titleToAlt
Mençuria e askujt nuk është më e dobishme sesa mençuria e shpirtit tënd. Kurrkush më mirë se vetja nuk i njeh skutat, greminat, oazet,livadhet, pyjet dhe shkretëtirat e këtij shpirti që është pasqyrë e vetë njerëzimit. Askush më mirë se ti nuk i kupton nevojat e trupit dhe zemrës tënde. Por që të kuptohen si duhet këto nevoja e dëshira, skuta e gremina, pyje e livadhe, shkretëtira e oaze, nevojitet guxim dhe pjekuri. Nevojitet besim i palëkundur në vullnetin vetjak. Vetëm përmes tij mund të çahen shtigje të reja në pyllin e dendur të ekzistencës njerëzore, duke injoruar çdo lloj shtegu tjetër të shkelur, rishkelur, nëpërkëmbur e përbaltur nga qindra mijëra këmbë të ngathëta.
Çmimi: 600 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania