titleToAlt
Mbi një milion njerëz në gjithë botën kanë lexuar romanin "Mrekullia" dhe u ka hyrë fort në zemër Agi Pullmani, një djalë i zakonshëm, me një fytyrë të pazakontë. Por të gjithë e mbajnë mend edhe Xhuljanin, shokun e tij të keq dhe mizor. Tashmë në "Kapitullin e Xhuljanit" vetë ai do të na rrëfejë historinë që nga njohja e parë me Agin, armiqësinë që ndjeu ndaj tij, talljen me fytyrën ndryshe të tij, si dhe grindjet me shokët e tjerë. Por pse e nëpërkëmb Xhuljani shokun e klasës? A është vërtet i lig ai, apo ka diçka më tepër në këtë mes? Ndërsa lexuesi përballet me anën e errët të Xhuljanit, do të zbulojë jo vetëm frikërat e tij dhe përpjekjet për t'i fshehur ato nën petkun e djalit "të fortë", por edhe ndjeshmërinë e një djali që zbulon mirësinë brenda vetes, teksa dëgjon e kupton historinë e trishtë të gjyshes së vet. Në "Kapitullin e Xhuljanit" tregohet që njeriu mund të ndryshojë dhe të gjejë të mirën e pendesën e sinqertë brenda vetes. Ndonjëherë, urrejmë ato gjëra të cilat i kemi frikë. “Që të gjithë - fëmijë e të rritur - duhet të lexojnë "Mrekullinë. "Kapitulli i Xhuljanit" i jep vlerë edhe më të madhe historisë së "Mrekullisë". Na sjell ndër mend rëndësinë e dhembshurisë në jetën e përditshme.” -BBC Radio 4 “[...] historia e Xhuljanit është e mbushur me befasi që theksojnë temën e dhembshurisë jo vetëm ndaj viktimës, por edhe ndaj dhunuesit. Fëmijët do të mësojnë se ç'do të thotë të futesh nën lëkurën e tjetrit, kur të zbulojnë se çfarë e shtyn Xhuljanin të sillet aq keq.”-School Library JournaL “Lexuesit e njohin Xhuljanin si "i forti" që e bëri të vuajë Agin, por kjo histori hedh dritë mbi anët e errëta të tij, duke nxjerfë në pah të vërtetën e tij.” -Booklist
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Agustin Pullman, lindur me disa deformime të rënda në fytyrë, ëndërron të jetë një fëmijë si gjithë të tjerët. Në vetvete ai e di se është një fëmijë i zakonshëm, por, edhe pas 27 ndërhyrjeve kirurgjikale, kur të tjerët e shohin për herë të parë, ata janë të detyruar të kthejnë kokën ose të ulin sytë, për të fshehur tmerrin dhe neverinë që i pushton. “Sado të mundoheni të më përfytyroni, ka gjasa të jem akoma më keq”, thotë ai që në faqet e para të librit. Ai është mësuar me vështrimet dhe me shakatë e hidhura, e me gjitha të tmerrohet kur prindërit i thonë që e kanë regjistruar në shkollë. Për shkak të ndërhyrjeve kirurgjikale dhe pamjes së tij, ai nuk ka mundur të shkojë në një shkollë të zakonshme, por është shkolluar në shtëpi. Tani që ka mbushur 11 vjeç, prindërit e bindin që ai t'u bashkohet fëmijëve të zakonshëm dhe kështu fillon aventura e Agit në shkollën Biçer Prep. Ky ndryshim, i vështirë për çdo fëmijë, merr një përmasë krejt të re për heroin tonë, një fëmijë i zakonshëm, me një fytyrë të jashtëzakonshme. A do ta besojnë të tjerët që ai është njësoj si ata, përtej pamjes së jashtme. Historitë me fëmijë të pazakontë janë gjithmonë torturuese. Aty bën jehonë një lloj vetmie që trazon frikën e hershme të izolimit dhe braktisjes. Por autorja e ka pajisur Agin me një armë sekrete të fuqishme: një familje të ngrohtë e të dashur, të cilën shumë fëmijë "normalë" nuk e kanë. Për shembull, me kalimin e viteve, prindërit e Agit e kanë kthyer historinë e lindjes së tij në një lloj komedie që përfshin edhe një infermiere me probleme gastriti dhe një doktor, të cilit i ranë të fikët kur e ka parë për herë të parë. Mbi të gjitha, vetë Agi dhe fëmijët e tjerë të romanit janë zemra e ngrohtë e tij. Autorja ka arritur t'i kapë me shumë mjeshtëri si zërat e njëmbëdhjetëvjeçarëve, po ashtu edhe ato të adoleshentëve, duke këmbyer rrëfyes shpesh herë ndër kapituj. Kështu shohim xhelozinë, fajin dhe shqetësimin e motrës adoleshente, por edhe garën e poshtër për popullaritet mes fëmijeve të klasës së pestë. Ngjarjet do të kulmojnë në një udhëtim me shkollën, gjatë të cilit rendi shoqëror do të ndryshojë në mënyrë të paimagjinueshme më parë. Ky roman përmban mesazhe të rëndësishme për të gjithë. Të rriturve u rikujton se sa mizore mund të jetë bota e fëmijëve sidomos kur këta janë "të veçantë" dhe se sa dhimbje mund të mbartë ajo. Ndërsa fëmijëve u jep mesazhe ndërgjegjësimi, tolerance dhe miqësie, që në kohëra si këto tonat, janë gjithmonë e më të rralla. Historia e Agusit është ribotuar 40 herë në ShBA, ka shitur mbi një milion kopje dhe ka qëndruar 97 javë në listën e librave më të shitur të New York Times-it. “Mrekullia” ka fituar edhe disa çmime letrare: Çmimi i Librit të Studentëve të Maine-it në 2014, Çmimi i Librave për Fëmijë Vermont's Dorothy Canfield Fisher, Çmimi Mark Twain në 2015 dhe Çmimi Hawaii's në 2015. Së shpejti libri do të përshtatet në film.
Çmimi: 1000 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania