titleToAlt
Një vajzë e re është gjithnjë e brishtë, e ekspozuar ndaj dhunës në mes të ditës në Central Park. Sidomos nëse ka lindur në një Shqipëri të shkatërruar, ku i vetmi zë ekonomik është ai i tregtisë së të miturve. Nisen në grupe nga porti i Vlorës dhe zbarkojnë në Itali për t’u shpërndarë në bordellot e gjysmës së botës. Rashela, katërmbëdhjetë vjeçare, është njëra prej tyre, ndër më të preferuarat me flokë të verdhë e sy bojëqielli… Në sfond zhvillohen ngjarje të mëdha tragjike, si masakra e Kosovës nën indiferencën e shteteve të tjera, apo tragjedi më të vogla, si vrasjet e adoleshentëve të cilët ngrenë krye.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër, ju do të mësoni se nëpërmjet një komunikimi të frytshëm në jetën e përditshme, do të keni sukses në biznes apo politikë, në mësimdhënie apo sipërmarrje, në një marrëdhënie intime apo familjare. Carnegie, me shembujt nga jeta e personaliteteve më të njohur, në Amerikë dhe Evropë, tregon se zbatimi i rregullave të arta të komunikimit, ka ndihmuar mijëra personazhe të arrijnë famë dhe pushtet. Djali i varfër u bë President i Amerikës - Abraham Linkolni. Shkrimtari, vepra e parë e të cilit nuk u pëlqye nga askush, ia doli të jetë mbret i leximit të të gjithëve - Çarls Dikensi. Këshillat e këtij libri do t'ju ndihmojnë edhe ju të kuptoni mesazhin e Carnegie: Lumturia nuk varet nga kush je dhe çfarë ke, por nga çfarë mendon dhe si komunikon!
Çmimi: 600 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania