetshëm në këtë botë. Unë dhashë sa munda dhe mora çfarë desha nga kjo jetë”...
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Botimi i pestë i "Neurologjia dhe Neurokirurgjia të llustruara" është përditësuar dhe rishikuar tërësisht, veçanërisht aty ku ka patur zhvillime në kuptueshmërinë e patogjenezës së sëmundjeve neurologjike dhe në menaxhimin neurologjik dhe neurokirurgjik të pacientëve. Libri përmban udhëzues klinikë aktualë, përfshirë rekomandimet nga Instituti Kombëtar për Shëndetin dhe Përsosmërinë Klinike (NICE) i Mbretërisë së Bashkuar. “Neurologjia dhe Neurokirurgjia të llustruara" është ideal për studentët e mjekësisë dhe mjekët e rinj. Dhënia e shumë informacioneve në mënyrë të qartë dhe me pak fjalë, por gjithëpërfshirëse, shoqërohet me ilustrime të qarta, që mbahen mend lehtësisht, duke ndihmuar qartësimin e disa temave në fushën mjekësore, të cilat studentët i shohin si të vështira dhe të pamundura për t'u përvetësuar. Thjeshtësia dhe qartësia e diagrameve të këtij teksti e përcjell informacionin në mënyrën më të memorizueshme se çdo tekst konkurrent.
Çmimi: 7500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Nëse keni vuajtur nga ndonjë sëmundje kronike, dijeni që nuk jeni vetëm. Përkundrazi, jeni një nga miliona njerëzit që përballen me simptoma misterioze, të cilat komuniteti mjekësor ka filluar t'i lidhë me gjëndrat tiroide. Deri tani, njerëzimi ka pritur më shumë se njëqind vjet që mjekësia të gjejë zgjidhjen përfundimtare për sëmundjen e tiroideve, por nuk ka ndodhur. Edhe mjekët më të mirë nuk e kanë zbuluar ende se ç'fshihet pas vuajtjeve tuaja. Tiroiditi hashimoto nuk do të thotë se trupi po sulmon veten. Edhe për kancerin e tiroideve nuk dimë shumë gjëra. Nuk është fundi i botës, nëse nuk i ke më tiroidet. Sëmundja e gjëndrave tiroide nuk është e trashëguar. Diagnozat e ditëve të sotme nuk i shpjegojnë aspak gjithë ato vite vuajtjeje nga simptoma misterioze. Kuptimi që fshihet pas sëmundjes së tiroideve, një sëmundje kaq e përhapur së fundmi, është shumë më i thellë nga sa dimë ne. Të dhënat që do të lexoni në këtë libër, as i keni lexuar dhe as i keni dëgjuar më parë. Ka ardhur koha ta merrni situatën nën kontroll dhe të bëheni ekspert për gjëndrat tiroide. Zbuloni arsyet e vërteta dhe rrugën e shërimit për dhjetëra simptoma dhe gjendje, si: dhimbjet, ankthin dhe depresionin, sëmundjet autoimune, turbullirën mendore dhe mungesën e përqendrimit, kancerin, virusin epstein-barr, ndërlikimet gjatë shtatzënisë, mbilodhjen, mononukleozën, fibromialginë dhe sindromën e lodhjes kronike, rrallimin dhe rënien e flokëve, tiroiditin hashimoto, dhembjet e kokës dhe migrenën , aritminë, marramendjen, hipertiroidizmin, hipotiroidizmin, simptomat e menopauzës, shtimin e papritur në peshë, çrregullimet me gjumin, shpimet e mpirjet etj.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Pandemia e CoViD-19-s mund të jetë emergjenca shëndetësore më e rëndësishme e epokës sonë. Na zbulon kompleksitetin e botës që popullojmë, të logjikave të saj sociale, ekonomike, ndërpersonale dhe psikike. Kjo që po kalojmë ka karakter mbiidentitar dhe mbikulturor. Kërkon një përpjekje fantazie që në një regjim normal nuk jemi mësuar ta kryejmë: ta shohim veten të lidhur pazgjidhshmërisht me njëri-tjetrin dhe të mbajmë parasysh praninë e tyre në zgjedhjet tona individuale. Në pandemi, mungesa e solidaritetit është, para së gjithash, një e metë imagjinate. Në pandemi, jemi një organizëm i vetëm, një komunitet që përfshin tërësinë e qenieve njerëzore.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
"Mënyra e lehtë e Alen Kerit" është metoda më e suksesshme e të gjitha kohërave në fushën e lënies së duhanit. Ajo u ka ardhur në ndihmë miliona duhanpirësve anekënd globit. Ata e kanë lënë duhanin menjëherë, lehtësisht dhe përgjithmonë. "Lëre duhanin tani" është prezantimi më i fundit dhe më cilësor i metodës. Është një format më i përditësuar, më i qartë dhe më lehtësisht i asimilueshëm nga lexuesit. Ky libër jua bën më të lehtë se kurrë më parë çlirimin nga varësia e duhanit. Kur ndiqini “Mënyrën e lehtë të Alen Kerit", nuk ju nevojitet forcë vullneti për të lënë duhanin, pasi ajo eliminon dëshirën për të tymosur. Kjo metodë zhduk frikërat që ju mbajnë të mbërthyer në kurthin e nikotinës dhe, pasi ta lini, nuk do t'ju shkojë më mendja për cigare. Ajo funksionon për ata që pinë shumë duhan, por edhe për ata që pinë cigare herë pas here. Nuk përdoren teknika tronditëse, ju mund të tymosni gjatë leximit të librit dhe nuk do të shtoni në peshë pasi të lini duhanin.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Infektivologjia është pasuruar së fundmi me mundësi novatore diagno-stikuese dhe terapeutike. Edicioni i dytë i librit "Manuali i sëmundjeve infektive" pasqyron këto ndryshime të thella, ndërsa njëkohësisht, ruan qëndrimin origjinal, të bazuar në qasjen ndaj aparaturave. • Vëllimi është zgjeruar me pesë kapituj të rinj: "Semiotika e sëmundjeve Infektive dhe ekzaminimet diagnostike e mikrobiologjike", "Analiza laboratorike dhe ekzaminime instrumentale" (me video shpjeguese per kryerjen e hemogazanalizës, biopsisë osteomedulare, punksionit lumbar (rakicenteza), paracentezës, biopsisë hepatike dhe torakocentezës), "Imunoprofilaksia aktive dhe pasive", "Infeksionet prevalente në zonat tropikale", "Infeksionet në ambientet e vuajtjes së dënimit". • Kapituj të tjerë ("Bakteremia, sepsisi dhe shoku septik") janë rishkruar plotësisht. Në të gjithë kapitujt janë përditësuar të dhënat epidemiologjike të sëmundjeve të ndryshme dhe janë shtuar patologjitë e njohura së fundmi (për shembull, ajo MERS). • Autorë të rinj (kolegë të nderuar universitarë dhe spitalorë) e kanë pasuruar këtë edicion me kontributin e tyre të vyer. • Vëllimi plotësohet me përmbajtjen e dedikuar shtesë në faqen online (foto, test vetëvlerësimi, raste klinike, video). Ky manual, që ka lindur nga bashkëpunimi i më shumë shkollave të infektivologjisë, iu drejtohet kryesisht studentëve dhe të sapo diplomuarve në sëmundjet infektive, por mund të jetë një instrument i dobishëm konsultimi edhe për mjekët e disiplinave të tjera.
Çmimi: 5000 Lekë
titleToAlt
Ky libër është një burim unik i informacionit më të fundi t në çdo aspekt të shpëtimit, menaxhimit të traumës dhe kujdesit të frakturave në politraumë/pacientë me dëmtime multiple. Kontrolli Kirurgjikal i Dëmtimeve në traumë është prezantuar në mënyrë llogjike dhe sistematike duke e ndarë trajtimin në faza. Qëllimi i përbashkët është trajtimi në rradhë të pare i gjëndjeve jetë-kërcënuese, më pas trajtimi i frakturave serioze pelvike dhe të ekstremiteteve, që kërkon bashkëpunim ndërmjet të gjitha disiplinave të rëndësishme dhe nënspecialiteteve të përfshira në kujdesin e pacientëve të politraumatizuar, prandaj dhe libri ka karakter multidisiplinor. Ky libër është shkruar nga pionerë të fushës dhe autorët janë të gjithë ndër ekspertët më të vlerësuar. Botimi i dytë, një version i rishikuar dhe i përditësuar i librit "Menaxhimi i Kontrollit të Dëmtimeve në Pacientët me Politraumë" do të jetë shumë i dobishëm për të gjithë klinicistët të cilët duhet të vlerësojnë ndërhyrjet jetëshpëtuese kundrejt rrethanave kërcënuese për ekstremitetin, duke përfshirë personelin e urgjencës, kirurgët e traumës, kirurgët ortoped-traumatolog dhe anestezistët.
Çmimi: 6800 Lekë
titleToAlt
Libri "Udhërrëfyes për një shtatzëni të shëndetshme" është një burim i besueshëm dhe shumë i rëndësishëm për prindërit e ardhshëm. Në këtë libër do të gjeni: këshilla mjekësore për nënat dhe baballarët e ardhshëm; informacione për planifikimin e shtatzënisë dhe problemet e fertilitetit; informacione javore për rritjen dhe zhvillimin e fetusit; përgjigje për pyetjet e vështira ose të sikietshme; këshilla për ushqyerjen, ushtrimet gjimnastikore dhe shtimin në peshë; këshilla praktike për punën, udhëtimet dhe prindërimin..
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
METODA AVANGARDE E SHERIMIT Nëse jeni sëmurë dhe mjekët nuk e gjejnë dot shkakun e sëmundjes suaj, a do të prisni edhe 20 vite të tjera, përpara se shkenca të zbulojë shkakun e vërtetë të vuajtjes suaj dhe mënyrën për ta kuruar atë? A nuk është më me vlerë nëse dikush ju ndihmon që të shëroheni - tani? Anthony William ndan njohuritë e tij revolucionare lidhur me arsyet e vuajtjeve tona dhe mënyrën se si të shërohemi nga më shumë se 20 sëmundjet më të përhapura: ADHD (mungesa e vëmendjes dhe hiperaktiviteti) Lodhja e gjëndrave mbiveshkore Autizmi Sëmundjet autoimune Sindroma e lodhjes kronike Depresioni dhe ankthi Diabeti Çrregullimet e tretjes Virusi epstein-barr Fibromialgia Sindroma e zorrës poroze Lupusi Sëmundja "Lyme" Simptomat e menopauzës Migrena Skleroza multiple Çrregullimi i stresit posttraumatik Artriti reumatoid Marramendja dhe tinitusi
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Teksti që po ju paraqitet, është përmbledhje e mësimeve që kemi zhvilluar mbi këtë lëndë me studentë dhe mjekë, që prej vitit 1956. Ky libër mbi Tuberkulozin osteoartikular është zhvilluar pas përvojes sime 60-vjeçare si specialist në këtë fushë. Teksti i përgjigjet kryesisht programit të luftës kundër T.B.Q mbas diskutimit dhe konsultimit të PKT. Besoj se do t'u vlejë jo vetëm studentëve, por edhe çdo mjeku për t'u konsultuar, sa herë që do ta shohë të nevojshme. Ai mund t'u shërbejë si 'Vademekum' edhe mjëkeve pneumologe; që të njohin Tuberkulozin si sëmundje të organizmit.
Çmimi: 1500 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania