titleToAlt
Në këtë libër është përshkruar një ndër ngjarjet më të rëndësishme të jetës sime. Kjo rrëfenjë, e shkruar para katër vitesh, ish spuntoja që më bëri të hedh në letër gjithë përjetimet reale të jetës, të cilat janë ende në proces punimi. Në sfondin e ngjyrshëm emocional të jetës studentore në fakultetin filologjik, vitet 1968-1972, tabloja e "IDHULLIT TË KRYQËZUAR" ka qenë si trofe për autorin, por krejt e kundërta për personazhin qendror. Njeriu në jetë, përveç ngjarjeve të ngazëllueshme dhe produktive, ka dhe dështime, sikurse ka dhe pengje që i përjeton me ndjesi pendese apo nostalgji, për të cilat reflekton duke e ridimensionuar vetveten. Natyrisht që përsiatjet e njeriut në moshën e tretë nuk bashkëndahen shpesh me të tjerët, ndërkohë që,për vetë individin ato janëpadyshim mjaft të vlefshme.
Çmimi: 500 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania