titleToAlt
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
"Një nga alegoritë më të mëdha politikë të të gjitha kohërave... Është një libër për këdo dhe çdo njeri, me shkëlqimin e tij të pazbehur edhe pas pesëdhjetë vjetësh." RUTH RENDELL Daily Telegraph Pasi kanë hequr qafe pronarin e tyre njerëzor, kafshët e "Fermës Menër" janë duke shpresuar për një jetë të lirë dhe të bollshme. Por ndërsa një elitë e mençur mizore vjen në pushtet, kafshët e tjera e gjejnë veten në mënyrë të pashpresë të zënë në grackë sipas mënyrave të vjetra. Historia rrëqethëse e Oruellit, e tradhtisë së idealizmit përmes tiranisë dhe korrupsionit, edhe sot është po aq e freskët dhe reale sa edhe kur u botua për herë të parë në vitin 1945. "Alegoria e tij mbetet satira jonë më e madhe e fytyrës së errët të historisë moderne." MALCOLM BRADBURY Mail on Sunday
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
"Shkrimtari më i madh i shekullit të njëzetë". Philip French, Observer "Një shkrimtar që mbetet kaq fort bashkëkohor edhe sot... Orwell tha të vërtetën". Christopher Hitchens "Ai pa përmes çdo gjëje, sepse ai mund të shihte edhe nga vetja. Shumë shkrimtarë dhe gazetarë janë përpjekur të imitojnë qartësinë e tij të veçantë, por nuk kanë arritur të zotërojnë diçka të krahasueshme me autoritetin e tij moral". Peter Ackroyd, TheTimes. "Syri i pafajshëm i Orwellit ishte shpesh perceptues dhe shkatërrimtar... një njeri që pa në botën e tij me habi dhe e shkroi saktësisht atë që pa në një prozë të mrekullueshme". John Mortimer "Heroi im". Tom Stoppard “Çdokush që dëshiron të kuptojë shekullin e njezetë do të duhet të lexojë Orwellin". The New York Review of Books.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Në vitin 1928, 25 vjeçari Eric Arthur Blair vendoset në Paris, kryeqyteti i shumë shkrimtarëve dhe artistëve të pasur dhe të varfër, nga e gjithë bota. Një incident i pakëndshëm i ndodh shkrimtarit të ri, që e zhyt në mjerim,në uri dhe në kërkim të punëve të rëndomta. Shkrimtari, që më vonë u bë i njohur me pseudonimin George Orwell, nisi në këtë mënyrë të eksploronte Parisin dhe, më pas Londrën, nga statusi i "skllavit të skllavit" dhe prej syve të endacakut. I botuar fillimisht në vitin 1933, I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londer u bë një udhërrëfyes klasik i dy metropoleve të mëdhenj dhe një analizë e mprehtë sociale e politike e viteve '30. Ky është libri që besohet se caktoi edhe pikën e kthesës së Orwellit, nga fëmija e një familjeje me mirëqenie dhe i arsimuar në shkollën e elitës Eton, në luftëtar për një shoqëri të drejtë dhe të barabartë. Kjo është hera e parë që ky libër vjen në gjuhën shqipe.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Pas vitesh të tëra shtypjeje e shfrytëzimi, kafshët e një ferme, të lodhura nga mujshitë e vazhdueshme të qenieve njerëzore, vendosin të ngrenë krye dhe, pasi dëbojnë pronarin, orvaten të krijojnë një rend të ri, të themeluar mbi një koncept utopik barazie. Megjithatë, shumë shpejt, mes tyre lind një klasë e re burokratësh, derrat, të cilët me dinakërinë, makutërinë dhe egoizmin që i karakterizojnë, u imponohen në mënyrë arrogante dhe tiranike kafshëve të tjera më të buta dhe shpirtmira. Thellësisht aktual dhe po aq i freskët sa ç'ka qenë më shumë se gjysmë shekulli më parë, "Ferma e kafshëve" është një përrallë për ata që mëtojnë të jenë çlirimtarë kudo në botë. Teksa dëshmohet, përmes thjerrës së historisë, ngritja dhe rënia e përgjakshme e kafshëve revolucionare, dallohen farat e totalitarizmit në sistemet më ideale, si dhe shpirtrat e shtypësve më të egër tek udhëheqësit tanë' më karizmatikë. "Përrallë" e ka quajtur vetë Orwell-i, teksa derrat zënë e marrin gjithnjë e më tepër tipare njerëzore, por ndërkaq është një alegori e thellë jo vetëm ndaj sistemit komunist të ish-Bashkimit Sovjetik, por ndaj të gjitha formave të diktaturës. Satira e mprehtë oruelliane ndaj totalitarizmit bashkohet me gjeninë krijuese dhe një energji stilistikore, që e vendosin "Fermën e kafshëve" mes veprave më të njohura letrare të shekullit XX.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
1984 është vizioni tmerrues i George Orwell-it, i një të ardhmeje totalitare në të cilën çdo gjë dhe çdokush është skllav i një regjimi tiranik. Uinston Smith punon për Ministrinë e së Vërtetës në Londër, qyteti kryesor i Rripit Ajror. Vëllai i Madh vëzhgon nga çdo poster, Policia e Mendimit zbulon çdo akt tradhtie. Kur Uinstoni gjen dashurinë me Xhulian, ai zbulon se jeta nuk ka pse të jetë e mërzitshme dhe plogështuese, ndaj i hapen sytë nga mundësitë e reja. Pavarësisht helikopterëve të Policisë që pluskojnë e fluturojnë mbi kokë, Uinston dhe Xhulia fillojnë të dyshojnë te Partia; ata e kthejnë vëmendjen te konspiracionet. Megjithatë, Vëllai i Madh nuk do t'i tolerojë kundërshtimet - edhe nëse janë në mendje. Për ata që kanë mendime origjinale, ata shpikën Dhomën 101... 'Më i përshtatshëm për kohën e sotme sesa pothuajse çdo libër tjetër që mund të mendoni' Jo Brand
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Regjimi totalitar i Vëllait të Madh, që vëzhgon vazhdimisht gjithkënd dhe gjithçka nëpërmjet ekraneve të panumërta, ushtron kontrollin absolut mbi veprimet dhe ndërgjegjet e njerëzve. Gjithçka i shërben pushtetit. Librat, gazetat, arkivat dhe mendjet falsifikohen pareshtur, sepse "kush ka në dorë të shkuarën, ka në dorë të ardhmen; kush ka në dorë të tashmen, ka në dorë të shkuarën." Kur George Orwell shkruante këtë libër, viti 1984 ishte e ardhme. Sot, ai vit është e shkuar. Por pas kësaj vepre, viti i vërtetë 1984 do të jetë gjithmonë një datë e së ardhmes, viti i fillimit të një epoke të mjegullt për historinë e njerëzimit; na paralajmëron se shteti terrorist që mbjell vdekje është vetëm një hap iarg të bërit realitet: Vëllai i Madh tashmë po na vëzhgon! Pushteti nuk është mjet, është qëllimi. Askush nuk vendos diktaturën për të mbrojtur revolucionin, por krijon revolucionin për të rrënjosur diktaturën. Qëllimi i përndjekjes është përndjekja. Qëllimi i torturës është tortura. Qëllimi i pushtetit është pushteti. ‘Romani i Orwell-it është një paralajmërim për racën njerëzore. Ai thekson rëndësinë e qëndresës përballë kontrollit të masës dhe shtypjes.’ -The Guardian ‘Është thuajse e pamundur të përmendësh propagandën, mbikëqyrjen, politikat autoritare apo shtrembërimet e së vërtetës pa marrë si referencë veprën "1984". [...] Ai roman është njëkohësisht një ese e thellë politike dhe një vepër arti tronditëse dhe tragjike.’ -The Atlantic ‘Ai është shndërruar në një doracak për totalitarizmin, për shtetin që vëzhgon gjithçka, për pushtetin e mass-medias në manipulimin e opinionit publik, të historisë, madje edhe të së vërtetës.’ -Independent
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
TË GJITHA KAFSHËT JANË TË BARABARTA POR DISA KAFSHË JANË MË TË BARABARTA SE TË TJERAT. Kur kafshët e shtypura të Fermës me saraje përmbysin pronarin e tyre, z. Xhounz, dhe e marrin vetë fermën në dore, ato përfytyrojnë se kjo përbën fillimin e një jete me liri dhe barazi. Por, teksa elita dinake dhe e pashpirt që ndodhet në gjirin e tyre nis të marrë kontrollin, kafshët e tjera e gjejnë veten të zënë në grackë pa pasur shpresë për t'u çliruar prej saj teksa një formë tiranie dora-dorës zëvendësohet me një tjetër. Shkruar në fund të vitit 1943, por që pothuajse nuk u botua ngaqë sulmonte Stalinin, aleatin në kohë lufte të Britanisë, “përralla” therëse e Oruellit është satirë e idealizmit të pashkatërrueshëm dhe të përjetshëm që tradhtohet nga pushteti dhe korrupsioni.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
JETOJMË NË NJË BOTË KU KURRKUSH NUK ËSHTË I LIRË, KU VËSHTIRË TË KETË NDOKËND QË TË JETË I SIGURTË, KU NUK ËSHTË ASPAK E MUNDUR TË JESH I NDERSHËM DHE TË MBETESH GJALLË. " ..shkrimi i librave kërkon jo vetëm rehati e qetësi - e këtë të fundit nuk arrin ta kesh dot në një shtëpi që banohet nga anëtarë të klasës punëtore - por të nevojitet edhe paqe shpirtërore. Por, puna është se ti nuk mund të rregullosh gjithçka, dhe nuk mund ta urdhërosh shpirtin e shpresës nëpërmes të cilit arrihet të krijohet gjithçmos, me atë renë e ligë dhe të zbehtë të papunësisë që të rri pezull. Prapëseprapë, të papunët që ndihen të familjarizuar me librat sidoqoftë mund ta mbajnë veten të zënë me anë të leximit. Por, si t'ia bëjë hallit ai që nuk arrin të lexojë dot pa u munduar?"
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Nderim Katalonjës (në origjinal Homage to Catalonia) janë kujtimet e autorit, i cili ka qenë pjesëmarës për rreth një vit në luftimet e ashpra civile si në front, ashtu edhe në luftën guerile në Barcelonë ku u përfshinë njerëz, organizata e shtete të ndryshme të kohës, në luftime që kishin përfshirë gati gjithë popullsinë dhe teritorin e Spanjës. Në përgjithësi ne njohim nga historia vetëm njërën anë të monedhës: luftën mes të majtëve dhe fashistëve. Në fakt ka pasur një luftë edhe brenda të majtëve, midis ‘stalinistëve’ dhe ‘trockistëve’ spanjollë dhe kjo luftë brenda llojit ka qenë edhe më e sertë dhe e hidhur se e para.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
“Një mijë e Nëntëqind e Tetëdhjetë e Katër”, një kuadër tronditës i një shoqërie ku Vëllai i Madh mishëron një fuqi të aftë të kushtëzojë dhe shtypë individualitetin e qytetarit. Me shkrimeve të tjera me tone autobiografike të Orwell-it, mund të përmendim përmbledhjet e letrave dhe artikujve, esetë dhe romanin Keep the Aspidistra Flying (1936). Ky epigraf i profecisë së veprës, me valencë shumëpërfshirëse, është i vlerëshëm të na e risjellë, fare shqip, edhe kumtin mbi imazhin e të shkuarës nën vragën e çizmes, edhe përfytrimin e të ardhmes si marrëdhënie me leximin në vijim... Nëse doni një pamje të ndjesisë së fundme të një lexuesi të ndjeshëm, përfytyroni shenjimin e shollës në fytyrën e tij ...përgjithmonë. Sugjerimi ndaj lexuesit, veçanërisht shqiptar, për të mos e nisur këtë libër, mbetet i barasvlerëshëm me lutjen për të mos e evituar kurrësesi.
Çmimi: 1000 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania