titleToAlt
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Tirana e vitit 1980. Një grup shokësh, sipas fjalës së dhënë, takohen me rastin e dhjetëvjetorit të mbarimit të maturës. Pjesa më e madhe e tyre, të shpërndarë andej-këtej, nuk e kanë parë njëri-tjetrin. Po ç'ka ndodhur ndërkaq me secilin? Në këtë roman të parë të tij Kongoli shfaq prirjen e hershme për t'u marrë me "jetët e vogla" njerëzore. Dhe, përmes tyre, na sjell një tablo plot dritë-hije. Me dashuritë romantike, tepër të brishta e naive, përballë një realiteti plot ligësi; ku mjaftonte një letër anonime pir t'ia nxirë jetën gjithkujt.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Dy histori dashurie të ndërprera verbërisht. Kufoma e braktisur e një të riu. Një inspektor i ndjekjes së krimeve në kërkim të vrasësve. I ndërtuar si ndërthurje e këtyre linjave, me personazhe të mjediseve nga më të ndryshmet, kryeqytetase dhe periferike, intelektuale apo mafioze, etj., ky roman i ri i Fatos Kongolit zhytet në realitetin e sotëm shqiptar, ku gjëmat nuk habisin askënd.
Çmimi: 260 Lekë
titleToAlt
Mars 1991. Thesor Lumi, banor në" një nga qytezat pranë kryeqytetit, i hipën anijes në Durrës, boshkë me mijëra të tjerë, për t'u larguar drejt Italisë. Çastin e fundit ndërron mendje dhe zbret. Me këtë skenë nis ky libër, i pari në ciklin e romanëve të shkruar prej Kongolit në fillim të viteve 90, që shënoi një sukses të jashtëzakonshëm brenda dhe jashtë vendit. Pse deshi të ikte personozhi dhe përse zbriti? I botuar për herë të parë më se gjashtëmbëdhjetë vjet të shkuara, i përkthyer e i botuor deri tani në gjashtë gjuhë të huaja, ndër të cilat frëngjisht, gjermanisht, anglisht etj. Ky libër sjell një tablo të papërsëritshme të jetës së përditshme në epokën e zymtë të diktaturës. Është një eksod tronditës në brendësi të qenies.
Çmimi: 800 monedha
titleToAlt
Ka zogj që gjithë jetën fluturojnë edhe vdesin duke fluturuar.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Vera nuk arrin t'u qëndrojë larg belave. Motra e saj binjake, Çeleste, është në Japoni, dhe asaj i duhet të përballet e vetme me ndryshimin e mistershëm që ka pësuar shoku i saj i ngushtë, Orfeo, të cilin e ka njohur në universitet dhe ndaj të cilit ndien një tërheqje të fortë, një ndjenjë të turbullt, megjithëse vazhdon lidhjen me Masimon. Orfeo, studenti me mesataren më të lartë në fakultet, njeri karizmatik, ka humbur vëllain para pak kohësh, por kjo nuk mund t'i shpjegojë ndodhitë e çuditshme ku duket se është përfshirë... Një ditë, Vera arrin rastësisht të shikojë në telefonin e tij një mesazh nga një aplikacion misterioz: Domethënia e fshehtë e jetës. Për çfarë bëhet fjalë, vallë?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Protagonisti i këtij romani, Ardi, rreth të tridhjetave, nënpunës në drejtorinë e financave të një ministrie, një ditë e sheh veten të pushuar nga puna. Ai është natyrë e mbyllur, me një alergji të çuditshme ndaj mjeteve moderne të komunikimit, si interneti. Por ja që e kanë kthyer atë në një individ krejt të padëshirueshëm për eprorët. Largimi nga detyra i Ardit, përkon me dy ngjarje: pas një kohe të gjatë, ai ritakon Dorën, një mikeshë të vjetër të gjimnazit, dashuria e tij e parë. Pothuaj njëkohësisht, në dhomëne një hoteli, gjendet i vrarë me një plumb në kokë një person, ish – koleg dhe shef i tij në ministri.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Shkrimtari ynë i mirënjohur Fatos Kongoli, vjen me romanin e radhës, "Gënjeshtarë të vegjël", Eshtë një aventurë kryeqytetase e protagonistit të librit, Alpinit ose Alpit siç e thërrasin, një i ri me origjinë nga fshati. Aventurë që zgjat plot dymbëdhjetë vjet, në kërkim të një ekzistence të re, në fillim si student, më pas i punësuar në një nga ndërmarrjet e mëdha të kryeqytetit. Në kërkim gjithashtu të qenies ideale të ëndrrave të tij, një vajze që nuk e njeh, nuk e ka takuar kurrë, por që e përfytyron si një qenie me "bonsens". Në këtë rrugëtim atij i shfaqen njëra pas tjetrës Viola, më tej Rovena, në fund Ema. Dashuritë e zhdukura nëpër botë pa lënë gjurmë të protagonistit. Edhe në këtë roman të ri, përmes një proze që të mbërthen nga fillimi në fund, Kongoli shpalos mjeshtërisht një tablo të realitetit të sotëm shqiptar. Një realitet i egër, me problemet e shumta dhe kontrastet e thella. Individi i zakonshëm është tepër i dobët, pothuaj i pambrojtur në këtë realitet, në mëshirë të më të fuqishmëve. Po kush janë gënjeshtarët e vegjël?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Magjistari i Hitlerit, një murg budist në Kinën e Revolucionit Kulturor, shkencëtarë të vjetër e të rinj, Në Moskë dhe në Tiranë: "Tre rrëfimet lidhen mes tyre nga prania e një lloji të caktuar personazhi në çdonjërin prej tyre, e dikujt që mund të quhet magjistar, njeri çudibërës, njeri me aftësi mendore të mistershme për të parashikuar të ardhmen, ose që shihet si i tillë, dhe nga raporti i pushtetit të tyre me njerëz të pushtetshëm në kuptimin që i japim zakonisht fjalës pushtet. Por kjo është e vetmja lidhje e dukshme midis tre rrëfimeve që përbëjnë triptikun. Të tjera gjëra që mund të duken sikur i lidhin, sikur të çojnë nga njëri te tjetri, janë pista të rreme, shtigje të rreme. Lidhja më thelbësore është e padukshme dhe ndoshta e pathënshme."
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në lagjet protestante të Belfastit mjafton një shkëndijë për t'i vënë zjarrin gjithçkaje si në vifet e Turbullirave. Vendimi i bashkisë së qytetit për të kufizuar lartësinë e zjarreve festive të solsticit veror, shkakton një shpërthim zemërimi të papritur. Rrugët gëlltiten nga flakët. Semi, një sindikalist i vjetër paraushtarak, shikon me shqetësim të thellë që i biri po ecën në gjurmët e tij të dhunshme. Nga ana tjetër, Xhonatani, mjek, 'është i bindur se vajza e tij e porsalindur është gjysme' njeri gjysmë sirenë. Me një strukturë të ndarë në tri blloqe, një për secilin muaj të asaj vere, Carson alternon historinë e Semit dhe të Xhonatanit, peshën dhe frikërat e prindërimit të tyre, duke i lidhur rastet individuale me konflikfet ende të pazgjidhura dhe me plagët ende të pambyllura të konfrontimit politik dhe social. Një roman tronditës ku dhuna dhe humori ndërthuren me realitetet më ekstreme.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
“Ky libër është fryti i ideve të autores, të formuluara e të përpunuara gjatë një jete të gjatë, të mbushur me aksione shoqërore e politike, me studime e reflektime. Është ndalesa e natyrshme e Valentina Leskajt për të hedhur në letër një pjesë të rëndësishme të përvojës së saj të pasur dhe unike, në shoqërinë civile ashtu edhe në politikë. Si aktiviste e si politikane, ajo e sheh demokratizimin e shoqërisë si një proces ku duhen kërkuar rrugëdaljet dhe jo domosdoshmërisht kundërvëniet, vë gishtin mbi plagë, por shpejt kërkon zgjidhjen, te kundërshtari politik sheh programin dhe jo personin, te politika, si edhe te shoqëria civile, sheh mjetin për të përmirësuar shoqërinë dhe jo forcimin e pushtetit të një grupi të caktuar. Të gjitha këto Valentina Leskaj i paraqet me një stil të veçantë e origjinal, pasqyrë e personalitetit të saj. Ajo përshkruan deri në detajet më të thella vështirësitë e procesit demokratik, duke shfrytëzuar të gjitha mjetet shprehëse stilistikore për të interpretuar dhe diskutuar çështje me mjaft rëndësi - që vetëm një dorë e shkathët dhe e sprovuar mund t'i përdorë me kaq mjeshtëri. Ky është një libër ndriçues për këdo që dëshiron të japë kontribut në shoqëri e politikë, po edhe një dëshmi e rrahjes së mendimeve, e kontributeve, e luftës për përparim e demokratizim që kanë zhvilluar shoqëria civile dhe politika, ku ka kontribuuar dhe vazhdon të kontribuojë Valentina Leskaj.”-DIANA ÇULI
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Një libër i veçantë i Kangolit, origjinal, i shkruar në atmosferën e absurdit të pandemisë. Autori ka zgjedhur të rimarrë pothuaj të gjitha persanazhet e një prej romaneve të tij më të suksesshëm, "I Humburi". Edhe në këtë roman të ri, ngjarjet vendosen pjesërisht në qytezën e famshme periferike të kryeqytetit, në breg të lumit. Dhe pjesërisht në kryeqytet. Nëse tek "I Humburi", pikë referimi është marsi i vitit 1991, që kulmoi me eksodet biblike të shqiptarëve nëpër botë, te "Stinë pamdemie", pikë referimi është një tjetër mars, kësaj here i vitit 2020. Por çfarë ka ndadhur ndërkaq? Një skaner i realitetit të sotëm shqiptar, ku autori nuk mungon të fshikullojë gjithçka të shëmtuar. Një libër i shkruar herë me humar, herë me dhimbje, herë me një ironi të hollë, plot sarkazëm. Ku nga fillimi deri në fund, si në disa romane të tjera të Kongolit, është e pranishme edhe vetironia e njohur e tij.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Prej vitesh tashmë, madje gati po e harroj edhe vetë që dikur më pagëzuan me emrin Aleksandra. Aleksandra Salvano, e bija e Robertit dhe Haritinës. Jam fajtore për të gjitha mëkatet që mund të më akuzojnë kisha dhe drejtësia, por nuk ndihem fajtore për asgjë. Çdo gjë erdhi natyrshëm në jetën time ose mua m'u duk kështu. Nuk më kaloi asnjëherë nëpër mend që mund të isha bërë diçka tjetër nga ajo që u bëra. Nuk më kaloi asnjëherë nëpër mend se brenda meje më parë lindte e keqja, pastaj edhe më e keqja, dhe asnjëherë e mira. U linda shumë e bukur dhe kjo ishte një armë më tepër, një kurth i padukshëm për kandidat-viktimat e mia. Asnjeri nuk pret që pamja e një engjëlli të fshehë me një mjeshtëri të tillë shpirtin e zi të një djalli, i cili është i vendosur të mbjellë vdekjen dhe shkatërrimin. Madje vdekja, që kaq lehtë vendosja për dikë, ishte ndoshta shpëtim, katarsis, pastrim; ishte shpëtim nga diçka tjetër që i priste, shumë më e keqe se vdekja. Armiq... Vetëm të tillë bëra në jetën time. Miq nuk bëra kurrë, por asnjëherë nuk e ndjeva mungesën e tyre. Miqësia ishte për mua dobësi, një armë në duart e kundërshtarit, dhe nuk isha nga ato që jepja shanse të tilla, dhe as nuk doja pesha të tepërta. Emri im është Dada. Jetoj në një botë, që e ndërtova vetë, sipas rregullave të mia. Emri im është Dada dhe nuk pendohem.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Së pari në to nuk ka elemente të tillë të mbinatyrshëm si dragonj, a, lugetër, sprija etj. etj. Në përfytyrimin e shëndoshë të popullit të indian e keqja ka fytyrë mjaft më konkrete: atë të raxhait, tregtarit, të mashtrues, ose, në një formë më të tërthortë, të luanit, tigrit, krokodilit. Kjo do të thotë se edhe lufta ndaj së keqes kuptohet në mënyrë konkrete. Së dyti ndëshkimi që pëson e keqja nuk shprehet me fjalë të dhunshme, me skena të përgjakshme, makabre, sepse edhe i miri, i drejti, i ndershmi dallohen për një shpirt të madh. Ata fitojnë, nuk masakrojnë. Rikujtoni pak se ç'ndodh në një lumë të tërë filmash modernë, ku e mira fiton mbi të keqen, pasi ka kaluar përmes një oqeani gjaku e malesh me kufoma. Së treti rrëfimi rrjedh përgjithësisht i qetë, pa trazime dhe përmbysje të mëdha. Për urtësinë indiane e vërteta dhe e mira e kanë të sigurt fitoren. Ato nuk e njohin stresin, ankthin. Ndërsa ne sot... Ndoshta ka edhe të tjera mësime, që secili prej lexuesve mund t'i shquajë gjatë leximit e, në i pëlqeftë, mund t'i përvetësojë, domethënë t'i kthejë në parime të jetës së vet. Duam ta mbyllim këtë hyrje me dëshirën që lexuesve, pavarësisht nga mosha, ky libërth t'u ringjallë shprehinë e vyer të të lexuarit të përrallave, sepse pa mësimet e tyre njerëzimi do të mbetej brenda botës së egërsisë, sepse nëpërmjet fantazisë së tyre kalon rruga për në veprimtarinë konkrete të dobishme, sepse, në fund të fundit, atje më shumë se kudo gjetkë E MIRA ka fituar mbi të keqen.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Një burrë dhe një grua, Isaku dhe Ingeri, takohen në shkorretet e shkreta të Norvegjisë. Burri punon pa u lodhur. Rreth tij, vrasja e fëmijëve, mashtrimi, xhelozia, lakmia, progresi janë tundime ku bien me radhë gruaja dhe fëmijët e tij, të afërmit dhe armiqtë e tij. Isaku, i lidhur me tokën e tij, ka vetëm një qëllim: të hapi toka djerr. Është pikërisht përmes kësaj metafore që Knut Hamsun ka ndërtuar një roman shëlbimi, të përshkuar nga një frymë e vërtetë biblike. Zgjimi i tokës është gjithashtu edhe një portret i mrekullueshëm i gruas: Ingeri është arsyeja e jetës së Isakut, por, njëkohësisht, edhe ajo çka e kërcënon më shumë. Ingeri është parimi i sfidës: asaj i duhet t'i jetojë të gjitha jetët e mundshme para se të rikthehet sërish tek ai, Isaku, që nuk ndryshon kurrë. Ingeri ka udhëtuar në det, ka jetuar në qytet: tani është në shtëpinë e saj. Bota është e madhe, gumëzhin prej qenieve. Ingeri në këtë gumëzhimë, nuk është veçse një qenie njerëzore mes shumë të tjerave, të panumërta. Ja ku po bie dhe nata!
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
A ndodhin ende mrekullitë? Duket sikur po, të paktën në kopshtin sekret misterioz ku ndodhen Meri dhe Kolin. Në fakt, pikërisht falë lentes magjike të kësaj parajse të vogël, Meri, e cila dallohet për karakterin e saj të vështirë do të transformohet në një vajzë të ëmbël dhe altruiste dhe Kolini i vogël, një fëmijë i trishtuar dhe i sëmurë, për të cilin mjekët parashikojnë një fund shumë të afërt, do të gjejë dëshirën për të jetuar dhe shërimin e plotë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
FOL SHKURT, SA MË SHKURT Kudo e kurdo në dritë e në terr është mirë të flasësh shkurt! Sa më shkurt pavarësisht kush është e me kë flet, sa më shkurt, sidomos me prokurorët e rinj, sa më shkurt, me gjykatësit e vjetër shkurt, me priftërinjtë e çdo feje shkurt, me profesorët e zgjuar shkurt, me mjekët e çmuar dhe me gratë e hirta nëse u flet gjatë ta kthejnë shkurt ,shumë shkurt, dhe bosh bosh bosh!
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Dekameroni - vepra më e rëndësishme, më e lexuar dhe më popullore e Giovanni Boccaccio-s, vjen për herë të parë në shqip, e plotë dhe e pacensuruar, me përkthimin autentik të Ali Hashorvës, që ia shton vlerat kësaj vepre të mrekullueshme të të gjitha kohërave. 10 të rinj largohen nga Firencia në vitin 1348, për shkak të situatës së rëndë që ky qytet po përjetonte në përballje me murtajën e zezë, epidemi që i mori jetën plot gjysmës së banorëve të tij. Të mbyllur në një shtëpi fshati, 7 vajza dhe 3 djem, në moshën më të bukur, të detyruar të mposhtin frikën, të zbukurojnë ditët e tyre, të kuptojnë moralin e kohës, të reflektojnë rreth kuptimit të jetës, erotizmit, dashurisë, sjellin 100 rrëfime në 10 ditë. Lexim të këndshëm!
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Kryepuna e Ago Agajt, e cila (ri)botohet, tani, për herë të parë në atdhe, është epopeja në prozë "Lufta e Vlorës", një enciklopedi e trimërisë, e portreteve të luftëtarëve, e diplomacisë së asaj kohe, e dokumentacionit, përzgjedhjes së folklorit, ku nuk mungojnë as largpamësia dhe as dhëmbja, por dhe grotesku e dialogu natyrisht, vdekja dhe pasvdekja, që së toku, e bëjnë veprën të lexohet dhe si roman i fatit kombëtar, përshkuar nga dashuria e dëshpërimi për vendin e të parëve si dhe nga një krenari fisnike.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
"Në ekranin e telefonit u shfaq emri i tij, por unë nuk iu përgjigja dot menjëherë. Pata frikë. As nuk di ta shpjegoj ç'lloj frike ishte. Pastaj guxova. Zëri i tij më kumboi në veshë, tek më thirri fort emrin. U drithërova. Mbeta si e gozhduar nën pushtetin e një emri trigermësh. Heshta. Ai e përsëdyti: germa e parë... zanore e plotë e zbardhur kumbuese, germa e dytë, bashkëtingëllore llastuese me gjuhën që ngulej e mishtë mes qiellzës së tij të lëngët, dhe germa e tretë sërish e njëjta zanore, më e plotë e bubulluese dhe më e zgjatur se simotra e saj e parë. - Sa do të doja të të kisha pranë vetes tani, këtu ku jam, - më tha. - Jam në varreza! "O Zot, më ndihmo!" thashë me vete në të qindrat e sekondës. A mund të bërtasë ashtu një i vdekur nga varret? Pastaj u kthjellova. Perderisa po më flet me zërin e tij, ky nuk është zë prej të vdekuri Zëri i tij nuk i ngjante haresë në zërin e një burri që dhembshurisht i thotë emrin të dashurës në telefon, ishte përgjërim e lurje, përzier më por një lloj padurimi, për ta thirrur e për ta shkulur njëherësh atë emër nga vetja. Padurim për të më shkulur mua nga vetja, dhe njëkohësisht për të më pasur pranë. E ku? Aty në varre."
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
"Ky ka qenë libri më i rëndësishëm në jetën time." -GAMAL ABDEL NASSER Mustafa Qemal Ataturk, diktatori i madh turk, është një figurë me rëndësi të madhe për botën moderne. Ai bëri në Turqi atë që, në të vërtetë, Nasser-i dhe "burrat e fortë" u përpoqën të bëjnë në vendet e tyre. Ai ishte modeli dhe ideali i tyre. Përveç rëndësisë së madhe historike, ky libër, i botuar për herë të parë në vitin 1933, është gjithashtu një studim magjepsës i një figure jashtëzakonisht komplekse dhe kontradiktore, brenda së cilës vetëdisiplina e hekurt dhe aftësia për vetëbraktisje, qëndronin krah për krah duke përforcuar kësisoj njëra-tjetrën.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Kostandinopoja... Stambolli... Mbretëresha... Sido që ta quash, një është Stambolli: i magjishëm, i veçantë, i mrekullueshëm, i pagëzuar në misteret e Lindjes! Në këtë vend lindi Theanoja. Një vajzë që mbart brenda vetes dicka nga magjia e këtij qyteti dhe nga shpirti i tij i paepur. Theanoja do të rritet, do të dashurojë dhe do të martohet. Natën e 6 shtatorit 1955 do të gjendet në vorbullën e ngjarjeve të tmerrshme të atij muaji. Një faqe e errët në historinë e grekëve të Stambollit do të shkruhet me gjakun e shumë të pafajshmëve. Viktimë e egërsisë së turqve do të jetë edhe vetë Theanoja. Kur të rimarrë veten asgjë nuk do të jetë më si më parë. Ajo natë do të lindë një ujkonjë. Kushdo që do t'i afrohet në të ardhmen për t'i bërë keq, do të copëtohet nga dhëmbët e saj të mprehtë. Dhjetë vjet më vonë, Theanoja do të përjetojë makthin e dëbimit për në Greqi dhe dhimbjen e shpërnguljes nga vendi ku kishte lindur; do të përballet me racizmin, me mosbesimin. Ujkonja do të rizgjohet dhe të gjithë fajtorët do të paguajnë shtrenjtë. Apo mos ndoshta do të paguajnë dhe të pafajshmit? Historia e një gruaje që përjetoi dashurinë dhe urrejtjen dhe u shndërrua në egërsirë për hir të njerëzve të saj të dashur.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
"Nga ky libër mësova se sa pak i njihja disa zona të miat dhe se sa shumë vuajtje buronte prej tyre." Lexues anonim "Nuk e kisha menduar ndonjëherë që autori të më kishte njohur kaq mirë pa më takuar ndonjëherë." Lexues anonim
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania