titleToAlt
Ky libër analizon morfologjinë e krimit në shoqërinë shqiptare dhe njëherësh vërteton tezën sociale, që njeriu bëhet kriminel ose vetëvritet, pikërisht në momentin kur humbet "busullën e kontrollit". Kjo sjell vakum mental, më saktësisht një shkretëtirë mendore tërësisht individuale, e cila bëhet terren i favorshëm për kristalizimin e orientimit kriminal të sjelljes. Krimi, vrasjet, vetëvrasjet e kanë vënë shoqërinë shqiptare, njeriun normal, qytetarin e arsyeshëm, individin urban përballë dilemës: A mund të jetohet normalisht në një "shoqëri të kriminalizuar", në të cilën krimi dhe vetëvrasjet janë bërë si "buka e përditshme"? Ku duhet të jetojmë? Në një shoqëri që funksionon normalisht, apo në një shoqëri që vazhdon të pësojë metamorfozë regresive duke u transformuar paradoksalisht gati në "kopësht zoologjik" apo "spital psikiatrik"?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Ky libër më ka mahnitur." Adam Grant, autori i librit shumë të shitur Origjinalët. Një ish-negociator pengjesh i FBI-së na sjell një qasje të re mbi negocimin, të sprovuar në terren dhe efektive në çdo situatë. Pas detyrës së policimit të përditshëm në rrugët e ashpra të Kansas City-t, Missouri-t, Chris Voss hyri në FBI, ku karriera e tij si negociator pengjesh e përballi me grabitës bankash, krerë bandash dhe terroristë. Libri Të fitosh në çdo negociatë ju fut brenda botës së tij të negociatave të nivelit të lartë, duke përshfaqur nëntë parime themelore që e ndihmuan Voss-in dhe kolegët e tij t'ia dilnin mbanë pikërisht kur kjo kishte më shumë rëndësi: kur Luhej me jetët e njerëzve. Bazuar në përvojat e jetës reale të një profesionisti inteligjent, ndër më të mirët në këtë lëmë, Të fitosh në çdo negociatë do t'ju japë mprehtësinë konkurruese në çdo diskutim. "Një libër i mbushur me njohuri që zbatohen në negociatat e përditshme." Business Insider "Chris Voss ka pak të ngjashëm kur bëhet fjalë për negociatat e nivelit të lartë. Qoftë nëse bëhet fjalë për sipërmarrjen apo për jetën tuaj vetjake, teknikat e tij bëjnë punë." Joe Navarro, ish-agjent special i FBI-së dhe autori i librit të famshëm E shoh çfarë po mendon
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
"Jordan Peterson-i është mendimtari kanadez më i rëndësishëm dhe më ndikues qysh prej Marshall McLuhan-it. Fama dhe ndikimi i tij ndërkombëtar vijojnë të rriten eksponencialisht. Sinteza e guximshme ndërdisiplinore e Peterson-it që rrok psikologjinë, antropologjinë, shkencat politike dhe religjionin krahasues po mpiks gjedhen e një universiteti të vërtetë humanist të së ardhmes". CAMILLE PAGLIA "12 rregulla për jetën e Jordan Peterson-it qëllon bash në shenjë - prej shtjellimit të shkallares së thellë-ndërkallur hierarkike që na motivon vendimmarrjen, te ngritja e pyetjeve sa të nevojshme, por edhe ndonjëherë politikisht jopopullore për jetën, e deri te parashtrimi i mënyrave që ta mbrothësojnë. Sikur kaq të mos mjaftonte, njëzet faqet e para të vizatojnë një përmbledhje të tillë të psikologjise evolucionare që të lë pa frymë". HOwARD BLOOM, AUTOR I 'PARIMIT TË LUCIFERIT "I prerë, por i dhembshur... Peterson-i flet ashtu sikurse gjithnjë do të kisha dashur që im atë ta bënte... Ai është njeriu i duhur në kohën e duhur, dikush që mund t'u dëftojë të rinjve se pastrimi i dhomës ka rëndësi kozmike dhe se vendosja e rregullit të sadopaktë përmbi kaosin i bën mirë shpirtit, gjë që ndërsjellazi i bën mirë botës".- National Review
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Sistemi revolucionar i përmirësimit 1 përqind çdo ditë. Njerëzit mendojnë se kur synon ta ndryshosh jetën tënde, duhet të mendosh në përmasa të mëdha. Por eksperti me famë shprehive James Clear ka zbuluar një tjetër mënyrë. Ai e di fort mirë se ndryshimet e mirëfillta vijnë nga efekti i përgjithshëm i qindra vendimeve të vogla - kur bëjmë dy pompa në ditë, kur zgjohemi pesë minuta më herët, ose kur thjesht lexojmë një faqe libri më shumë. Ai i quan këto shprehi atomike. Në këtë libër novator, Clear-i na tregon pikërisht për mënyrën se si këto ndryshime tejet të vogla mund të shndërrohen në rezultate të tilla që rfa e ndryshojnë jetën. Ai shpërfaq një grusht dredhish të thjeshta jetësore (artin e harruar të Mbivendosjes së Shprehive, fuqinë e papritur të Rregullit të Dy Minutave, ose dredhinë e hyrjes në Zonër e Kaçurrelaverdhës), duke u kredhur gjithashtu në psikologjinë dhe neuroshkencën më të përparuar për të shpjeguar rëndësinë e tyre. Përgjatë këtij rrugëtimi, ai na tregon histori frymëzuese të fituesve të medaljeve të arta olimpike, shefave të shquar ekzekutivë dhe shkencëtarëve të famshëm, të cilët e kanë përdorur shkencën e shprehive të vogla për të qenë produktivë, të motivuar dhe të lumtur. Këto ndryshime të vogla kanë një efekt transformues për karrierën tuaj, marrëdhëniet tuaja dhe jetën tuaj. "Ky libër tepër gjithpërfshirës dhe ndërveprues është pikërisht udhëzuesi që ju nevojitet për t'i thyer rutinat e këqija duke krijuar të mira syresh." -Adam Grant, autori i librit "Origjinalët" "Një nga librat e mi më të preferuar të të gjitha kohërave." Arianna Huffington, Themeluese e "Huffinton Post" dhe themeluese e drejtuese e "Thrive Global"
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
NDRYSHIMET E VOGLA MUND TË BËJNË NJË DALLIM MADHOR PËR FUQITË TUAJA BINDËSE Cilën fjalë mund të filloni të përdorni sot për ta shtuar me mbi 50 për qind mundësinë që njerëzit t'ju thonë 'po'? Në situata konkurruese si për shembull prezantimi i biznesit tuaj apo një intervistë pune, ka më shumë gjasë të dilni me sukses nëse shkoni i pari apo i fundit? Përse njerëzit zgjedhin një Mercedes pasi kanë listuar arsyet përse preferojnë një BMW? Dhe a duken vërtet më të bardhë dhëmbët tuaj nëse përdorni pastë dhëmbësh të prodhuar nga një kompani që dhuron për bamirësi? Ju do të dëshironit që kolegët të bien dakord me ju, që fëmijët të bëjnë detyrat e shkollës, që shefi juaj të shohë potencialin tuaj të vërtetë dhe që komshinjtë të mos hedhin më mbeturina. Por si mund t'i arrini këto synime? Duke mësuar shkencën sekrete të bindjes. Bazuar në mbi 70 vite studime të psikologjisë së bindjes dhe i shkruar nga një skuadër shkencëtarësh të bindjes që njihet botërisht e që librat e të cilëve kanë shitur mbi 4 milion kopje, Po! përmban me dhjetëra këshilla të cilat nuk do të doni t'i humbisni - dhe secila prej tyre është e vërtetuar shkencërisht që do t'jua shtojë fuqitë bindëse. Qoftë nëse dëshironi që dikush t'ju ngrejë në detyrë, të pijë ilaçet, të ulë sasinë e karbonit që çliron në atmosferë, madje dhe të votojë për ju, Po! ju tregon se si ndryshimet e vogla në qasjen tuaj mund të kenë një efekt të ndjeshëm dhe të menjëhershëm në suksesin tuaj.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Beteja me Covid-19 nuk dihet sa e gjatë do të jetë. Kjo situatë kërkon si shoqeri, të zgjerojmë më shumë "kufijtë" e arsyes sociale, dhe të ndërgjegjësohemi komunitarisht për rrezikun. Asgjë nuk do të jetë ashtu si ka qënë më parë. Gjërat do të ndryshojnë me ritme të ndryshme. Disa me shpejtësi të madhe, me ndryshime thelbësore e të menjëhershme, ca të tjera me gradualitet dhe ritme më të ngadalta.Por një gjë është e sigurt. Covid-19 besoj se do jetë "gur caku", që do shënojë piketa të reja të orientimit social, ndryshimeve që do të ndodhin në tipologjinë e jetës. Mbase deri në nivelin, që mund të shërbejësi "vijë ndarje" e mënyrave të sjelljeve të sotme, nga ato që do të duhen dhe janë të dobishme për tëardhmen. Ajo që kam dashur të evidentoj në këtë libër, është ideja se në shoqërinë shqiptare të "kohës post-pandemike", edhe pse shoqëri rezistente, me "taban të fortë" tradicional, inerci sociale, qëndresë tënjohur ndaj ndryshimeve, duket se pandemia e ka vënë në lëvizje të përshpejtuar "trenin e ndryshimeve"sociale. Ai ka filluar të dalë nga "stacioni i vjetër".Pandemia do të kalojë, edhe pse jo pa dëme e pasoja, por ajo kurrë nuk e ka forcën që ta çojë njeriun dheshoqërinë drejt "hiçit" apo vdekjes. Është e pamundur që "mosqenia" të fitojë" ndaj njeriut, jetës dhe qytetërimit!..."
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Në këtë udhërrëfyes motivues e tepër zbavitës, autorja bestseller #1 sipas gazetës New York Times dhe trajnerja e suksesshme që udhëton nëpër gjithë botën, Jen Sincero, na ofron 27 kapituj plot me histori frymëzuese dhe të hareshme, këshilla të urta, ushtrime të thjeshta dhe, aty-këtu, ndonjë sharje. Nëse je gati të bësh disa ndryshime serioze me jetën tënde, libri "Ti je vërtet i fortë" do të të vijë në ndihmë. Përmes tij do të identifikosh dhe ndryshosh besimet dhe sjelljet sabotuese që nuk të lejojnë të arrish atë që dëshiron, do të kapërcesh frikërat, me qëllim përballjen me rreziqe të mëdha emocionuese, do të gjesh si të fitosh më shumë para, do të mësosh si të duash veten dhe të tjerët, do të përcaktosh objektiva dhe do t'i arrish ato. Në thelb, ky libër të tregon si të krijosh jetën që e ke dashur gjithmonë me të vërtetë dhe si ta krijosh duke nisur nga tani. KUR TA KESH PËRFUNDUAR SË LEXUARI LIBRIN "Tl JE VËRTET I FORTË", DO TË KUPTOSH PSE JE Al QË JE, Sl TA DUASH ATË QË NUK E NDRYSHON DOT, Sl TA NDRYSHOSH ATË QË NUK E DO DHE Sl TA PËRDORËSH FORCËN PËR TË MPOSHTUR PENGESAT E BRENDSHME E TË JASHTME.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Lindur e rritur në Tiranë dhe e edukuar me dëshirën dhe dashurinë për jetën. Ka kryer studimet e larta për Ekonomi dhe Politika të Zhvillimit Rural dhe Studime Pasuniversitare Master në Ekonomi dhe Politika, pranë Fakultetit të Agrobiznesit "UBT", Tiranë. Rruga drejt njohjes së vetvetes shënoi një kthesë në jetën e saj. "Libri erdhi në jetë si një domosdoshmëri e qenësishme për të shprehur me fjalë ato që unë kërkoj në thellësinë e shpirtit tim. Dhe si një kërkesë nga lexuesit e librit tim të parë: "HAPAT DREJT VETVETES", me dëshirën për të qenë të parët që do të lexojnë këtë libër. Mirënjohëse! E shtyrë nga dashuria dhe domosdoshmëria për të ndarë qartësime të miat dhe njohuri nga përvoja ime drejt njohjes së vetvetes, për të ndikuar tek cilido që kërkon një rritje shpirtërore, atë të kthimit në vetvete." Pjesëmarrëse në aktivitete të ndryshme të lidhura me biznesin e saj, pjesëmarrëse në forumin e "Global Woman Business Forum" dhe Mastermind Class. E më pas anëtare e saj. Pjesëmarrëse në Programin "Inner Engineering Online" with Sadhguru, një mistik e vizionar indian. Një master I vetërealizuar. Krijuese e "Yoga and Meditation Centre" Shpirt i lirë. Motivuese dhe Trajnere shpirtërore. Krijuese e Programit "Seanca Vetëdijësimi me Elonën". “Në çdo moment ti zgjedh cilësinë e jetës që dëshiron Zgjedh të jetosh në lumturi Apo zgjedh të bësh një jetë të mjerueshme Është e gjitha në dorën tënde. Mos ia lër fatin tënd në dorë jetës, bëhu ti zot i fatit tënd.”
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Në këtë histori interesante psikologjike dhe shoqërore, Storr u përgjigjet pyetjeve: Nga krijohet ideja e "vetvetes së përsosur"? Pse është haq ndihuese te ne kjo ide? A ka ndonjë mënyrë për të thyer magjinë e saj? Për këtë ai mbështetet në Literaturën shkencore dhe interviston ekspertë Lidhur me çështje të personalitetit njerëzor. Ai përmbledh me mjeshtri qëndrime dhe besime të "mendimit perëndimor", nga Aristoteli, Kalvini. Frojdi, Sartri, Randi dhe Xhobsi, Selfie: Uni i unit është një analizë e "vetvetes moderne", shumë ndihmues për të gjithë ata që janë të fiksuar në veçantinë e vet. Është një histori e vetvetes që nga kohërat më të hershme (kur jemi përpjekur të rrisim statusin tonë brenda fisit) deri te vetja jonë e tanishme (e uritur për risitë teknologjike). Një gjë është e sigurt: problemet që ne reflektojmë në personalitetin tonë nuk lidhen me zhvillimin e teknologjisë. Ato lidhen me qytetërimin që ne kemi ndërtuar, një kulturë që për shumë dekada ka inkurajuar te ne nivele të larta përsosmërie.
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Ardhja në shqip e një autori sistem-krijues të teorisë së psikanalizës siç është Sigmund Freud, tashmë s'përbën një tabu, por nëse deri më tash, sistemi botues shqiptar i është përkushtuar sjelljes në mënyrën sa më të përshtatshme këtyre përkthimeve, duhet përmendur se këto përshtatje janë një kontribut për gjuhën pritëse. Në këtë botim të disa leksioneve të ripunuara në formën e veprës së plotë nga Freud gjatë mërgimit të tij në Angli, pra si mendimi përfundimtar i shkencës së psikanalizës të gjeniut të shekullit XX, kemi një qasje shkencore të përkthimit nga një autor i viteve '30 si Dr. Lazër Radi, i cili në thellësinë e tij të përvojës, i diplomuar në "La Sapienza", arrin të na e japë pas Branko Merxhanit në vitet '30, pjekurinë e patrandëshme të lakueshmërisë së gjuhës shqipe, qoftë edhe në termat teorike mjekësore. Pikërisht në ardhjen e termave në shqip, Dr. Lazër Radi ka shqyrtuar e përzgjedhur fjalën me kuptimin më adekuat në riprodhimin e mendimit sintetik të Dr. Freud-it. Duke qenë një i shkolluar në Perëndim, në kulmin e famës së Freudit, Radi na sjell një aromë romane në përkthimet e tij të viteve '90, dhe atyre katedrave të rrepta ku receptoheshin së pari teoritë moderne psikanalitike të Frojdit. Vlera e librit qëndron në njohjen e gjuhës korrente të termave siç konceptoheshin asokohe në Perëndim, po edhe si nostalgji e autorit për t'i transmetuar gjeneratës së ardhme, konceptet në njëmendësi.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
A është e mundur ta gjejmë paqen e përhershme në jetën e përditshme? Si do t'ia japim mundësinë brezit të ardhshëm që ta bëjë botën një vend më të mirë? Çfarë do të thotë në të vërtetë të jesh i vetëdijshëm? Në këto relacione personale të botuara kohët e fundit, mësuesi i mirënjohur Jiddu Krishnamurti (1895-1986) shpalos edhe një herë stilin e tij mësimor të pandryshueshëm dhe urtësinë e tij të thellë teksa eksploron natyrën e përvojës së jetuar, detajet e kthimit të vëmendjes te vetvetja dhe se si të jetojmë një jetë të përmbushur. Proza e tij magjepsëse i kthen historitë e takimeve të tij reale me kërkues shpirtërorë në mbarë botën në dialogë të ngjashëm me fabulat. Kohët e vështira kërkojnë përgjigje të pastra si kristali dhe njohuritë depërtuese të Krishnamurtit do t'i frymë-zojnë, do t'i sfidojnë dhe do t'i provokojnë lexuesit që të kërkojnë brenda vetes së tyre dhe t'u qasen konflikteve dhe kërkesave të jetës me kurajë dhe gjakftohtësi. "Unë mendoj se pikëpamja e Krishnamurtit për kohën tonë është se njeriu duhet të mendojë vetë dhe jo të ndikohet nga ndonjë besim i jashtëm apo nga autoritetet shpirtërore."- Van Morrison "Ta dëgjoje Krishnamurtin ishte njëlloj si të dëgjoje nj'ë ligjëratë të Budës... një autoritet i lindur dhe tepër i fuqishëm." -Aldous Huxley
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Magjepsës .. Rrëfimi i tij është i zgjuar e me humor, dhe ashtu si vepra e Dr. Oliver Sacks, i mbushur me një humanizëm që e lejon autorin t'i paraqesë misteret e trurit brenda një konteksti më të gjerë filozofik dhe kulturor.” -Michiko Kakutani, The New York Times Ndërsa studionte një artikull mbi kampionatin amerikan të memories, Joshua Foer u ndie po aq dyshues sa ç'ishte i intriguar nga deklarata e njërit prej konkurrentëve se edhe një memorie e zakonshme si ajo e tij, "nëse do të përdorej siç duhet", mund ta fitonte këtë kampionat. Pas një viti me trajnime, ai u gjend në finalen e të njëjtit kampionat. Nën mbikëqyrjen e "atletëve mendorë", Foer mëson teknika të lashta që më parë përdoreshin nga Cicero për të fiksuar në kujtesë fjalimet e tij, dhe nga studiuesit mesjetarë për të fiksuar libra të tërë. Shëtitje në hënë me Ajnshtajnin merr nga zbulimet më të fundit, nga një histori e papritur e memories dhe nga teknika mentalistëve për të transformuar kuptimin tonë të të mbajturit mend. Përmes odisesë së tij të jashtëzakonshme, ne fitojmë një vlerësim thellë për një dhuratë të cilën të gjithë e zotërojmë, por që shpeshherë e harrojmë.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
A doni të përballeni me vetminë? Një shoqëri si jona, e cila ecën me ritme të shpejta, nuk e pranon vetminë. Të jetuarit vetëm shihet si veprim antisocial, madje për disa është diçka kërcënuese. Përse ndodh kështu, kur autonomia, liria personale dhe individualizmi vlerësohen më shumë se kurrë më parë? Kësaj pyetjeje, autorja Sara Maitland i përgjigjet nëpërmjet hulumtimit të qëndrimeve të ndryshme që ka mbajtur shoqëria njerëzore gjatë historisë. Ajo propozon eksperimente dhe strategji për të mposhtur frikën që kemi ndaj vetmisë, na ndihmon t'i praktikojmë ato pa ndjenjën e ankthit dhe na nxit të shohim sa e dobishme është vetmia për njeriun. Duke e përjetuar plotësisht përvojën e të qenit vetëm, mund të frymëzohemi për të zbuluar fuqinë tonë të brendshmë dhe të jetojmë një jetë më të pasur e më të plotë. Seria "Shkolla e jetës "përmban këta tituj: Si të përballemi me vetminë - Sara Maitland • Si të përballemi me sprovat e jetës - Christopher Hamilton Si të përmirësojmë shëndetin emocional - Oliver James • Si të përballemi me moshën - Anne Karpf .. Sara Maitland thekson se çdo qenie njerëzore ka nevoja spirituale dhe mistike, të cilat veç izolimi apo vetmia mund t'i përmbushë. The Indipendent Jetojmë në një shoqëri që e konsideron vetëvlerësimin si një provë të mirëqenies, megjithatë nuk duam të kemi një marrëdhënie të ngushtë me këta persona të admirueshëm, që bartin këtë cilësi. Ne i shohim konvencionet morale dhe sociale si pengesa të lirisë personale, por nga ana tjetër, frikësohemi kur dikush shkëputet nga turma dhe kultivon zakone "të çuditshme". Besojmë që secili ka "zërin” e vet unik dhe, para së gjithash, është krijues, por e shohim plot dyshim dhe mosbesim (në rastin më të mirë) këdo që përdor një nga metodat më të qëndrueshme të zhvillimit të aftësisë krijuese: të qenit vetmitar. Mendojmë se jemi qenie unike, të veçanta dhe e meritojmë lumturinë, por tmerrohemi nga vetmia.Pohojmë se liria personale dhe autonomia janë të drejta dhe të mira, mirëpo e konsiderojmë "të trishtuar, të çmendur ose të keq" këdo që e ushtron këtë liri në mënyrë të pavarur.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Në librin e saj "Ringjallja e erosit", Esther Perel merr në shqyrtim çështje të vështira, përballet me pengesat dhe ankthet që lindin kur kërkimi ynë për një dashuri të sigurt gjendet në konflikt me kërkimin e pasionit. Ajo na fron të eksplorojmë bashkimin paradoksal të përditshmërisë me dëshirën seksuale dhe shpjegon se ç'duhet bërë që epshi të bëhet sërish pjesë e jetës sonë. Gjatë punës së saj 20-vjeçare si terapiste, Perel-i ka trajtuar qindra çifte, të cilave u ka humbur flaka e pasionit. Ajo shpjegon që prirjet tona kulturore për barazi, solidaritet dhe dëlirësi absolute janë krejt në antitezë me dëshirën erotike që kanë të dyja palët, si burrat, si grarë. Poetika e seksit del shpesh nga kornizar e të qenit korrekte dhe nuk zbaton asnjëherë rregullat e imponuara nga shoqëria. Ajo lulëzon përmes lojërave të pushtetit, përfitimeve të padrejta dhe në hapësirën ndërmjet vetes dhe tjetrit. Seksi mund të jetë vërtet ngazëllues, lojcak, madje dhe poetik, por së pari duhet të nxjerrim nga dhoma e gjumit idealin e barazisë dhe ndjenjat familjare. Është libër i jashtëzakonshëm, ku shkrihen maturia, humori, thjeshtësia: libër që hedh dritë mbi një mori ndjesish, të cilat do ta shndërrojnë mënyrën se si jetojmë dhe dashurojmë. Ndërkohë që rutina e bën intimitetin më të fortë, krejt e kundërta mund të thuhet për erotizmin. Ai lulëzon kur ka elemente misterioze, të reja dhe të papritura. Dashuri do të thotë ta kesh tënden diçka, dëshirë do të thotë të duash ta bësh tënden. Në dashuri njeriu kërkon diçka te kapshme, ndërsa dëshira lidhet me diçka të pakapshme. Neve na intereson më shumë pasioni qe do ta karakterizoje dëshirën në të ardhmen, sesa si ka genë ajo në fillimet e saj. Por teksa çiftet mësohen me rehatinë që u fal dashuria, shpesh harrojnë ta ndezin flakën e dëshirës, madje harrojnë se zjarri ka nevojë për ajër. "Ringjallja e erosit" i kundërvihet haptas njërit prej institucioneve më të nderuara të të gjitha kohërave të historisë njerëzore: martesës pa seks”. -The New Yorker ‘‘Pyetja nëse ekziston seksi pas martesës, është po aq e rëndë sa pyetja a ekziston jeta pas vdekjes dhe barrën e saj mund ta marësh nga niveli i shqetësimit që mund të shkaktojë ajo edhe në një darkë gazmore. Kësaj pyetjeje mundohet t'i japë përgjigje Esther Perel-i.’’- The Guardian
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Nga ky libër mësova se sa pak i njihja disa zona të miat dhe se sa shumë vuajtje buronte prej tyre." Lexues anonim "Nuk e kisha menduar ndonjëherë që autori të më kishte njohur kaq mirë pa më takuar ndonjëherë." Lexues anonim
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Një roman misterioz marramendës... Yalom sjell në këtë veprër artistike një mjeshtëri autentike të teknikave të psikoterapisë si edhe një gjenialitet për t 'i treguar lexuesit se çfarë shtillet në të vërtetë në kokën e një psikoterapisti teksa ai ose ajo është duke trajtuar dikë. — LOS ANGEL TIMES Një rrëfenjë e koklavitur gazmore... Ky mund të jetë romani më zbavitës dhe më i ndjeshëm i shkruar për psikanalizën. — SAN JOSE, MERCURY TIMES Depërtimi i Yalom-it nëprofesionin e tij është i mprehtë e i pamëshirë, që të sjell në mendje Oliver Sacks-in dhe Stud Turke-in. Ky është një roman për këdo që dëshiron të dijë se si punon me të vërtetë mendja e një psikoterapisti. — SAN FRANCISCO CHRONICLE
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Gjithë origjinaliteti i kësaj vepre, ku do ta përqendrojë vëmendjen lexuesi, shpjegohet me kushtet e lindjes së saj. Në leksione nuk ka mundësi të ruhet qetësia dhe gjakftohtësia e një traktati shkencor. Veç kësaj, para lektorit del detyra që të tërheqë vëmendjen e dëgjuesit gjatë dy orëve.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Si të shuajmë sherrin para se të na djegin flakët e tij? Si të komunikojmë me fëmijët? Si t’i bëjmë gratë të na dëgjojnë? Si të zbulojmë gënjeshtarët? Përse gratë kurrë nuk harrojnë? Si të krijoni familjaritet që në takimin e parë? Si të dallojmë sinjalet erotike?
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Kur bëjmë studimin shkencor të ëndrrave, nisemi nga supozimi se ëndrra është fryt i veprimtarisë sonë shpirtërore, por sidoqoflë një ëndërr e gatshme na paraqitet si diçka e huaj, për krijimin e së cilës na duket se s'kemi gisht fare, gjë që e shprehim me anë të thëniës: "M'u bë në ëndërr sikur...". Po ku e ka burimin kjo? Pse e quajmë atë diçka të huaj? Pasi shqyrtohen burimet e ëndrrave duket sikur kjo nuk kushtëzohet as me lëndën, as me përmbajtjen e ëndrrës; madje në shumicën e rasteve kjo e fundit është e përbashkët si për ëndrrën, ashtu edhe për kohën kur jemi të zgjuar.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Libri “Misioni i Zigmund Frojdit” trajton: Çfarë njeriu ish ai? Cilat ishin forcat e tij lëvizëse që e detyronin atë të vepronte, të mendonte, të ndiente në atë mënyrë që ishte karakteristike për të? A ishte vallë ai një dekadent vjenez, i përshkuar nga atmosfera ndjesore dhe e shkujdesur që shpesh quhej tipike për Vjenën (ashtu siç hamendësojnë armiqtë e tij), apo një mjeshtër i madh i punës së tij, njeri pa as më të voglën mangësi personale, i paanshëm dhe i pakompromis në kërkim të së vërtetës, një njeri që e donte familjen e tij, i mirë me nxënësit e tij, i drejtë ndaj kundërshtarëve, i privuar nga ambicia dhe egoizmi (ashtu siç ngulin këmbë pasuesit e tij të vërtetë)? Me sa duket, denigrimi ose ekzaltimi nuk mund të na ndihmojnë as për zbulimin e natyrës së ndërlikuar të Frojdit, as për të kuptuar ndikimin e personalitetit të tij në strukturën e psikoanalizës.
Çmimi: 500 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania