titleToAlt
Ai perr përsipër rreziqe pa i menduar pasojat, ajo nuk ka shoqe, ai është i varur ndaj lojërave elektronike, ajo pi alkool, ai pi duhan, dhoma e saj është një katrahurë e vërtetë, asaj i pëlqen të provokojë, ai nuk ka motivim... Të gjithë e kanë të vëshitrë që të zotërojnë reagimet e tyre emocionale. Dhe të themi të vërtetën, edhe ne prindërit shpesh e humbasim kontrollin. Do t'i akuzonim me dëshirë se ata e kanë shtypur qëllimisht butonin për të na çorientuar... Por ADOLESHENCA janë punët e mëdha në tru. Mendimi, aftësitë e memorizimit, krijimi artistik, bëjnë hapa përpara, ndërkohë që zona të tjera që drejtojnë empatinë, parashikimin, përllogaritjen e rreziqeve... janë në ndërtim. ADOLESHENTI? Një motor që funksionon me shpejtësi të plotë, një përshpejtues shumë i ndjeshëm, dhe frena që ende nuk funksionojnë! Me botimin Nuk KUPTOHEMI më! le të zbulojmë se çfarë ndodh në kokën dhe trupin e adoleshentit tonë, le të eksplorojmë fuqitë tona të prindit për të vepruar me ndjeshmëri, dashuri dhe me drejtësi. Isabelle Filliozat, psikoterapiste, shkrimtare, dhe Anouk Dubois psikomotriciene, ilustruese, janë autoret e librave bestseller: Kam provuar gjithçka! dhe Ai më kërkon!, të cilët zbulojnë prindërimin pozitiv.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Zbulo përfundimisht se pse prindërit e tu janë krijesa të jashtëzakonshme. Do të kuptosh se edhe pse të mërzisin shumë, e bëjnë për lumturinë tënde.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Kundërshtime, të qara dhe kriza tërbimi: të kapërcesh pa dëmtime periudhën nga 1 deri në 5 vjeç « Kam provuar gjithçka, vazhdon! » Prindërit lodhen përballë kërkesave të tepruara të fëmijëve të tyre. Si të dalësh nga betejat rreth veshjeve, rregullit, grindjeve para se të nisen për në shkollë apo para gjumit? Prindërit kanë prirjen që t'i interpretojnë sjelljet e tepruara ose të bezdisshme të të vegjëlve si manifestime kundërshtimi, të një vullneti të keq, paturpësie. Të tjerë fajësojnë veten dhe kërkojnë traumën. Po sikur të ketë shkaqe të tjera? Zbulimet e kohëve të fundit në fushën e neurologjisë dhe të psikologjisë eksperimentale kanë hedhur dritë mbi këto sjellje acaruese. Vizatime që flasin me të gjithë, të dhëna shkencore për të kuptuar më mirë dhe udhëzime se si të veprojmë sipas moshës. Atëherë, a jeni gati për të vënë në dyshim disa nga zakonet, besimet, madje edhe siguritë tuaja?
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Toni Grizi ëndërron të jetë pjesë e skuadrës së të rinjve kampionë që stërvit babai i tij. Për fat të mirë apo të keq, sulmuesi kryesor i skuadrës është lënduar gjatë pushimeve dhe duhet gjetur një zëvendësues sa më shpejt. Edhe pse babai i tij, Grizli, nuk është dakord dhe gjithë të tjerët mendojnë se ai është shumë i vogël dhe i brishte... Toni do të bëjë gjithçka për t'u futur në klubin e ëndrrave të tij. Këshilla ime: « Bëje jetën tënde ëndërr dhe ëndrrën realitet» Shprehje nga libri "Princi i vogël" i Saint-Exupery.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Sulmuesi Mikael Ribo, pas rikthimit, ndihet i kërcënuar nga Toni Grizi, i cili i ka marrë famën në gjirin e skuadres makoneze. Por, ai nuk është i vetmi që nuk e ka qejf Tonin: lojtarët e skuadrës së Auxerre-s dhe trajneri i tyre Xhin Roi, armik i betuar i trajnerit Pelves, janë shumë të vendosur për të dëmtuar lojtarin e ri... A do të mund ta kalojë Toni këtë sprovë? Në cilën fushë gjendet kundërshtari i vërtetë?
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
I dashur ditar, Asgjë nuk po ecën mirë ne klasën e 6-të B! Një nxënëse e klasës bëri një gabim dhe era e grindjes po fryn tashmë mes nesh. Oh, jo! Shpresoj që të triumfojë miqësia! E deri sa të ndërrohen këto mendime, kemi: move dub në shkollë! Një party supriz për ditën e fundit të shkollës para se të marik pushimet... ngjarje të pabesueshme, si metamorfoza e Boes në bebe peshkaqen dhe një takim kokë më kokë me një merimangë migal!
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
“I dashur ditar, kam kënaqësinë të të njoftoj se po përuroj sezonin tënd të dytë! Ja ku jeni, unë dhe shokët e mi po shkojmë në klasë të gjashtë! Po vdes të të tregoj ditën e parë të shkollës dhe mbi të, të të them se kush gjendet në klasën time... dhe kush nuk është më (pff... Karim, më mungon. Do të doja shumë të kisha lajme nga ty!) A do të kalojmë një tjetër vit magjik me zotin Gotje? Do të më duhet të duroj përsëri zemërimin e të tmerrshmes Kruela Fatal?! Në menu: pritje në ankth, festa dhe të qeshura të çmendura!”- Alisa.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
“I dashur ditar udhëtar! Për një javë do të fluturoj për në Belgjikë. Urra! Po të lajmëroj që tani se do të të fus në bagazhet e mia... Ti do të bagazhet e mia... Ti do të dish gjithçka mbi pushimet e mia me kushërinjtë Lyly e Kentë, pa harruar teze Modin dhe gjyshe Zhuljetën. Duke pritur ditën, po rehatohem në një plazh me rërë të imët. Përpara meje shtrihet poshtë diellit një liqen xixëllues. Epo mirë, nuk ka palma në horizont dhe uji nuk ka ngjyrë blu në jeshile. Shkurt muhabeti, jemi në Kebek. Nëse ja nis që nga fillimi...”- Alisa.
Çmimi: 600 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania