titleToAlt
Një nga aftësitë më të vlefshme në ekonominë tonë është duke u berë jashtëzakonisht e rrallë. "Puna e thellë" është aftësia për t'u përqendruar pa u shpërqendruar te një detyrë me kërkesa të larta kognitive. E krijuar nga autori ne blogun e tij të mirënjohur Hilet e studimit, puna e thellë do t'ju bejë më të zotë tek ajo që ju bëni,.do t'ju lejojë të arrini më shumë brenda më pak kohe dhe do t'ju sigurojë ndjesinë e përmbushjes së vërtete që vjen nga zotërimi i një aftësie. Shkurtimisht, puna e thellë është si një superfuqi në ekonominë tonë, që bëhet dita-ditës më konkurruese.
Çmimi: 1200 monedha
titleToAlt
Gjuha juaj e trupit, është dukshme pothuajse gjatë tërë kohës...prandaj, a nuk është e rëndësishme ta dini se çfarë mesazhi po dërgoni?
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
13 GJËRA QË NJERËZIT E FORTË MENDËRISHT NUK I BËJNË • NUK E HUMBASIN KOHËN DUKE NDIER KEQARDHJE PËR VETEN NUK HEQIN DORË NGA FUQIA E TYRE NUK I SHMANGEN NDRYSHIMIT NUK PËRQENDROHEN TE GJËRAT QË NUK MUND T'I KONTROLLOJNË NUK SHQETËSOHEN QË TI KENAQIN TË GJITHË NUK KANË FRIKË TË NDËRMARRIN RREZIQE TË LLOGARITURA NUK JETOJNË ME TË KALUARËN NUK PËRSËRISIN VAZHDIMISHT TË NJËJTAT GABIME NUK E URREJNË SUKSESIN E TË TJERËVE NUK DORËZOHEN PAS DESHTIMIT TË PARË NUK KANË FRIKË TË KALOJNË KOHË VETËM NUK MENDOJNË SE BOTA U DETYROHET NDONJË GJË NUK PRESIN REZULTATE TË MENJËHERSHME
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ne kete libër praktik, Daniel J. Siegel, neuropsikiatër dhe autor i suksesit te bujshëm të librit Mindsight dhe ekspertja e prindërimit, Tina Payne Bryson, ofrojnë një qasje revolucionare ndaj rritjes se fëmijëve me dy-mbëdhjetë strategji kryesore që nxisin zhvillimin e shëndetshem të trurit, duke çuar në femijë më të qetë dhe më të lumtur.
Çmimi: 1450 Lekë
titleToAlt
Përse dhimbja e kokës na vazhdon pasi kemi pirë nje aspirinë të lirë, e megjithatë pushon pasi kemi pirë një të shtrenjtë? Përse shpenzojmë me tepri per një vakt te bollshëm, por presim kupona me gërshere për të kursyer për një supë të konservuar? Përse e mbushim për herë tëdytë pjatën në një bufe ku mund te hash pa limit, edhe kurstomakun e kemi plot? Kur vjen puna te vendimmarrja ne jetën tonë, mendojmë se kemi kontroll. Mendojmë se po bejmë zgjedhje te zgjuara dhe racionale. Por sa e vertetë është kjo?
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Nga vjen vetëbesimi? Si funksionon? Pse disa njerëz kanë më shumë vetëbesim se të tjerët? Përgjigjet në këto pyetje shpesh na duken të pakuptueshme kur kemi më së shumti nevojë për to. Por vetëbesimi nuk është mister për tu zbuluar. Vetëbesimi është besim në jetë.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
John Kampfner është britanik dhe flet për ndryshimin e madh që ka pësuar imazhi i Gjermanisë jashtë vendit gjatë viteve të fundit. Ai e quan shembullore politikën gjermane: Lufta kundër Covid 19, kriza financiare dhe e refugjatëve, asnjë vend tjetër nuk ka arritur të lundrojë me kaq sukses dhe në mënyrë kaq sovrane përmes këtyre kohëve të vështira. Ndërsa në vende të tjera qeverisin politikanë dhe populistë autoritarë, Gjermania është një fortesë dinjiteti dhe stabiliteti. Arsyen e kësaj Kampfneri e gjen në radhë të parë te politika e konsoliduar e Angela Merkelit dhe në ballafaqimin kritik me të kaluarën; ky është sipas tij çelësi për një demokraci të ndjeshme. Një histori tjetër dehëse për Republikën Federale.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Ishim dy dhe ishim të bukur, dhe dëshironim me qenë diçka tjetër; ishim krejtësisht fëmijë sepse në të vërtetë nuk ishim. Nga avenyja n'aveny, silueta mes pemës e pemës, përshkonin në copa gazetash atë skenar t' askujt.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Shunmyo Masuno, me anë të këtij libri, ia transmeton lexuesit konceptin e filozofisë Zen nëpërmjet një rruge praktike, duke kërkuar me ngulm që t'i praktikojmë mësimet e tij dhe ato t'i konsiderojmë si pjesë të formimit tonë personal. Qëllimi i këtij libri, që është një thesar i vogël në duart e secilit prej nesh, është që të na tregojë se si ndryshimet e vogla në përditshmërinë e secilit mund të jenë burim lumturie dhe qetësie, gjë që do të ndikojë në punë dhe në shtëpi, ashtu sikundër në raportet me veten a të tjerët. Me bazë në shekuj të tërë urtësie e mençurie, Shunmyo Masuno na vë përpara 100 mësime mbushur me udhëzime se si të ecim drejt lumturisë së vërtetë dhe paqes së brendshme, si t'i eliminojmë emocionet negative, si të brengosemi më pak për gjërat që s'mund t'i kontrollojmë dhe, më kryesorja, si të gjejmë kohë për të mos menduar në asgjë. Dhe shumë më shumë se kaq. Ndaj, "mbajeni këtë libër pranë vetes dhe, sa herë që shqetësimet apo brengat ngrenë krye, shfletojani faqet. Përgjigjet që kërkoni janë brenda".
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Kush je ti në të vërtetë? Si do të ishte sikur të ishe i lirë nga të gjitha kufizimet dhe të fluturojë përtej kufijve? Çfarë mund të bësh çdo ditë për të gjetur këtë lloj lirie dhe paqeje të brendshmc? Shpirti i Çliruar ofton një përgjigje të thjeshtë dhe thellësisht intuitive për këio pyetje. Qoftë nëse "ky është eksplorimi yt i parë i paqes së brendshme, qoftë nëse i ke përkushtuar jetën tënde një udhëtimi të brendshëm, ky libër do ta transformojë marrëdhënien tënde me veten dhe botën që të rrethon. Shpirti i Çliruar fillon duke të të shpënë drejt marrëdhënies që ti ke me mendimet dhe emocionet e tua, duke të të ndihmuar ta zbulosh burimin dhe luhatjet e energjisë sate të brendshme. Më pas thellohet në atë që ti mund të bësh për ta çliruar vetveten nga mendimet dhe emocionet që të janë shndërruar në forcë zakoni, ashtu si dhe nga strukturat e energjisë që e kufizojnë vetëdijen tënde. Në fund fare, me një kthjelltësi dhe qartësi të përsosur, ky libër hap portën për një jetë të jetuar në lirinë e qenies sate më të brendshme.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
MËSONI TË jETONI u bë shpejt një sukses dhe bestseller i madh. Ky libër pionier tani po botohet në shumë vende të botës, në dymbëdhjetë gjuhë deri më tani. Autorët tregojnë se si është plotësisht e mundur për të kapërcyer stresin, ankthin dhe frikën e dëmshme. A i shtyni gjërat deri nesër, muajin tjetër apo vitin tjetër? Ndryshimi është i domosdoshëm nëse nuk jeni në paqe me veten dhe situatën tuaj. Mats dhe Susan Billmark tregojnë gjithashtu se sa i rëndësishëm është komunikimi i mirë në mënyrë që marrëdhëniet dhe miqësitë të funksionojnë. Në një mënyrë të qartë dhe të thjeshtë ata shpjegojnë pse të qenit aktiv tani është çelësi i një jete më të qetë, të lumtur dhe më harmonike. MËSONI TË JETONI është libri me këshilla dhe frymëzim që po ndryshon jetën e shumë njerëzve.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ichigo ichie, arti japonez i të jetuarit momente të paharrueshme, është një libër frymëzues që na mëson si... • të lirohemi nga e kaluara dhe e ardhmja për të krijuar nga çdo minutë diçka unike; • të integrojmë në jetën tonë filozofinë Zen, që Steve Jobs e mësoi nga një mjeshtër japonez dhe që qe çelësi i suksesit të tij; • të bëjmë nga sinkronitë një instrument të magjisë së vetëdijshme; • të krijojmë takime të paharrueshme në sferën profesionale dhe atë personale; • t'i përmirësojmë marrëdhëniet tona me një tip të ri të Mindfulness-it; • t'i hapim portat e rrjedhës sa herë që të kemi nevojë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ankthi, është një dukuri që dita ditës po zë vend gjithmonë e më tepër në mendjen tonë. Në kompleksitetin e jetesës rriten në mënyrë eksponenciale edhe llojet e ankthit. Nga njëra anëjemi në përpjekje për të vazhduar jetesën nga ana tjetër luftojmë pamëshirshëm për të përballuar ankthet. Pavarësisht çdo lloj këndvështrimi jemi të vetëdijshëm që ankthi është një burim stresi madje vetë problemi. Po cilat janë llojet e anktheve që përjetojmë në periudha të ndryshme tëjetës? Pse disa lloje të anktheve i mbartim vazhdimisht me vete ndërsa nga disa lloje të tjera arrijmë të shpëtojmë menjëherë? A është mendja jonë burimi kryesor i anktheve që përjetojmë? Çfarë mund të bëjmë për t'i larguar? Ja pra, është koha e duhur për të marrë përgjigjen e duhur të këtyre pyetjeve! Ky është një libër orientues që sugjeron edhe shembuj zgjidhjesh edhe shembuj të pacientëve duke ju ndihmuar ju që të gjeni rrugët më të shpejta për të shpëtuar nga ankthet. Jepini lamtumirën anktheve, thoni "përshëndetje" një jete të qetë dhe të paqtë me vetveten!
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Jeff Bezos e krijoi një nga kompanitë më të vlefshme në botë dhe, në këtë proces, u bë personi më i pasur në botë. Amazon ishte kompania më e shpejtë ndonjëherë që i ka arritur 100 miliardë dollarë në shitje. Dhe, ai filloi duke shitur libra online. Si ia doli ai në këtë? Për fat të mirë, Bezos na ofron udhërrëfyesin "e fshehur para syve" të cilin ai e ka përdorur. Nëse ky udhërrëfyes ndiqet, pronarët e bizneseve nuk mund të mos bëhen më të suksesshëm. Gjatë 21 viteve të fundit, Bezos i ka shkruar personalisht Letrat për Aksionarët të cilat i zbulojnë parimet dhe strategjitë themelore që ai i përdori për ta rritur Amazonin. Për herë të parë, Letrat e Bezos i hapin mësimet kryesore, mendësinë, parimet dhe hapat që Bezos vazhdon t'i përdorë për ta bërë Amazonin një sukses masiv që është sot. Zbatimi i këtyre parimeve ndihmon në nxitjen e rezultateve më të larta dhe më të shpejta. Në Letrat e Bezos, Steve Anderson Zbulon përmes lenteve të riskut dhe rritjes atë që Jeff Bezos e ka përfshirë në rishikimin e tij vjetor për aksionarët e Amazonit që nga fillimi deri më sot Siguron strategji të përdorura nga Amazoni, që janë të zbatueshme për bizneset e çdo madhësie: nga kompanitë startup, ato të nivelit të mesëm, e deri tek kompanitë që janë pjesë e Fortune 500 (500 kompanitë më të mëdha nëAmerikë) Flet me pronarët, drejtorët ekzekutivë, menaxherët, punonjësit dhe sipërmarrësit • të cilët dëshirojnë t'i shpjejnë bizneset e tyre në nivelin tjetër • I përshkruan 14 Parimet e Rritjes të ilustruara me tregime drejtpërdrejt nga Amazoni si dhe biznese të tjera, përfshirë "Dështimet e suksesshme" të Amazonit Anderson u tregon pronarëve, drejtuesve ekzekutivë, dhe liderëve të bizneseve se si t'i zbatojnë praktikat e njëjta të Bezosit për ta bërë biznesin e tyre më efikas, produktiv dhe të suksesshëm - dhe atë shpejtë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Si të dalim që këtu? A tradhëton njeriu që dashuron? A ka tradhëtia baza biologjike? Sa lloje të tradhëtisë ekzistojnë? Cilat janë dallimet kur tradhëton femra dhe mashkulli? Kush tradhëton më shumë? A tradhëtojnë edhe njerëzit "fetarë"? Në çfarë gjendje psikologjike ndodhet personi që tradhëton dhe personi i tradhëtuar pasi të dëshmohet tradhëtia? Si duhet të reagojmë pasi të kuptojmë që jemi tradhëtuar? A duhet t'i tregojmë shoqes/shokut nëse e kemi "zënë" bashkëshortin/en e asaj/atij? A përfundon tradhëtia vetëm me një herë? A duhet të divorcohemi? Si ndikon tradhëtia e prindërve tek djemtë dhe vajzat? A ekziston ndonjë rrugëdalje për të mos tradhëtuar dhe për të mos qenë i/e tradhëtuar? Si duhet të menaxhohet periudha pasi të zbulohet tradhëtia? Përgjigjet në pyetjet e mësipërme si dhe në shumë të tjera do f i gjeni derisa jeni duke i shfletuar faqet e këtij libri. Do f i vëreni të vertetat për këtë temë, historitë interesante që janë shkruar dhe ato që nuk kanë mundur të shkruhen, si dhe zgjidhjet për këto çështje.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Herë pas here në jetën e përditshrne mbytemi aq shumë me obsesionet sa pas një pike të caktuar e kemi të vështirë të jetojmë jetën normale. Njerëzit që përpiqen me lloje të ndryshme të obsesioneve, si obsesioni i pastërtisë, obsesioni I besimit, obsesioni I koieksionimit, në shumicën e rasteve nuk e vërejnë se kjo është një Për më tepër që kjo sëmundje në themel vjen si pasojë e një problemi biologjik dhe nuk është aq e rrailë sa mendohet. Kjo është një nga të vërtetat që njihen shumë pak. Prandaj, të shohësh se sëmundja e obsesionit mund të kurohet, do të thotë hedhja një e hapi shumë të rëndësishëm që këta pacientë të fitojnë shëndetin. Specialisti I psikiatrisë Dr. Oguz Tan e ka shkruar këtë libër duke u nisur nga histroitë e vërteta të paticentëve, duke shpjeguar me një mënyrë studimore dhe humoristike metodat e terapisë dhe rastet e kësaj sëmundje.
Çmimi: 1150 Lekë
titleToAlt
Mevlana do të jetë ai i cili do të na tregojë rrugën nga epoka e dijes në epokën e urtësisë. Ai na prek butonat e shifrave të strukturës sonë shpirtërore dhe e fut në lëvizje ndjesinë e cila ekziston te ne. -Prof. Dr. Nevzat Tarhan Njerëzimi po rizbulon Mevlanën. Mësimet e tij janë tepër universale për të mbetur të mbërthyera në kohën që jetoi ai, sepse të gjithë kemi shumë për të mësuar prej tij. Duke parë nga këtu, prof. dr. Nevzat Tarhan shpjegon se si urtësia e Mesnevi, e cila i tejkaloi shekujt mund të jetë shëruese për shpirtin. Tarhan shpjegon se në Terapinë Mesnevi, ne duhet ta njohim Mevlanën si një udhëzues që'do të na drejtojë në jetën e përditshme. Me sugjerimet që do të na mundësojnë të shohim të vërtetën brenda nesh dhe të rrisim vetëdijen tonë, ai na bën të lexojmë Mesnevinë si një vepër që shëron zemrën dhe shpirtin me një kuptim të pranuar edhe nga psikologjia moderne.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ky libër analizon morfologjinë e krimit në shoqërinë shqiptare dhe njëherësh vërteton tezën sociale, që njeriu bëhet kriminel ose vetëvritet, pikërisht në momentin kur humbet "busullën e kontrollit". Kjo sjell vakum mental, më saktësisht një shkretëtirë mendore tërësisht individuale, e cila bëhet terren i favorshëm për kristalizimin e orientimit kriminal të sjelljes. Krimi, vrasjet, vetëvrasjet e kanë vënë shoqërinë shqiptare, njeriun normal, qytetarin e arsyeshëm, individin urban përballë dilemës: A mund të jetohet normalisht në një "shoqëri të kriminalizuar", në të cilën krimi dhe vetëvrasjet janë bërë si "buka e përditshme"? Ku duhet të jetojmë? Në një shoqëri që funksionon normalisht, apo në një shoqëri që vazhdon të pësojë metamorfozë regresive duke u transformuar paradoksalisht gati në "kopësht zoologjik" apo "spital psikiatrik"?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Të duhet më pak shpërqendrim, më pak ngarkesë. Lumi i madh i e-maileve, teksteve, mesazheve e takimeve të përditshme të shpërqendron dhe të streson. Kërkesat e njëkohshme nga puna dhe familja sa vijnë e shtohen. Me çfarë kostoje? Punë e dorës së dytë, afate që nuk i kap dot, pagesa më të ulëta, përparim më i ngadaltë në karrierë dhe shumë stres. Të duhet më shumë produktivitet në punë. Më shumë të ardhura për jetë më të mirë. Të duhet më tepër kënaqësi nga jeta, më shumë kohë për veten, familjen dhe miqtë. Tani mund t’i kesh të dyja-më pak dhe më shumë Në librin "Një gjë e vetme", do të mësosh si: * Të shpëtosh nga rrëmuja * Të arrish rezultate më të mira në më pak kohë * Të mbledhësh forcat drejt synimit * Të ulësh stresin * Të kapërcesh ndjesitë dërrmuese * Të rigjallërosh energjitë * Të qëndrosh në shina * Të zotërosh ato që kanë rëndësi
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ray Dalio tregon parimet jokonvencionale të jetës dhe të punës të cilat e bënë këtë djalë të zakonshëm të klasës së mesme nga Long Island, një nga njerëzit më të suksesshëm të kohës sonë - dhe që mund të përdoren nga kushdo për të arritur synimet. "E dua absolutisht këtë libër. Është i shkruar bukur dhe i mbushur me mençuri të tillë". —ARIANNA HUFFINGTON "Ray Dalio më ka dhënë këshilla dhe njohuri të paçmueshme të cilat tani mund t'i gjeni te libri Parime". —BILL GATES "Më është dukur vërtet i jashtëzakonshëm ka kaq shumë parime të shkëlqyera dhe njohuri dhe më pëlqen jashtë mase mënyra se si Ray ndërthur historinë dhe jetën e tij në një mënyrë kaq elegante”.—TONY ROBBINS
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
"Ky libër më ka mahnitur." Adam Grant, autori i librit shumë të shitur Origjinalët. Një ish-negociator pengjesh i FBI-së na sjell një qasje të re mbi negocimin, të sprovuar në terren dhe efektive në çdo situatë. Pas detyrës së policimit të përditshëm në rrugët e ashpra të Kansas City-t, Missouri-t, Chris Voss hyri në FBI, ku karriera e tij si negociator pengjesh e përballi me grabitës bankash, krerë bandash dhe terroristë. Libri Të fitosh në çdo negociatë ju fut brenda botës së tij të negociatave të nivelit të lartë, duke përshfaqur nëntë parime themelore që e ndihmuan Voss-in dhe kolegët e tij t'ia dilnin mbanë pikërisht kur kjo kishte më shumë rëndësi: kur Luhej me jetët e njerëzve. Bazuar në përvojat e jetës reale të një profesionisti inteligjent, ndër më të mirët në këtë lëmë, Të fitosh në çdo negociatë do t'ju japë mprehtësinë konkurruese në çdo diskutim. "Një libër i mbushur me njohuri që zbatohen në negociatat e përditshme." Business Insider "Chris Voss ka pak të ngjashëm kur bëhet fjalë për negociatat e nivelit të lartë. Qoftë nëse bëhet fjalë për sipërmarrjen apo për jetën tuaj vetjake, teknikat e tij bëjnë punë." Joe Navarro, ish-agjent special i FBI-së dhe autori i librit të famshëm E shoh çfarë po mendon
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Jay Shetty, super yll i mediave sociale dhe drejtuesi i podkastit numër 1 "Qëllimisht", ka përmbledhur këtu mençurinë e përjetshme që mësoi si murg, duke e përkthyer në hapa praktikë, të cilët mund t'i ndjekë çdo ditë kushdo që dëshiron të ketë jetë me më pak ankth e me më tepër kuptim. Gjatë tri viteve të shkuara, Jay Shetty u shndërrua në një nga ndikuesit më të njohur në botë. Një nga klipet e tij është videoja tepër e ndjekur në Facebook, me mbi 360 milionë shikime. Ndjekësit e tij në mediat sociale janë mbi 32 milionë, ka prodhuar mbi 400 video virale, të cilat kanë grumbulluar mbi 5 miliardë shikime, kurse podkasti i tij është renditur disa herë si numri një në botë mbi çështjet e jetesës së shëndetshme. Në këtë libër frymëzues, Shetty na tregon për kohën që kaloi si murg i traditës vedike, për të na mësuar si të pastrojmë rrugën e jetës nga pengesat, drejt një potenciali e fuqie të plotë. Duke shfrytëzuar mençurinë e lashtë dhe përvojat e tij të pasura në ashram, "Mendo si murg" na tregon si të kapërcejmë mendimet dhe zakonet negative, si të gjejmë qetësinë dhe qëllimin që kemi brenda vetes. Mësimet e murgjve janë të thella, por shpesh duken si abstrakte. Shetty i shndërron ato në këshilla dhe ushtrime, të cilat mund t'i vëmë në zbatim për të pakësuar stresin, përmirësuar përqendrimin dhe marrëdhëniet me të tjerët, për të identifikuar aftësitë e fshehura, për të rritur disiplinën dhe për t'i dhuruar vetes dhe të tjerëve dhuratat që na jep bota. Shetty vërteton se të gjithë munden dhe duhet të mendojnë si murgjit.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Autobusi i Energjisë një libër bestseller ndërkombëtar, i shoqëron lexuesit në një udhëtim frymëzues, i cili u hap mendjen dhe zbulon 10 sekrete për t'iu qasur jetës dhe punës me anën e të menduarit pozitiv e të drejtpërdrejtë, që të çon drejt përmbushjes në punë dhe në shtëpi. Jon e gërsheton këtë histori tërheqëse me mendime të holla, duke ofruar një udhërrëfyes të fuqishëm për të kapërcyer pengesat dhe për të nxjerrë më të mirën nga vetja dhe nga skuadra. Kur t'i hipni autobusit të energjisë, do të shijoni udhëtimin e jetës.
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania