titleToAlt
Fjodor Mihajlloviç Dostojevski lindi në Moskë në vitin 1821 dhe vdiq në Petërburg në 1881. Është padyshim ndër shkrimtarët më të mëdhenj jo vetëm në Rusi, por edhe në botë. Kryeveprat e tij letrare si: "Krim dhe Ndëshkim", "Idioti", "Demoni", "Vëllezërit Karamazov" etj., mbeten edhe sot e kësaj dite ndër librat më të lexuar. Jeta e shkrimtarit të madh ka patur mjaft luhatje. Fillimisht u dënua me vdekje për shkak të ideve të tij përparimtare, por më pas u fal dhe u internua në Siberi. Mbas kthimit të tij, shëndetlig dhe i mbytur në borxhe, arriti të gjente tek vuajtjet e tij materialin për krijime realiste që karakterizohen nga analizat e thella psikologjike. Libri "Njerëz të varfër", është libri i parë i autorit ku menjëherë spikati forca e thellë depërtuese në psikologjinë e personazheve.
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
"Kishin kaluar plot 23 vjet që nga ardhja në ishull. Sikur të më thonin se do të jetoja 23 vjet i vetëm në një ishull, do ta kisha përqeshur, por isha mësuar shumë me jetën këtu. Kisha mësuar duke e jetuar se ç'mund të arrijë dhe jetojë një njeri i vetëm. Sikur mos të kisha frikë nga kanibalët, mund të jetoja në ishull deri në fund të jetës sime, i qetë dhe i lumtur."- Robinson Kruzo.
Çmimi: 250 Lekë
titleToAlt
- Mirë Vilhelm. Jeta jote dhe e djalit tënd varet nga zotësia jote. Pa provoje të godasësh një mollë mbi kokën e djalit tënd nga 100 metra largësi. Pas këtij propozimi, fytyra e Vilhelmit u zverdh e tëra. Njerëzit ishin gati për protestë dhe mezi i mbante vendi. - Imzot, mos e kërkoni nga unë një gjë të tillë! - tha Vilhelmi dhe djersët po i rridhnin nga balli. - Nuk mund t’ia bëni një babai këtë. - Babi, unë nuk kam frikë.Ti je gjuetar i zoti. Unë jam gati, - i thoshte i biri. - Mjaft! Le të fillojë spektakli, sot dua të shikoj teatër! Vilhelmi ishte zverdhur i tëri. Pa njëherë Geslerin, pastaj turmën që kishte heshtur e tëra. Nxori një shigjetë dhe e vendosi në hark. Dy ushtarë morën djalin dhe e çuan në anën tjetër të sheshit ku ndodhej një pemë. Djali u mbështet në pemë. Gotije pa të atin duke buzëqeshur.Trupi i Vilhelmit u trondit pak. E vendosi harkun në gjoks dhe e tërhoqi. Koka i ishte përkulur në drejtim të shigjetës.Të gjithë po mbanin frymën. Gratë kishin ulur sytë përtokë, ndërsa burrat nuk gjenin guximin të shikonin.
Çmimi: 250 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania