titleToAlt
Dublin në ditët tona. Fransis and Bobi, dikur të dashura, tashmë janë thjesht shoqe të ngushta, studente që aspirojnë të bëhen shkrimtare, të bëra të njohura për shfaqjet, në të cilat lexojnë poezitë e tyre. Në një prej këtyre shfaqjeve ato njihen me Melisën, një fotografe profesioniste më e madhe në moshë, e martuar me Nikun, një aktor. Në takimet mes tyre ato diskutojnë per botën, për jetën e tyre, kritikojnë kapitalizmin e fenë, njëlloj siç bënin dikur personazhet e Xhojsit. E kështu nis një histori miqësie, por në te njëjtën kohë, dhe një histori dashurie, që në një farë mënyre ua përshtjellon jetën të katërve, kur Fransis bie marrëzisht në dashuri me Nikun, duke rrezikuar befas të gjithë ekuilibrin e miqësisë së tyre.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Në një stol, mu ne qender të sheshit, i rrethuar nga bisedat e shumta të kalimtarëve është ulur një burrë. Në gjunjë mban një bllok nga i cili nuk ndahet kurrë. Pret çastin e duhur për ta hapur dhe për të shkruar në të përqafimet më të bukura, dëshmitari i heshtur i të cilave është. E ka bërë këtë gjë për më shumë se tridhjetë vjet: një gjueti krahësh që bashkohen dhe që, kur kapen mes tyre, flasin për një histori. Historinë e lidhjes së pathyeshme mes prindit dhe fëmijës. Atë të pajtimit mes dy vëllezërve, që ishin ndarë prej shumë kohësh. Apo atë të pasionit që bashkon dy të dashuruar në një të tashme të përjetshme, nga e cila nuk duan të largohen kurrë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Në sfondin e një skenari të trazuar të shoqërisë kiliane, lind dashuria mes dy të rinjve gazetarë, të angazhuar në një hetim të rrezikshëm. Evangelina, vajzë me aftësi të dyshimta prej magjistrice, zhduket befas e rrëmbyer nga policia. Dy të rinjtë, Irena dhe Fransiskoja, vihen në kërkim të saj, duke kaluar nëpër një rrugë të frikshme nga komisariatet në burgje, nga morgu në kampet e përqendrimit. ndërsa ankthi i diktaturës bëhet gjithnjë e më shumë mbytës. Duke përshkruar në mënyrë pasionante rritjen sentimentale dhe etike të dy të rinjve, pas të cilëve fshihen fate kolektive tragjike, me një konstrukt të përsosur të një drame joshëse, Isabel Allende shpalos edhe një herë dhuntitë e rralla të rrëfyeses, që e bënë Shtëpinë e Shpirtrave një bestseller botëror.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Një makinë luksoze përshkon autostradën që lidh Romën me Milanon.Në të ndodhet kont Lamberto Rizotoja, pronar i një industrie metalurgjike të rëndësishme që e drejton me sukses, pavarësisht krizës ekonomike të vendit. Burri pret me padurim që të kthehet në shtëpi për ta mbyllur sa më parë çdo lidhje me Armandën, gruan e tij të pashme, ngaqë porsa ka zbuluar marrëzinë e saj të fundit. Gjendja e zymtë shpirtërore fashitet nga kujtimi i shkurtër me një të panjohur - "shumë e re, shumë e bukur e me elegancë" - që më kot i shpëtoi nga duart. Po atë mbrëmje, një burrë tjetër udhëton përgjatë së njëjtës autostradë nga Jugu në Veri, vetëm, me automjetin e tij të pluhurosur: është Xhovani Rankati, sindikalist. Ka përshkuar kilometra të tëra për të takuar punëtorët që i ka aq shumë për zemër e me të cilët ndan shqetësimet dhe ua mbron të ardhmen. Në Milano po e pret Bruna, partnerja e tij që punon si parukiere e që, pas shumë vite sakrificash, arrin të hapë një sallon të vetin. Jetojnë së bashku në një banesë të vjetër, në njërin nga pallatet e mëdhenj që nxjerrin në pah gëzimet e hidhërimet e gjithsecilit, një realitet në të cilin vështirë se dalin të ardhurat për ta shtyrë muajin dhe realizimi i një ëndrre mund të kërkojë kursimet e gjithë jetës. Lambertoja dhe Xhovani përfaqësojnë dy botë të kundërta e të largëta, por rrugët e tyre do të kryqëzohen pak nga nevoja e pak falë rastësisë. Nga takimi i tyre nis e formësohet një gërshetim magjepsës fatesh, ku pasqyrohet Italia e sotme, ende e ndarë nga kundërshti dhe beteja shoqërore, por e bashkuar nga një nevojë e thellë dhe e padiskutueshme për drejtësi dhe dashuri.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Jeta e Lili Blumit nuk ka qenë asnjëherë e lehtë, por kjo nuk e ka ndaluar atë që të ndërtojë jetën që donte. Takimi me një neurokirurg të ri duket se do të jetë qershia mbi tortë. Rajl Kinkaidi është një djalë i vendosur, kokëfortë dhe... ndoshta pak arrogant, por njëherazi i ndjeshëm, mendjendritur dhe ndonëse ka vendosur të mos martohet asnjëherë, i ka rënë në kokë për Lilin. Bashkë me pikëpyetjet për lidhjen e saj të re, në mendjen e Lilit rikthehen kujtimet për dashurinë e parë; një lidhje me të shkuarën e lënë pas. Ai ishte shpirti i saj binjak, engjëlli mbrojtës, çdo rrahje zemre dhe kur një ditë rishfaqet papritur në jetën e saj, gjithçka që ka ndërtuar me Rajlin tronditet. Një roman i guximshëm dhe realist, paharrueshme dashurie."Mbaron me ne" është një histori e
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
E gjithë vepra e Blai Bonetit është një kontribut i rëndësishëm për traditën e romanit metafizik dhe renditet denjësisht krahas shkrimtarëve të mëdhenj si Dostojevski dhe G. Bernanos. Kjo vepër bashkëudhëton krahas krijimtarisë brilante të shkrimtarëve iberianë Camilo Josë Cela dhe Juan Goytisolo. 'Deti" është një gur themeli në letërsinë katalanase të pasluftës. Ngjarjet vendosen në një sanatorium tuberkulozi në Mallorca pas Luftës Civile në Spanjë. Ai tregon historinë e dashurisë së tre të rinjve, të cilët ndajnë një sekret tronditës brenda pavionit të sëmundjeve tuberkulare, bashkëjetesën e dy pacientëve të sëmurë me një infermiere. Ky trekëndësh dashurie, përveçse një histori shpagimi, është edhe një eksplorim brenda dimensionit të së keqes. 'Deti", është një rrëshqitje radikale dhe në thellësi brenda humnerave të shpirtit njerëzor.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Kleri është 30 vjeçe dhe ka një karrierë të suksesshme si mjeke. Pavarësisht nga takimet e herë-pashershme me ish-in e saj, është single. Një ditë, një i panjohur i vjedh çantën. Është Tomasi, që punon në një kantier ndërtimi fare pranë shtëpisë së saj. Shpejt bëhen dashnorë. Dhe, pak nga pak, dashuria e Tomasit mbush tërë jetën e Klerit, të cilës i pëlqen ta imagjinojë jetën e të dashurit deri në detajet më të imëta. Dhe veçanërisht gruan e tij. Në të vërtetë, Tomasi nuk rri kurrë më shumë se një orë e gjysmë me Klerin, sepse duhet të shkojë pranë gruas dhe fëmijëve të tij. Dhe kjo vazhdon deri ditën kur Tomasi i thotë që nuk është i martuar. Klerit tashmë i duhet të heqë nga mendja gruan e Tomasit dhe dy të dashurit fillojnë dalëngadalë një jetë së bashku.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
A ËSHTË E MUNDUR T'I NGJASH NJËRËS PREJ IKONAVE MË TË MËDHA TË STILIT, PAVARËSISË, BUKURISË DHE ELEGANCËS, SI COCO CHANEL-l? Rebeka është tridhjetë e tre vjeçe, ka më shumë se njëqind palë këpucë, një dollap plot me fustane të ngushta të zeza, kostume dhe një pasion të pamasë për të madhen Coco. Është romantike, ëndërrimtare dhe çmendurisht e dashuruar me Nikolonë. Pas një viti të kaluar larg, së shpejti do të shkojë tek ai, në Milano. Duket se lumturia po e pret pas dere. Me të mbërritur në metropol Nikoloja i tregon se dashuron dikë tjetër. Kështu, Rebeka gjendet në një qytet të panjohur e me zemrën copë. Po idhulli i saj, Coco-ja, si do të kishte vepruar? Pas ditësh të tëra e mbyllur në shtëpi, më në fund ajo është gati të kthejë faqe dhe zhytet në jetën mondane milaneze, me stilin e heroinës së saj dhe me dëshirën për t'u ndier sërish e pëlqyer. A do të mbetet Rebeka një "mademoiselle" e përjetshme si e pavdekshmja Coco apo fati i ka rezervuar surpriza që do t'ia kthejnë jetën përmbys?
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Duke hyrë pa bujë në fushën e letrave, Hysen Qendro, pasi ka provuar me sukses shkruarjen e disa librave monografikë, paraqitet me një roman, si një nga llojet më të rëndësishme të letërsisë epike - narrative, ku jo vetëm trajton ngjarje sociale, politike dhe ekonomike të diktuara nga koha, por edhe përshkruan imtësisht dhe me durim si karakteret e personazheve që gëlojnë në të, ashtu edhe transformimin psikologjik të tyre, deri te triumfi apo disfata e pasionit, i cili, sido që ta quash, qoftë edhe dashuri, u nënshtrohet ligjeve të veta, ku vetë arsyeja e humbet rolin e saj, çka sjell edhe pasoja të pandreqshme. Shpendi Topollaj
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Nga një prej shkrimtarëve më të shquar dhe më argëtues Mario Vargas Llosa Iljeusa e viteve 1925 është një qytet në lulëzim, me rekorcle shitjesh për kultivimin e kakaos dhe me aspirata për t'u bërë një ndër qytetet më të mëdha të Portugalisë, por rruga e progresit shpesh bie ndesh me atë të traditave. Kur koloneli Mendosa gjen të shoqen në shtrat me dashnorin, i qëllon të dy pa iu drridhur qerpiku, duke i lenë të vdekur në vend. Asokohe, edhe konfliktet politike mund të zgjidheshin me përdorimin e armës... E teksa ndodhin të gjitha këto, askujt nuk ia pret mendja se, nga një emigrante e rëndomtë, Gabriela do të kthehet në faktorin e ndryshimit në qytet. Nasib Saadi, një arab i vendosur prej vitesh në Iljeusa, do të gjejë tek ajo jo vetëm kuzhinieren e pakrahasueshme, por cdhe një bukuri të pashoqe. Po ç'do tc thonë bota sikur ai ta marrë atë për grua? I mbushur me emocione, satirë dhe intriga, libri "Gabriela, karafil dhe kanellë" është një panoramë e gjerë e jetës qytetare braziliane të kohës. "Nuk di se çfarë të admiroj më shumë nga ky libër: larminë gjuhësorë të Amados apo humorin, ëmbëlsinë dhe humanizmin e tij." - Saturday Revievw "Një Çarls Dikens i shekullit të njëzetë. Mjeshtër i rrëfimtarisë." - The Nation
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Një tjetër romancë që të bën të mbash frymën Tanja, valltarja misterioze me flokë të zinj si korbi e një taverne në Misisipi, nuk e dinte se ishte princesha e vërtetë Tatiana e mbretërisë së largët të Kardinias. Kur princi guximtar Stefan erdhi dhe e gjeti, i vendosur ta merrte me vete për të përmbushur porosinë e babait në shtratin e vdekjes, Tanja nuk e pranoi dashurinë e tij, por njëherësh ia ndezi gjakun mbretëror me një pasion të zjarrtë. Edhe pse u përpoq të ikte prej tij, prapë ndiente se princi e tërhiqte në mënyrë të papërmbajtshme, derisa princesha e re, më në fund, iu dha shpirtërisht princit këmbëngulës dhe zbuloi fatin e saj të vërtetë.
Çmimi: 1200 monedha
titleToAlt
Në sallat e ballove dhe ato të pikturës në Londrën e viteve 1800, rregullat qëndrojnë përmbi gjithçka. Fëmijët e aristokratëve mësojnë qysh në djep se si t'i drejtohen një konti apo se si të sillen para një princi. Një dukë i mirë duhet të jetë natyrë perandorake dhe distante. Një vajzë e re, në moshë për t'u martuar, duhet të jetë e përzemërt, por jo më shumë nga ç'duhet... Dafne Brixhërtoni ka dështuar gjithmonë në këtë të fundit. Fëmija i katërt nga tetë në familjen e saj të bukur, ajo ka bërë miq djemtë më të mirë të Londrës. Të gjithë e vlerësojnë dashamirësinë dhe zgjuarsinë e saj, por askush nuk e dëshiron si grua. Përzemërsia nuk është tipar dallues i Simon Basetit, dukës së Hastingsit. I kthyer së fundmi në Londër, ai ka vendosur të mos martohet kurrë, por një takim me motrën e shokut të tij të ngushtë, e lëkund vendosmërinë e tij. Bashkë thurin një plan të përsosur për t'u shpëtuar detyrimeve shoqërore. Fillimisht gjithçka shkon mirë, por mes shkëlqimit dhe thashethemeve të elitës së Londrës, vetëm një gjë mund të jetë e sigurt: dashuria nuk njeh rregulla... Me dhjetëra miliona kopje të shitura, seria "Brixhërtonët" nga shkrimtarja Julia Quinn, është përkthyer duke thyer rekorde në mbarë botën.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Viola Brunello është "ngopur” me burrat. Sidomos me ata që mendojnë se mund ta shfrytëzojnë inteligjencën e saj të shkëlqyer për qëllimet e tyre. Avokate biznesi, që sapo ka hapur zyrën e saj, Vioia nuk do të humbasë kohë duke ndjekur ëndrra romantike të cilat, thellë në zemrën e saj, i konsideron plotësisht të paarritshme. I pëlqen të përqendrohet në sfidat e punës dhe në "listën" e saj të famshme, atë që e hartoi një mbrëmje, kur ishte nën ndikimin e fortë të alkolit. Edhe pse ideja i lindi rastësisht, Viola e la veten shpejt të emocionohej nga ideja e kryerjes së të gjitha pikave të "listës së përmbushjeve": kështu, vendosi të fillojë aventura që nuk mendonte se mund t'i bënte... Një gjë ishte e sigurt: sfidat do të shkonin më mirë sikur Lorenzo Vailati, një nga partnerët e një kompanie që i besoi një detyrë së fundmi, nuk do ta kishte zbuluar përmbajtjen e listës dhe nuk do të ishte intriguar prej saj. Sepse Viola qe ngopur me burrat. Nga të gjithë, por sidomos nga ata si Lorenzoja.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
... Ai nuk e pyeti, ashtu siç kishte bërë edhe shumë herë të tjera, nëse ajo dëshironte që të shkonin në dhomë. Panë njëri-tjetrin në sy vetëm për një fragment sekonde dhe u drejtuan nga ashensori. Sapo u mbyll dera e dhomës, ai e rrëmbeu në krahë dhe e puthi me etje. Kishin muaj larg njëri-tjetrit. Puthja e gjatë po i eksitonte si asnjëherë tjetër me një shije të paprovuar më parë. Ku kristalet e kripës së tharë të detit dhe njollat rozë dhe të kafta - dhuratë e diellit dhe e detit të Ulqinit - përziheshin me aromën epshndjellëse të djersës që lëshonin dy trupat e nxehtë, pas ecjes në këmbë mes vapës për të mbërritur deri te kjo strehë dashurie...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Trevor Bensoni nuk ka menduar kurrë të kthehet në Nju Bern të Karolinës së Veriut. Por, kur shpërthimi i predhës jashtë spitalit, ku ka punuar si kirurg ortoped, e detyron të kthehet nga Afganistani me dëmtime të rënda, kasollja e rrënuar që ka trashëguar nga i gjyshi duket si vendi më i mirë ku mund të marrë veten. Ndërsa kujdeset për kosheret e bletëve të gjyshit të dashur dhe përgatitet te ndjekë për herë të dytë shkollën e mjekësisë, Trevorit nuk i ka shkuar në mendje të bjerë në dashuri me një vendase... E megjithatë, qysh në takimin e parë, ndien për zëvendëssherifen Natali Masterson një tërheqje që e ka të pamundur ta shmangë. Por edhe pse duket se Natalia i përgjigjet ndjenjës së tij, ajo ruan një largësi që e bën Trevorin të vrasë mendjen çfarë të fshehtash ndryn brenda saj. Qëndrimin e tij në Nju Bern e ndërlikon edhe më shumë prania e një vajze adoleshente, Kelit, e cila jeton në një parkim rulotësh mbi rrugë. Duke u shtirur si shtatëmbëdhjetëvjeçare, vajza punon në një dyqan artikujsh të ndryshëm dhe është e vetmuar. Kur zbulon se dikur ajo kishte ndihmuar gjyshin e tij, Trevori shpreson që Keli të hedhë dritë në rrethanat misterioze të vdekjes së plakut, por ajo nuk tregon asgjë - derisa kriza që pëson hap një rrugë që do të zbulojë natyrën e vërtetë të së kaluarës së Kelit, e kaluar që lidhet me vdekjen e gjyshit më shumë nga sa kishte menduar Trevori. Duke kërkuar zbulimin e të fshehtave të Natalisë dhe të Kelit, Trevori do të mësojë kuptimin e vërtetë të dashurisë dhe të faljes... dhe se, për të ecur përpara në jetë, shpesh duhet të kthehemi në vendin ku filloi gjithça
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Editi dhe Andrea, një vajzë disi kokë më vete dhe një kapiten shumë i ngurtë e i përpiktë, takohen rastësisht në një traget që bënte rrugën Venecia-Greqi. Një ngjarje çikërrimë ndër shumë të tjerat që ka jeta. Vetëm se e tyrja ndryshon përgjithnjë. Fillimisht është refnzimi: si mundet vallë të tërhiqen dy tipa aq të ndryshëm? Pastaj hopet e një dashurie fillimisht klandestine, aventurat e një ndarjeje të gjatë, rreziku i një sekreti, një lumturi krejt e beftë dhe një sprovë e madhe... Dhe në fund ishulli, plot dritë dhe erë, ku ata të dy shkojnë të banojnë duke meremetuar një shtëpi të vjetër të braktisur. Ishulli ku Andrea gjendet sërish i vetëm. Dialogët vërtet të rëndësishëm, por që nuk shterojnë kurrë: ndërkohë që kujdesi i përditshëm për kopshtin dhe bletët e gruas së dashur e ndihmojnë të kthehet në jetë, Andrea vazhdon të flasë me të. I tregon, me ëmbëlsi dhe pasion, historinë e madhe të dashurisë së tyre. Dhe i premton se do ta gjejë të bijën, Emin, që prej kohësh i ka ndërprerë marrëdhëniet me prindërit. Ndoshta është e mundur t'ia nisësh nga e para, të zbulosh sërish familjen, pavarësisht pikëllimeve dhe të vërtetave të hidhura? Një histori e thjeshtë e megjithatë shpërthyese, që na vë para pyetjesh të qenësishme: për lidhjet që farkëtojmë mes shpirtrave, për aftësinë tonë për të ndryshuar, për fatin që bashkon dhe ndan. Dhe kur na duket se e kemi humbur aftësinë për të habitur veten, për të kërkuar dritën, për t'u kujdesur për veten, është zemra që hesht apo thjesht ne nuk dimë ta dëgjojmë? Një roman i fuqishëm, rrëmbyes, plot mençuri, që arrin të të tregojë rrugën drejt rilindjes që të gjithë e kërkojmë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Të dy ata e donin këtë dashuri të fortë dhe pasionante dhe ishin të gatshëm të bënin gjithçka që të mos e humbisnin atë. Sepse ishte një dashuri e madhe, si qielli i paanë. E pasosur, si shtrirja e shkretëtirës. E ngrohtë, si përqafimi. E ndritshme, si diamanti. E gjallë, si trupi. E virgjër, si dashuria. E pafajshme, si ndjenja. E thjeshtë dhe e madhërishme, si fjala. E fuqishme, si drita dhe besimi. E bukur, si ëndrra. E vërtetë, si jeta. Nëse venat e njeriut të zakonshëm janë të mbushura me gjak, venat e atyre të dyve ishin të mbushura me dashuri. Ashtu sikurse në venat e muzikantëve virtuozë rrjedh më shumë muzikë sesa gjak. Pa dashuri, sikurse thoshte Ciceroni, edhe qielli do të zhvishej nga drita e diellit...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Xhorxhoja, një burrë i ri dhe i pashëm, shkëputet përkohësisht nga jeta ushtarake për shkak të një sëmundjeje dhe shkon në Milano, ku njeh Klarën, një grua të bukur dhe plot jetë, e cila i përket një burri tjetër. Në kulmin e lumturisë, Xhorxhoja detyrohet të kthehet në detyrë, në një qytezë monotone, ku takon Foskën, kushërirën e kolonelit dhe njëkohësisht komandantit të tij. Ajo është një grua tejet e shëmtuar dhe e sëmurë, por edhe inteligjente dhe e kulturuar, si dhe me një të kaluar të dhimbshme. Ajo ndien një tërheqje fatale për Xhorxtion, i cili rrezikon të gllabërohet nga sëmundja e saj. Klara përfaqëson dritën dhe jetën, ndërsa Foska terrin dhe vdekjen. Njëra dhuron lumturi, ndërsa tjetra ushqehet me energjinë e Xhorxhos dhe ia përthith gjithë harenë dhe freskinë e moshës djaloshare. Ajo çka e bën këtë histori aktuale edhe në ditët e sotme është ankthi, dyzimi midis realitetit të jashtëm dhe atij të ndërtuar në brendi, racionales dhe joracionales, dritës dhe hijes. Deri ku mund të shkojë ideja e ngulët e një gruaje? Si të shpëtosh nga kthetrat e dashurisë?
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Gustav Floberi, ky simbolist i madh i shekullit XIX, ka lënë vepra të papërsëritshme, që vazhdojnë të lexohen me ëndje nga lexuesit në mbarë botën edhe sot. Pa dyshim, "Zonja Bovari" është kryevepra e tij. Ema Bovari ëndërronte një dashuri të zjarrtë që do ta largonte nga monotonia e pajetë e mjedisit provincial dhe të përjetonte emocionet e një jete të vrullshme bashkëshortore. Por kur përballet me një bashkëshort flegmatik dhe aspak emocional ajo hidhet në krahët e dy dashurive të tjera, duke shkelur kështu pabesisht kurorën bashkëshortore. Ky veprim i kushton asaj rrënimin dhe më pas vetëvrasjen.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Romantizmi nuk ështe saktësisht as në zgjedhjen e subjekteve, as në të vërtetën e saktë, por në mënyrën e të ndjerit...Kush shqipton fjalën romantizëm, ka thënë art modern, do të thotë intimitet, spiritualizëm, kolorit, aspirata drejt së pafundmes, të shprehura me të gjitha mënyrat që përmbajnë artet.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ai bllok me kapak të kuq lëkure, që dikur asaj ia kishte dhuruar i ati, ishte për të gjëja më e shtrenjtë. Aty ishte historia e jetës së saj, që kur, fare e re në moshë, kish punuar si shërbyese në Stokholm, më pas, kur qe bërë modele për shtëpitë e modës në Paris, e në fund në Nju Jork, ku kishte vajtur të jetonte në prag të Luftës së Dytë Botërore. Aty, në atë bllok të vogël të kuq qenë të gjithë ata që ajo kishte njohur e dashur, të afërm, miq, dashnorë, secili prej të cilëve kishte një vend të vetin në romanin e jetës së saj. Secili syresh me një histori të vetën. E shfletonte gati përditë, herë për të shtuar në të një emër, e një adresë të re. Herë të tjera thjesht për të vizituar hartën e saj të kujtimeve, e nganjëherë edhe për të shtuar një X para emrave të atyre që tashmë s'ishin më. Sepse Dorisi e ndjente për detyrë t'i mblidhte gjithë ato histori bashkë, në mënyrë që një ditë mbesa e saj e dashur Xheni, i vetmi njeri i afërm që i kishte mbetur, të kishte mundësi të njihej me historinë e jetës së saj aq të vrullshme që ajo kishte patur mes Stokholmit, Parisit, e Nju Jorkut. Dhe të njihej dhe me Alanin, njeriun që ajo kishte dashur më shumë në jetë... “Në jetën e njeriut janë të pakët ata libra që lexuesi i mbart përjetë me vete. Për mua ky libër është pikërisht një prej atyre.”- Nina George
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Një burrë dhe një grua shkëmbejnë një lidhje të fuqishme klandestine. Ai, i huaj, është i martuar dhe i vështirë për t'u kapur në çdo kohë. E lajmëron me një telefonatë kurdo që i ofrohet mundësia për të kaluar kohë së bashku. Takimet që vijojnë janë të shkurtra, me dashurinë që shkëmbejnë mes aktesh torturuese të përndjekura prej parandjenjës së ndarjes. Pastaj ajo e vëzhgon tek ai vishet e largohet, e që aty rinis - pikërisht aty ku kishte mbetur - ajo pritje obsesive: për të, për një telefonatë, për një kapërthim të ri trupash e dëshirash. Kur historia përfundon, burri dhe gruaja ndërp-resin plotësisht çdo kontakt. Mbeten si një stampë e shënjuar në trup shenjat e seksit, dashurisë, pritjes. Treguesit e një pasioni të thjeshtë.
Çmimi: 700 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania