titleToAlt
Protagonisti i këtij romani, Ardi, rreth të tridhjetave, nënpunës në drejtorinë e financave të një ministrie, një ditë e sheh veten të pushuar nga puna. Ai është natyrë e mbyllur, me një alergji të çuditshme ndaj mjeteve moderne të komunikimit, si interneti. Por ja që e kanë kthyer atë në një individ krejt të padëshirueshëm për eprorët. Largimi nga detyra i Ardit, përkon me dy ngjarje: pas një kohe të gjatë, ai ritakon Dorën, një mikeshë të vjetër të gjimnazit, dashuria e tij e parë. Pothuaj njëkohësisht, në dhomëne një hoteli, gjendet i vrarë me një plumb në kokë një person, ish – koleg dhe shef i tij në ministri.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Gjithçka që ke... Një gazetare. Një ambicie. Mes tyre, statistika nuk gënjen. Tirana nuk e ka pasur kurrë më parë një vrasës serial. TANI E KA. E quajnë Flutura e Zezë... Dhe është një vrasës i paskrupullt, ai hyn në shtëpitë e viktimave dhe i masakron, duke i gjymtuar në mënyra mizore. Por... ai nuk mjaftohet vetëm me kaq. Ai nuk lë rehat as të vdekurit. Firma e tij: një flutur e zezë e fiksuar në gozhdë, mu në qafën e viktimës. Dhe, teksa frika dhe terrori ulen këmbëkryq mbi kryeqytet, një seri zbulimesh, hap pas hapi, do të ngrenë dyshimin se vrasësi mund të jetë KUSHDO. Dhe mund të jetë shumë më pranë nga sa mund ta mendosh. Për ta gjetur e për ta ndalur, dikush duhet të kërkojë në skutat më të errëta të kujtimeve dhe të shkelë në rrugët më të përhumbura të së kaluarës, pavarësisht frikës se ato të shpien drejt një fundi shkatërrues.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Remzi Ynali, një detektiv privat në Stamboll, bën një gabim. Ai nuk e merr seriozisht një aktore të re bukuroshe, që ndihet e kërcënuar. Tashmë ajo ka vdekur. Për të qetësuar ndërgjegjen dhe për të vënë nderin në vend, YnaIi i futet punës dhe rrëmon një fole grerëzash. Ai depërton në ambjentet e teatrove, bareve të errëta dhe strofkave të zymta të kumarit, për të zbuluar të vërtetën, sepse vetëm ajo mund ta shpëtojë. Me romanet e tij me dedektiv Remzi Ynalin, Xhelil Okeri na treson një Stamboll që nuk gjendet në guidat e udhëtimeve turistike.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Rri ulur në orën e mësimit, me mendjen larg, shumë larg matematikës, pastaj befas mësimi mbaron dhe shkoj drejt klasës së anglishtes së avancuar me Kejtin dhe Jumikon. Kokën e kam aq të mbushur me ngjarjet e së djeshmes sa, kur ndeshim Nejtin në korridor, më duket krejt e natyrshme t'i thërras: - Hej, Nejt. - Ndalem, për habinë e të dyve dhe ai bën të njëjtën gjë. - Hej, - ma kthen. Flokët e zinj i ka më të çrregullt se kurrë dhe jam shumë e sigurt se mban ende veshur të njëjtin bluzë të së djeshmes. Megjithatë, i shkon. Pak si shumë. Gjithçka që nga shtati i lartë, i derdhur te mollëzat e dala, sytë e larguar me qerpikë të zinj po më bëjnë të humbas trenin e mendimeve. Edhe Kejti me Jumikon po e vështrojnë ngultas, po në një mënyrë tjetër. Më tepër si të jetë një kafshë kopshti zoologjike paparashikueshme në një kafaz të pasigurt. Nuk janë pjesë e rutinës sonë bisedat në korridorin e shkollës me Nejt Mekollin.” Një pasdite pesë nxënës të Gjimnazit Bejvju futen në klasën e ndëshkimit: Bronuina: nxënësja e dalluar, gati për në Jeill. Adi: bukuroshja, princesha e ballos së vjeshtës. Nejti: krimineli, shpërndarës droge. Kupëri: atleti, ylli i bejsbollit. Simoni: krijuesi i aplikacionit famëkeq të thashethemeve të gjimnazit. Kur Simoni rrëzohet papritmas dhe vdes pak më vonë në spital, policia nis të hetojë rreth vdekjes. Simoni kishte planifikuar të postonte thashetheme pikante të nesërmen e asaj dite. Në qendër të vëmendjes vihen Bronuina, Adi, Nejti dhe Kupëri. Secili prej të rinjve ka diçka për të fshehur -dhe kësisoj një motiv...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Xheni Kristal ishte gjashtë vjeç kur u rrëmbye nga trotuari i lagjes së saj të qetë, periferike. Dymbëdhjetë vite më pas, ajo u kthye, mrekullisht, në shtëpi, pasi arriti t'iu shpëtojë rrëmbyesve. Por sapo anëtarët e familjes i uruan mirëseardhjen, mjaft pikëpyetje filluan të ngrihen. Ku kishte qenë ajo gjithë këto vite? Përse u kthye pikërisht tani? A është shtëpia e saj vendi më i sigurt për të... dhe për të tjerët? “I errët, emocionues, plot me çaste surprizuese. Nëqoftëse mendoni se e keni kuptuar se ku po iu çon... NUK KENI KUPTUAR ASGJË. Ky është nga ato libra që nuk harrohen lehtë.”-Lisa Jewell – autorja bestseller e “Then she was gone” Një triller fantastik. Mjaft i errët por bindshëm imponues dhe çmendurisht i ankthshëm... Edhe drithërimat kanë drithërima. - Lee Child
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Një natë vere, një makinë përshkon me shpejtësi të lartë rrugën që lidh Stokholmin me bregun perëndimor. Gruaja në timon i ka duart e përgjakura. Eni, së bashku me të birin po arratisen në drejtim të Graskar, në arkipelagun e Fjallbacka-s, Ai ishull i egër, me farin e bardhë dhe shtëpinë e vjetër të rojtarit ku rriten mëllagat, i përket familjes së saj dhe është i vetmi vend ku ndihet e sigurt, larg të gjithëve. Legjenda popullore thotë se aty sillen shpirtrat e të vdekurve, por kjo nuk e turbullon aspak, përkundrazi në atë vend aq të vetmuar, ku vështrimi të kap vetëm shkëmbinj e det të kripur, Enit i pëlqen të mendojë që fantazmat kanë qëndruar aty për t'i bërë shoqëri. Ndërkohë në Fjallbacka, Patriku, i cili sapo është kthyer në shërbim, po merret me një hetim tejet të ngatërruar: drejtori i sektorit të financës së komunës është vrarë me një plumb pas koke. Arsyeja e vrasjes është e pakuptueshme dhe viktima, e cila kishte vizituar Enin në ishullin e shpirtrave pak para vdekjes, duket se është një burrë që fsheh mijëra sekrete. Duke sfiduar një mur të fortë heshtjeje, policia e Tanumit rrëmon në të shkuarën e tij dhe gjen një lidhje me një shoqatë mbështetjeje për gratë e keqtrajtuara. Një pistë që do ta shpjerë Patrikun të nxjerrë në dritë botët e dërrmuara të njerëzve të cilëve fjala "shtëpi" iu ngjall vetëm kujtime plagësh të pambyllura, hije dobësish që mund të gjejnë forcën për t'u arratisur nga dhimbja që helmon çdo emocion, vetëm tek dashuria për një fëmijë .
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Samanta Koferi, një avokate e re dhe premtuese, bashkëpunëtore prej tre vjetësh e studios më të madhe ligjore të Nju Jorkut, ka përpara një karrierë të shkëlqyer, ose të paktën kështu beson. Por është viti 2008 dhe me shpërthimin e krizës financiare, pasojat e së cilës janë shumë të njohura në mbarë botën, shumë profesionistë mbeten pa punë. Institucionet bankare, fondet spekulative dhe studiot e mëdha ligjore zvogëlojnë në mënyrë drastike shpenzimet dhe personelin. E kështu, dy javë pas kolapsit të Lehman Brothers, Samanta mbetet pa punë, me të ardhme të pasigurt. Megjithatë, ajo është ndër të paktit njerëz të cilëve u jepet mundësia për të punuar falas për një vit në një studio të vogël ndihme ligjore në Bredi, një qytezë e humbur me 2 200 shpirtra mbi malet Apalashe, në pritje të mbërritjes së kohëve më të mira. Është një ndryshim rrënjësor. Samanta gjendet sakaq në një botë tjetër dhe, falë të pamposhturës Mati Uajati, drejtueses së Zyrës Malore të Ndihmës Ligjore, dhe nipit të saj joshës e misterioz, avokatit Donovan Grei, e kupton menjëherë se çfarë do të thotë të përballesh me klientë dhe probleme të vërteta. Mbi të gjitha i duhet të përballet me biznesin e turbullt dhe të rrezikshëm të industrisë së qymyrgurit, burimit të mirëfilltë të të ardhurave të vendit. Është një botë ku ligjet nuk respektohen, dhuna është gjithmonë rrotull dhe vetë toka kërcënohet. Sepse në Bredi ka disa të fshehta që duhet të kishin qëndruar përherë të groposura. Në këtë thriller të ri ligjor emocionues, John Grisham përshkruan prapavijën e paskrupullt të Big Coal-it dhe rrezikun e vazhdueshëm të cilit i nënshtrohen jetët e atyre që punojnë atje dhe i gjithë ekosistemi, duke rrëfyer historinë e një gruaje të re e të guximshme, e para protagoniste femër që nga kohët e "Raportit Pelikan".
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Në një zonë të thellë që shtrihet në kodrinat e harlisura të Kentit në Angli, ndodhet fshati i pensionistëve, Kjupërs Çejsi. Një herë në javë, katër miq në këtë fshat, Elizabeta, Xhojsi, Ibrahimi dhe Roni - Klubi i të Enjteve për Vrasjet - takohen për të hetuar vrasje të vjetra, ende të pazbardhura. Secili prej tyre jep ndihmesë me diçka, por që të gjithë i bashkon vendosmëria për t'i shkuar deri në fund një krimi të dhunshëm, që dikur e ka kapur në befasi policinë dhe i ka dhënë mundësinë dikujt t'ia hidhte pa u lagur. Kur Toni Karëni, një ndërtues vendas, me një të shkuar të dyshimtë, gjendet i goditur për vdekje me një çomange, detektivët e moshuar e shohin veten të mbërthyer në çështjen e tyre të parë, me "një kufomë të vërtetë dhe një vrasës të vërtetë diku aty jashtë". Hetimet e tyre nxjerrin në pah një numër të dyshuarish, që përfshijnë një ndërtues polak rival, një prift të dështuar, djalin e Ronit, boksier, si dhe ish partnerin e biznesit të Karënit, zhvilluesin e dyshimtë dhe dredharak të pronave, Jan Ventamin. Por më pas edhe Ventami shembet i vdekur përpara një turme të madhe banorësh të Kjupërs Çejsit. Pasi e konfirmon se bëhet fjalë për një akt kriminal, "banda e vogël" e gjen veten duke gjurmuar dy vrasës, por edhe duke vrarë mendjen nëse dikush mund të fshihet brenda komunitetit të tyre.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
“Në romanin "Memento mori", shkrimtari Doros Antoniadis shpleks lëmshin e një historie që të rrëmben. Me dialogë të gjallë, me një shkrim plot tension dhe dramacitet, romani "Memento mori" ia del mbanë që të ndezë interesin e lexuesit qysh në rreshtin e parë dhe ta çojë drejt labirinteve matematikore dhe në magjinë e zbërthimit dhe çkodifikimit të enigmave. Një triller policesk me sfond Greqinë moderne dhe me protagonistë figura të njohura që të bindin për qëllimet e tyre dhe në të njëjtën kohë të lënë pa fjalë me anët e errëta të personalitetit të tyre.” -Kelli Kritikou
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Pas një nate pasioni, Enkelejda Borshi zhduket. Në kërkim të së vërtetës, i fejuari i saj italian, Emanuele D, përplaset me një mur të pakapërcyeshëm të një bote të panjohur. A do ta zbulojë vallë enigmën e zhdukjes së saj? Kalvari i një vajze me një det ëndrrash për të ardhmen, e cila beson marrëzisht tek dashuria. Një , mjedis sa real, aq edhe absurd, ku ndërthurren e shkuara me të tashmen... Cili do të jetë fundi i dashurisë së tyre? * * * ...U ngrit nga shtrati për t'u afruar te dritarja dhe kujtoi me imtësi të gjitha detajet e ngjarjes. Ishte ende natë. Dritarja e viktimës, që në pamje të parë dukej e përhumbur, merrte frymë me zor. U tërhoq me mendimin se gjumi atje duhej të ishte vrarë, por u kthye përsëri. Shqoi një hije, pikërisht në katin ku ndodhej apartamenti i Katerinës. U përqendrua për të dalluar më mirë. Dikush, prej derës së Katerinës filloi të ngjitej një kat më sipër. Ndiqte me kureshtje ngjitjen e njeriut-hije. Në katin e fundit ai nuk u ndal, por vazhdoi për të dalë në tarracë. Sfondi i qiellit, megjithëse ende i errët, kishte një rrezatim shpirtdhënës që i jepte mundësinë ta dallonte më mirë. Në dorën e djathtë silueta mbante diçka që peshonte, më pas e mbështeti, u përkul mbi të dhe me qetësi e ngriti me të dyja duart mbi kokë. E mbajti për disa sekonda ashtu, pastaj e lëshoi. U afrua tek buza e tarracës, për të ndenjur fare pak. Një shkëndijë, që duhej të ishte një çakmak dhe... gjithë trupi shpërtheu në flakë.Vetëm atëherë Enkelejda e njohu atë pishtar të gjallë. Ishte Katerina. Nuk arriti as të hapë dritaren, kur grumbulli i zjarrtë fluturoi për t'u lëshuar vrik mbi asfalt. Shpresoi se në çastin e sprasëm do të zgjatej një dorë për ta pritur, ashtu si ata pishtarë te natës së saj të fundit në Milano. Lëmshi njerëzor i mbështjellë prej flakëve u përplas me një zhurmë të mbytur mbi asfalt, ku vazhdoi të digjej në heshtje. Nga goja e Katerinës nuk kishte dalë qoftë një klithmë, fjalë apo rënkim. Era e mishit të djegur ngjitej lart së bashku me tymin, si të çlironte shpirtin e saj prej vuajtjeve të pafundme tokësore... Do ta kujtonte përgjithmonë atë si "nata e Katerinës".
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Zërat e natës është pjesa e tretë e trilogjisë që nis me romanin Aromat e vjeshtës dhe vazhdon me Vals në shkretëtirë. Edhe në këtë pjesë të fundit, në qendër është personazhi tashmë i njohur i një gazetari dhe shkrimtari, i cili shpesh gjendet në vende e në kohë të gabuar, por që me zhvillimin e ngjarjeve edhe në dy pjesët e tjera, tashmë kjo nuk përbën më rastësi. Ndërsa tek Aromat e vjeshtës, heroi gjendet para të papriturave apo bëhet pre e thashethemeve dhe intrigave meskine, te Vals në shkretëtirë, ai bie në rrjetën e grupeve kriminale, të cilët kërkojnë të përfitojnë prej tij, duke i bërë shantazh dhe duke e futur në rrugë pa krye. Te Vals në shkretëtirë trajtohet gjithashtu tema e korrupsionit në kupolën e policisë dhe lidhjet e segmenteve të caktuara të saj me krimin. Edhe pjesa e tretë e trilogjisë, e titulluar Zërat e natës, është një triller, por këtu autori i kthehet së kaluarës, ku e ka origjinën edhe krimi i ndodhur në fillim të librit. Një triller psikologjik e social, i cili, me zhvillimin e ngjarjeve, formësohet si një triller politik, ku hijet e së shkuarës shfaqen me gjithë brutalitetin dhe egërsinë e tyre. Heroi i romanit, Franc Kraja, lufton për të vërtetën, nisur nga humanizmi por edhe nga ndjenjat e hershme që ushqen për Janën.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Tre shokë, Dilani, Sofia dhe Kuini, vendosin të marrin pjesë në Lojën e Frikës, në pyll, për t'u përballur me frikërat e tyre më të mëdha. Çdo pjesëmarrës, kur regjistrohet, duhet të rrëfejë se nga çfarë tmerrohet më shumë. Aktorët do ta inskenojnë këtë duke bërë që të gjithë ta jetojnë deri në fund. Mirëpo, fëmijët nuk e dinë se në pyll gjendet edhe një vrasës dhe se njëri prej tyre nuk do t'i mbijetojë Natës së Frikës. Historia rrëfehet nga disa zëra. Në qendër të ngjarjes është Dilani, i cili i është besuar për kujdes familjes së shokut të tij të shkollës, Kuinit. Sofia e Kuini nuk dinë asgjë se cila është historia e jetës së Dilanit dhe se sa tragjike është ajo. Sofia e padjallëzuar, fillon të hetojë për të, pasi do që t'i bëjë Dilanit një surprizë për ditëlindje: një album me foto nga shtëpia e tij, ku jetonte më parë, dhe kujtime të tjera. Kur Sofia shkon në shtëpinë e Dilanit, pasi bind fqinjën që e lejon të hyjë, ajo gjen një foto. Në fakt, është një foto e vëllait të madh të Dilanit, i larguar më parë nga shtëpia. Duke parë Dilanin të shqetësuar çdo natë nga makthe dhe të mbyllur në vetvete, Kuini i propozon që të marrin pjesë, së bashku me Sofinë, në Lojën e Frikës. Por, pikërisht vëllai i Dilanit është një nga djemtë e punësuar për të trembur lojtarët dhe kur ngjarjet komplikohen, aq sa situata del jashtë kontrolli, loja nuk do të jetë më thjesht një lojë, dhe do të shndërrohet një kurth...
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Me rrugëtimin e një shkrimtari drejt një destinacioni ku do të jetë dëshmitar ngjarjesh të çuditshme fillon përmbledhja e plotë e prozës së shkurtër të Antonio Munoz Molina-s... Tek Asgjë e jashtëzakonshme zbulohet një Antonio Munoz Molina zbavitës, vetëkritik dhe i pazakontë. Një humor i mprehtë kullon përmes këtyre tregimeve tmerri, dashurie dhe vdekjeje, në të cilat shfaqja e papritur e skenave në stilin më të pastër të zhanrit fantastik ngërthen vetinë e mbajtjes pezull, të magjepsjes së lexuesit dhe të shumëfishimit të leximeve të rrëfimit.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Teksa vala e të nxehtit ka mbërthyer Stokholmin, disa gra gjenden të vrara brutalisht dhe Departamenti i Hetimit Kriminal është larg zbulimit të së vërtetës. Vrasjet kanë karakteristikat e Eduard Hindes, vrasësit serial të burgosur pesëmbëdhjetë vjet më parë, nga psikologu profilizues Sebastian Bergman. Sebastiani kërkon dëshpërimisht të vërë rregull në jetën e tij kaotike. Zbulimi se është babai i një vajze, Vanjës, mund të jetë çelësi i qëndrueshmërisë së shumëdëshiruar. Por, a duhet t'ia tregojë të vërtetën dhe të rrezikojë shkatërrimin e jetës dhe të karrierës së saj? Pas përpjekjesh energjike, me t'u bërë pjesë e hetimit, Sebastiani mëson se vrasjet janë të lidhura me të dhe askush pranë tij nuk është më i sigurt. Përfshirë edhe Vanjën. Michael Hjorth është një nga producentët më të famshëm në Suedi në fushën e televizionit dhe të filmave. Ai është gjithashtu skenarist i njohur, i cili ka shkruar disa nga episodet e serialit "Wallander" të Hening Mankell-it. Hans Rosenfeldt ka drejtuar disa shfaqje në radio dhe televizion. Është skenaristi më i njohur në Suedi, si dhe autori i serialit "The Bridge", i cili transmetohet në më shumë se 170 vende të botës "Njeriu që nuk ishte vrasës" është libri i parë nga Hjorth dhe Rosenfeldt botuar në shqip nga Botimet Dudaj.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Nje triller, në të cilin mund ta gjejë veten gjithkush. Një histori e gjallë dhe drithëruese për rolin e paçmueshëm të mëmësisë... Një, dy, tre... Një lojë symbyllazi me vajzën do të kthehet në makthin më të keq për një prind. Ela, vogëlushja e shkathët dhe e zgjuar zhduket pa lënë gjurmë. Policia, media dhe familja kujtojnë se e dinë kush mund ta ketë rrëmbyer, por po sikur krimineli i vërtetë të mos jetë një i huaj? Po sikur ai të jetë i bindur se po bën gjënë e duhur me vogëlushen? Dhe, mbi të gjitha, po sikur vajza të mos gjendet më?
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Kërkohen gra të moshave 18 deri në 32 vjeçe, për të marrë pjesë në një studim për etikën dhe moralin, nën drejtimin e një studioje pararojë në fushën e psikiatrisë, në qytetin e Nju Jorkut. Shpërblim i kënaqshëm, anonimat i garantuar. Xhesika Farris, një grimiere e varfër, ofrohet të marrë pjesë në një studim të drejtuar nga dr. Shillds, psikiatre në Universitetin e Nju Jorkut. Më shumë se çdo gjë i intereson pagesa "e majme" e ndoshta edhe drithërima e diçkaje të re. Jeta e saj është e mbushur me bredhjet nëpër Manhatan për të trukuar studente për netët e tërbuara, apo me mbrëmjet e saj të heshtura në shoqërinë e qenit. Kur vë këmbë në sallën 214, me një kompjuter të ndezur, ku lexohet: Mirë se erdhe, subjekti 52, diçka i thotë se mbase është treguar shumë e nxituar. Sinqeritet absolut: a do të jetë e zonja? Do të ishit e aftë të gënjenit, pa pasur ndjenja faji? Keni lënduar ndonjëherë keqazi dikë që e doni fort? Do t'i lexonit mesazhet e burrit ose shokut tuaj? Dalëngadalë, pyetjet e dr. Shillds bëhen përherë e më këmbëngulëse, shumë personale e të rrezikshme. Duket sikur ka kuptuar gjithçka për Xhesikën: çfarë mendon ajo, çfarë fsheh. Dhe kur i kërkon të kalojë nga salla 214 në botën reale, për të tashmë është shumë vonë për t’u tërhequr nga loja.
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Befasues, drithërues, i mrekullueshëm, mahnitës - Gillian Flynn Ana Foks jeton e vetme në shtëpinë e saj në Nju jork, pa guxuar të hedhë këmbën jashtë saj. Ajo e kalon ditën duke pirë verë (ndoshta duke e tepruar pak), duke parë filma të vjetër, duke kujtuar kohët e vjetra dhe... duke spiunuar fqinjët... Derisa në shtëpinë përballë shpërngulet familja Rasëll, e përbërë nga nëna, babai dhe djali i tyre adoleshent. Një familje e përsosur! Por një mbrëmje, kur Ana pikas diçka të pazakontë nga dritarja, të cilën nuk duhej ta kishte dëshmuar, bota e saj nis të shembet dhe sekretet e errëta dalin në sipërfaqe. Çfarë është e vërtetë? Çfarë është fryt i imagjinatës? Kush është në rrezik? Në këtë triller diabolik, askush dhe asgjë nuk është ashtu si duket. “Një libër që nuk e lëshova nga dora deri në fund”- Stephen King
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Londër, viti 1926: gruaja shtatzënë e Henri Tuistit largohet nga shtëpia për të takuar një mikeshë. Rrugës, tragjikisht përfshihet në një aksident që i sjell vdekjen e menjëhershme, megjithëse për mrekulli, fëmija i saj mbijeton. Henri mbetet fillikat përveç foshnjës së vogël–një baba beqar në një botë ku të tillë baballarë janë shumë të rrallë. I terrorizuar nga një frikë paralizuese se dikush mund t’ia rrëmbejë atë, ai nxiton ta strehojë vogëlushen e porsalindur në shtëpi. I sfilitur nga faji dhe frika, përpiqet të qëndrojë larg syve kureshtarë të botës. Por një mbrëmje, një njeri i pazakontë, hije, i drejtohet Henrit me emër. Burri thotë që ka humbur kujtesën, por e vetmja gjë që mban mend është se e quajnë Xhek. Henri e gjen veten të dyzuar mes frikës, por edhe mes një tërheqje të pazakontë ndaj Xhekut, dhe sa më shumë kohë kalojnë së bashku, aq më shumë Henri e ndien që ky burrë i sjell një lloj jehone të gruas së tij të vdekur. Mënyra si sillet, gjërat që ai thotë... Kështu Henri pyet veten, mos është rikthyer gruaja e tij? A është Xheku thjesht pjellë e fantazisë së tij, pasojë e dëshpërimit? Apo mos ka rënë pre e një batakçiu të regjur? Kush e ka dërguar atë në të vërtetë? “Me ndjeshmëri të madhe dhe përkundër sfondit të pasur të viteve 1920 në Londër, Rebecca F. John na tërheq në intimitetin e një rrethi të ngushtë miqsh, të çekuilibruar pas vdekjes së papritur të Rubi Tuistit. Libri eksploron se si, në një përpjekje për të gjetur ngushëllim, pikëllimi na bën të brishtë duke lejuar të sodisim ato mundësi që deri pak më parë ishin të pakonceptueshme. Në zemër të këtij romani ka mistere që janë çuditërisht imponuese, ndërsa psikologjitë e personazheve tërhiqen aq bukur, saqë në fund të librit u ndjeva e përndjekur nga largimi i tyre. I qetë, prekës dhe i garantuar për të lënë një përshtypje të mirë, “Përndjekja e Henri Tuistit” është një libër magjepsës, një perlë që duhet lexuar.” – Clare Wigfall “Proza e Rebecca F. John-it është e gjallë dhe tejçon një vrojtim inteligjent. – Sarla Langdon, Swansea Bay
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Vite më parë, një grua e re është zhdukur në pyllin pranë një resorti malor. Vite më vonë, një grua e re përndiqet nga një e vërtetë e fshehur. Ngjarjet reale e sureale zhvillohen brenda një kohe të shkurtër duke kthyer përmbys jetën e disa personazheve. Makthe pafund, frikë, dyshime që lidhin të tashmen me të shkuartën... Rimishërimi egziston? Po hakmarrja e përtejme? Të gjitha këto i gjeni brenda novelës Nightmares (makthe).
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
NJË MARRËDHËNIE E NDËRLIKUAR NUSE-VJEHËRR, QË DO TË PËRFUNDOJË... ME NJË VDEKJE Që në çastin e parë kur u njoh me vjehrrën, Lusi e kuptoi se nuk ishte nusja që ajo kishte ëndërruar për djalin e saj “të përsosur". E sjellshme, miqësore dhe gjithmonë bujare, Dajana gjithashtu mban distance nga nusja e djalit, me gjithë përpjekjet e saj të vazhdueshme per t'ia fituar zemrën. Një gur themeli në shoqërine amerikane, ndihmëse e vajzave dhe grave refugjate dhe një grua e dashuruar marrëzisht me të shoqin edhe pas disa dekadash martese, askush nuk mund të thotë një fjalë të keqe për Dajanen, përveç Lusit. E gjitha kjo, deri para pesë vjetësh. Tani, Dajana ka vdekur dhe pranë trupit të saj është gjetur një letër, ku thuhet se ajo donte t'i jepte fund jetës, sepse, tekefundit, kanceri po ia merrte atë dalëngadalë. Vetëm se autopsia nuk gjen asnjë gjurmë kanceri në trupin e saj. Kush mund ta donte vdekjen e Dajanës? Pse e kishte ndryshuar ajo testamentin vetëm pak kohë para vdekjes?
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
I mbërrin një tufë me karafila të bardhë dhe një zarf me një pusullë. Për të kushedisatën herë... Kristian Taideli, shumë i ngarkuar me përgatitjet për të promovuar romanin e tij të parë, njeh në pusullën e bardhë që i ka ardhur pikërisht para një takimi me lexuesit, të njëjtën kaligrafi të kuruar që e përndjek prej mëse një viti dhe e humb toruan. I tregon Erika Falkut, këshilltares së tij të çmuar gjatë shkruarjes së romanit, për letrat anonime që ka marrë prej kohësh. Një i panjohur e kërcënon me vdekje dhe rreziku duket përherë e më afër. Ndërsa nga akulli përgjatë bregut peshkohet trupi i një miku të vjetër të Kristianit, i zhdukur në mënyrë misterioze tre muaj më parë, inspektori Patrik Hedstrom bindet që mes dy episodeve ka një lidhje dhe nis të hetojë. Ndërkohë Erika, në pritje të mundimshme të binjakëve, vendos të ndjekë një pistë krejt të sajën. Kush më mirë se ajo e njeh psikologjinë e një shkrimtari? E di mirë që, kur shkruan ndodh përherë që në ngjarjen e romanit të fuse diçka nga jeta e vet, E tashmja e Fjelbakës kapërthen tanimë drama të së shkuarës së largët, një zinxhir të tymtë shkak-pasojash që na kthen pas ndër vite, duke na berë të kuptojmë që sekretet nuk mund të varrosen përjetë dhe e shkuara kthehet për të na tronditur nga fillimi.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
I ngatërruar, i akullt dhe i zjarrtë njëkohësisht, Gruaja midis nesh, shkruar nga Greer Hendricks dhe Sarah Pekkanen eksploron ndërlikimet e fshehta të një martese të lakmueshme dhe të vërtetat e rrezikshme, që ne i shpërfillim në emër të dashurisë. Kjo është historia e një ish-bashkëshorteje xheloze, e brejtur nga ankthi për gruan që i ka zënë vendin. Por është edhe ajo e vajzës që pret të martohet me burrin e ëndrrave të saj, e përkundur në shpresat e një nuseje të re. Pra, është historia e një trekëndëshi ku është e vështirë ta kuptosh cilit t'i zësh besë. Një histori dashurie dhe urrejtjeje, joshjeje dhe frike, tradhtie dhe lojërash pushteti, ku, njëlloj si në realitet, asgjë nuk është ashtu siç duket, sepse s'mund të ketë dashuri pa sekrete. Ka vetëm thërrime të vërtete pas gënjeshtrave. Apo gënjeshtra të vogla që, të mbledhura tok, bëjnë një të vërtetë. Një thriller me një mijë fytyra, që do t'ju mbajë të gozhduar me befasitë e tij.
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Në rutinën plot zhurmë e rrëmujë të Manhatanit, spikaste sjellja e dashur e një mjeku autopsie që shëtiste me një tufë trëndafilash të bardhë në dorë. Por këto lule nuk mund ti nuhaste kushdo. Ata marrës fatlumë do të kishin bekimin e përjetësisë dhe mallkimin që, me sy hapur, të shihnin se çfarë fshihej pas buzëqeshjes së ëmbël të doktorit. Një skulptor dinak, një baba i dhimbshur, një koleg besnik, një vrasës gjakftohtë, një mjek me reputacion, të gjitha bashkë shkrirë në një gjak, në një frymë, në një palcë tejet të ligë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
NJË NOIR TRALLISËS QË I MBAN LEXUESIT TË MBËRTHYER PAS LIBRIT DERI NË FAQEN E FUNDIT, NUK KE NGA IA MBAN. Osloja është e shtrënguar në daren e një prej verave më përvëluese që mbahet mend në histori. Në një apartament të qendrës një grua e re dergjet e vdekur, në një pellg gjaku. Një gisht i është prerë nga dora e majtë dhe brenda qepallave i është fshehur një diamant i vockël pesëcepësh, ylli i djallit. Po atë çast, në një tjetër pikë të qytetit, Herri Holi dergjet në apartamentin e tij krejt i dehur. Gjithsesi, është pikërisht shefi i policisë, Bjarne Molleri, që e detyron të dalë nga izolimi ku e ka futur veten. Nuk ka shume personel në dispozicion, por, mbi të gjitha, dëshiron t'i japë Holit një mundësi të fundit. "Tani për tani, autori norvegjez i krimit. Madje, tani për tani, autori krimit dhe pikë." THE NEW YORK TIMES BOOKS REVIEW JO NESBØ ka shitur 30 milionë kopje të librave të tij në mbarë botën. Ndër këto përmendim: Lakuriqi i natës, Furrtaret, Gushëkuqi, Hakmarrja, YIli i djallit, Leopardi. Fantazma, Policia, Etje - të gjithë pjesë e serisë tejet fatlume me protagonist detektivin Herri Hol dhe thrillerat Gjuetari i kokave, Gjak dhe dëborë, Dielli i mesnatës.
Çmimi: 1200 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania