titleToAlt
Kaili Kilei ka dy vwllezwr mw të mëdhenj; njëri është i pari në sporte dhe tjetri gjeni në mësime. Ndaj është e vështirë të fitosh një garë, kur je duke luajtur me ta. Por në lojërat e tavolinës të gjithë mund të kenë fat për të fituar... mjafton një hedhje e mirë e zareve, tërheqja e letrës me fat dhe disa marifete. Kur Kaili merr vesh se krijuesi më i famshëm i lojërave në botë ka projektuar bibliotekën e re në qytet dhe në hapjen e saj do të zhvillojë një Iojë në të cilën pjesëmarrësit do të kyçen në bibliotekë, ai është i vendosur të marrë pjesë. Por ai nuk ka kuptuar se marrja pjesë është veçse pjesa më e lehtë. Dalja prej bibliotekes kërkon më shumë sesa thjesht fat në hedhjen e zareve, një leter të mirë dhe ca marifete... Rreziku për të humbur është vërtet i madh.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Bestseller i New York Times. Libri më i mirë i muajit në Amazon Fitues i çmimit Parents Choice në 2017. Libri më i mirë i muajit në Barnes and Noble. Nominuar për çmimin Louisiana Readers në 2018-2019. Isa është një mi, një mi me ngjyrë të kaltër ç'është e vërteta, që mund të flasë, të qeshë e të lexojë, si edhe ju. Kjo histori prekëse rrëfen udhëtimin e guximshëm të Isës kur ai përpiqet të shpëtojë familjen e tij nga një laborator i llahtarshëm dhe në rrugë e sipër zë miqësi të reja.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Fëmijët Kid janë rritur me zhytjet në thellësi të deteve e me udhëtimet nëpër botë, duke ndihmuar prindërit e tyre të famshëm të nxjerrin nga thellësitë e oqeanit shpata, dupje floriri lloj-lloj objektesh të tjera. Por kur prindërit e tyre zhduken për shkak të detyrës fëmijët gjenden papritur në gjahun më të madh të thesareve të jetës së tyre. ata duhet të punojnë të bashkuar për të mposhtur piratët e rrezikshëm dhe të mashtrojnë gjahtarin rival të thesareve duke ndjekur gjatë gjithë kohës shenjat e fshehta për të zbërthyer misterin se ç’u ka ndodhur në të vërtetë prindërve dhe për të zbuluar nëse ata janë ende gjallë. Kjo seri e re premton gjithçka: piratë të pamëshirshëm, spiunë të CIA-s, terroristë, vepra arti dhe thesare të paçmueshme të vjedhura. Për më tepër, ajo rrëfen një aventurë të tillë në dete të hapura që do ti duket tërheqëse edhe tokësorëve më të vendosur. ‘’Nuk ke kohë as të marrësh frymë ndërsa fëmijët e familjes Kid hidhen sa në një telash në tjetrin në një rrëfim plot humor e që nuk lëshohet nga dora. Për moshën 8-12 vjeç. ‘’ -Publishers Weekly ‘’Piratët, shenjat e fshehta, stuhitë detare dhe Xhejms Patersoni janë një përzierje shpërthyese.’’ -Barnes and Noble
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Lavdërata për librin: “I thjeshtë dhe i fuqishëm. Zbavitës dhe i sinqertë... Gojëprishuri dhe torollaku është shumë, shumë i vlefshëm.”- Kuami Aleksandër, shkrimtar fitues i Medaljes Newbery me librin Mbikalimi. “Një rrëfim plot me humor dhe prekës... Djemve do t’ju pëlqejë shumë kjo histori.”- Dr. Majkëll Tompson bashkëautor i bestsellerit të New York Times, Lartësimi i Kainit. “Gojëprishuri dhe torollaku rrëfen për ngacmimet, vështirësitë e miqsisë dhe fuqinë e humorit!”- Erik Kan Geil, Autori i Libri i ngacmimeve.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Jam Semi Rejes- Rodrigez.Jam si shumë fëmije të tjerë…Vetëm se jetoj në një shtëpi plot me robotë! Disa herë është shumë bukur.Kemi Blicenin,kositësin e madh të barit; Z. Fshiendrit,shërbëtorin e çmendur; Mekfeçin ,qenin robot dhe plot të tjerë. Por ardhja më e re është A-ja,roboti më i keq në botë.Ai është i mërzitshëm.Ai i di të gjitha.Ai është i bindur se është vëllai im i vërtet.Dhe tani,do të vijë në shkollë me mua. Nëse kjo nuk është një emergjencë,nuk e di çmund të jetë tjetër!
Çmimi: 1000 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania