titleToAlt
Kur Greg Hefli dhe familja e tij nisen për pushime në një udhëtim me makinë kampingu, të gjithë janë të mprehur për aventurën e jetës. Por planet e tyre ndeshin në pengesa, ndaj përfundojnë te një kamping që s’është tamam parajsë vere. Po gjërat për Heflët do të dreqosen më keq, kur nis një shi me gjyma dhe niveli i ujërave ngrihet gjithnjë e më lartë, duke i bërë të mendojnë në ia vlen t’i vazhdojnë më ato pushime... apo mos ndoshta tani gjenden në pikë të hallit!
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Merr një elektrik dore, futu poshtë batanijes dhe kridhu në botën mizore me humor të paparashikueshëm të imagjinatës së Roul Xhefersonit. Do të hasësh zombie, vampirë, fantazma e shumë më tepër në këto rrëfenja jashtëzakonisht komike. Historitë e frikshme të Roulit mund të të mekin gazin, por kujdes... se mund të përfundosh duke fjetur me dritë ndezur.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Priten ndryshime të mëdha për Greg Heflin dhe familjen e tij. Po e bëjnë shtëpinë më të bukur! Por me krijesat e paftuara, mykun helmues dhe muret që bien, Gregu zbulon shpejt se restaurimi nuk është ashtu siç pritej... Kur më në fund pluhuri do të davaritet, a do të arrijnë Helflët të qëndrojnë... apo do t’u duhet të largohen nga qyteti?
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Imagjinata e Roul Xhefersonit na sjell një aventurë të përmasave epike. Bashkohuni me Rolandin dhe shokun e tij të ngushtë, Garg Barbarin, teksa lënë fshatin e tyre të rehatshëm dhe nisen në një mision për të shpëtuar nga Magjistari i Bardhë mamin e Rolandit. Do të arrijnë heronjtë tanë të mbijetojnë? Zbulojeni në "Aventurat e shokut fantastik" të Roul Xhefersonit.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Kur shkolla e Grer Hoflit mbyllet për shkak te deborese gjithë laglia e tij shndërrohet në një fushëbeteje dimürore. Grupet rivale luftojnë për territore, ndertojnë fortesa masive debore dhe bejne luftime epike me topa bore. Dhe në qendër jane Gregu dhe miku i tij më i besuar, Roul Xhefersoni. Behet një luftë e ashpër per mbijetesë dhe Gregu me Roulin manovrojnë në katastrofën e lagjes përmes aleancave, tradhtive dhe bandave ndërluftuese. Pasi të shkrijë dëbora, Gregu me Roulin do të shfaqen si heron? Apo a do të arrijnë që të mbijetojnë, por të parë të nesërmen?
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Greg Hefli dhe familja e tij largohen nga qyteti. Për t'iu shmangur motit të ftohtë dhe stresit të festave që po afrohen, ata vendosin të shkojnë në një ishull tropikal. Ca ditë në parajsë do të ishin një mrekulli për Gregun dhe familjen e tij të rraskapitur. Por Heflit do të zbulojnë shpejt se parajsa nuk është ajo që mendohet. Dielli përvëlues, problemet me stomakun dhe insektet helmuese, të gjitha këto përbëjnë një kërcënim për pushimet e tyre. Do t'u dalë për mirë ai udhëtim apo arratisja në ishull do të përfundojë në katastrofë?
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Unë jam Roul Xhefersoni dhe ky është libri im. Tani kam edhe unë ditar si shoku im Gregu. E titullova librin “Ditari i një shoku fantastik” sepse këto janë fjalët që më thotë gjithnjë babi: Roul, ti je një shok fantastik. Edhe pse ky libër është për mua do të gjeni shumë Greg në të, sepse ai është shoku im më i ngushtë. Ndonjëherë prindërit më thonë ca gjëra që më bëjnë të mendoj se ata nuk kanë të njëjtin mendim si unë për Gregun, si përshembull: Neve nuk na pëlqen Gregu. Nejse, shpresoj që libri im t’ju pëlqejë, ngaqë kam punuar shumë për të dhe uroj që t’i pëlqejë edhe Gregut.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Trysnia mbi Greg Heflin sa vjen e shtohet. Mami i tij mendon se videolojërat po ia bëjnë trurin dhallë, prandaj do që i biri ta lërë tastieren dhe t'i hyjë zbulimit "të anës krijuese" të vetes. Dhe, si të mos mjaftonte kjo frikë, po vjen Hallouini dhe frikërat e presin Gregun nW çdo cep. Kur zbulon një qese me çamçakëzë si krimba, i shkrep në kokë një ide. Po sikur Gregu t'i bëjë një surprizë mamit duke xhiruar një film... dhe ndërkohë ai film ta bëjë të pasur dhe të famshëm? Apo këmbëngulja ndaj këtij plani thjesht sa do t'ia dyfishojë telashet? "Ditari i Gregut" vlerësohet nga USA Today, Publishers Weekly dhe New York Times si libri bestseller Nr. 1.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Të jesh fëmijë ta sjell në majë të hundës. Askush nuk e di këtë më mirë se Greg Hefli, që e gjen veten të ngecur në shkollën 9-vjeçare, ku ngordhalaqi i vogël ndan korridoret me fëmijë më të gjatë, më të këqij, që madje edhe rruhen. Në “Ditarin e Gregut” autori dhe ilustruesi, Jeff Kinney, na paraqet një hero ndryshe. Siç e thotë edhe Gregu: Mos prisni të lexoni gjëra si “I dashur ditar kështu” a “I dashur ditar ashtu”! Për fat të mirë Gregu nuk i bën ato që thotë dhe ato që bën në të vërtetë janë gjëra krejt të ndryshme. 10 vëllimet e para të “Ditari i Gregut” tashmë vinë në një set të vetëm.
Çmimi: 7000 Lekë
titleToAlt
Dikur jeta ka qenë më e bukur, apo jo? Kjo është pyetja që ngre Gregu, teksa qyteti i tij stakon pajisjet elektronike vullnetarisht. Por jeta moderne ka komoditetet e veta dhe Gregu s’është prerë për një botë të stilit të vjetër. Me tencionin që ngrihet brenda dhe jashtë shtëpisë së Gregut, a do ta gjejë dot Gregu një mënyrë për të mbijetuar? Apo jeta sipas stilit të vjetër, për një fëmijë si Gregu, është tepër e vështirë?
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Një udhëtim me familjen mendohet si një ngjarje shumë dëfryese... me përjashtim të rastit kur je me Heflët. Udhëtimi nis plot premtime, pastaj papritmas merr ca kthesa të gabuara. Banjat e stacioneve të benzines, pulëbardhat e lajthitura dhe një derrkuc i arratisur -nuk janë ideja e Gregut për t'ia kaluar bukur. Por edhe udhëtimi më i keq mund të kthehet në një aventurë -dhe pikërisht këtë Heflët s'kanë për ta harruar Lehtë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Gregu gjendet papritmas mes tensioneve të festave "djem e vajza", përgjegjësive në rritje, madje edhe ndryshimeve të frikshme që vijnë kur rritesh - dhe të gjitha këto pa pasur në krah shokun e ngushtë, Roulin. A mund t'ia dalë Gregu i vetëm? Apo i duhet të përballet me "te vërtetën e hidhur"? "Ditari i Gregur" vlerësohet nga USA Today, Publishers Weekty dhe New York Times si libri bestseller Nr. 1.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Greg Hefli i ka punët pisk. Është dëmtuar muri i shkollës dhe Gregu është i dyshuari kryësor. Por çmenuria është se ai është i pafajshëm. Ose pak a shumë. Autoritetet po i afrohen gjetjes së fajtorit, por kur vendin e godet një stuhi e papritur, familja Hefli ngecet brenda në shtëpi. Gregu e di se, kur të shkrijë bora ai do të bërballet e muzikën, por a ka dënim më të keq sesa të ngecesh brenda me familjen në ditët e pushimit?
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ndërsa Gregu nis vitin e ri shkollor, dëshiron dëshiron me gjithë shpirt që ti harrojë sa më shpejt tre muajt e fundit sidomos një ngjarje. Por për fat të keq vëllai i tij i madh Rodriku, e di mirë të fshehtën e Gregut. Pastaj ka edhe një mënyrë për t’i nxjerë sekretet sidomos kur plekset një ditar në këtë mes.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Të jesh fëmijë ta sjell në maj të hundës. Askush nuk e di këtë më mirë se Greg Hefli, që e gjen veten të ngecur në shkollën 9- vjeçare, ku ngordhalaqi i vogël ndan korridoret me fëmijë më të gjatë, më të këqinj, që madje edhe rruhen.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Janë pushimet e verës... moti është i shkëlqyer dhe gjithë fëmijët kënaqen përjashta. Po Greg Hefli ku është? Brenda në shtëpi, duke luajtur videolojëra me perde të mbyllura. Gregu, që e pranon edhe vetë që është "shtëpiak", na shpalos fantazinë e tij për verën: asnjë përgjegjësi dhe asnjë rregull! Por mami i Gregut e mendon ndryshe verën e përkryer... plot me veprimtari jashtë shtëpisë dhe së bashku "si familje". Plani i kujt do të fitojë? Apo një pjesëtar i ri në familjen Hefli do të ndryshojë gjithçka?
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Tani e dimë mirë,Greg Heffley-i nuk heq dorë nga dredhitë e tij prej përtaci. Dikush duhet t’ia shpjegojë babit të Gregut. Në fakt, Frank Heffley-i mendon t’ia mbledhë rripat të birit dhe e regjistron në skuadra të ndryshme sportive. Sigurisht, Gregu u bën bisht me lehtësi përpjekjeve të të atit për ta ndrequr. Por kur babi i Gregut e kërcënon se do ta çojë në akademinë ushtarake, Gregu e kupton se duhet të bëjë diçka...ndryshe do ta pësojë keq.
Çmimi: 700 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania