titleToAlt
Gjithçka filloi në vitin 1956, në Kongresin e XX të PKBS, me fjalim sekret të Nikita Hrushovit, që dënoi figurën e Stalinit. Për analogji, në Konferencën e Partisë së qytetit të Tiranës, inteligjenca e kryeqytetit u ngrit të diskutonte në atë frymë, por u shua tragjikisht me ardhjen urgjente të Enver Hoxhës nga Vlora. Kontraditat midis dy partive, të BS dhe të Partisë së Punës së Shqipërisë do të thelloheshin akoma më shumë. Ishte Nëntori i vitit 1960. Ne, kursantë e oficerë që studionim në Leningrad, Ish-atasheu ushtarak Halim Ramohito na mblodhi në një park, ku gjithçka ishte mbuluar nga debora dhe temperatura kishte shkuar 18-20 gradë nën zero. Ai na foli për qëndrimin "burrëror" dhe fialimin "heroik" që kishte mbajtur Enver Hoxha në mbledhjen e 81 partive, kur ai kishte qëndruar i strukur për një muaj në ambasadën tonë dhe vetëm një orë kishte shkuar në sallën "Gjeorgjevskaja". Do tëvinte nëntori i vitit 1961, kur nga vendi ynë u largua ambasadori sovjetik dhe pas tij edhe personeli i ambasadës. Nga rreth 300 gra sovjetike të martuara me shqiptarë, 270 u larguan duke marrë me vete edhe fëmijët. Ato që mbetën, u keqtrajtuan. Fatin e një lidhjeje të tillë kam trajtuar në romanin tim.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Me rastin e 400- vjetorit të themelimit të Tiranës si qytet dhe 94- vjetorit si kryeqytet, Spiro Mëhilli sjell librin "Tirana 1920-1944". Në këtë libër prej 271 faqesh dhe i mbështetur në 172 burime arkivore jepet një pasqyrë e hollësishme mbi historikun e qytetit të Tiranës dhe të pazarit të vjetër që fatkeqësisht nuk i ka mbetur asgjë në sipërfaqe, përveçse fusha mbrapa Pallatit të Kulturës. Në libër tregohet me hollësi se çfarë ka ndodhur në qytetin e Tiranës me shpalljen de-fakto kryeqytet dhe më pas de-juro. Këtu, lexuesi do të gjejë se si ka evoluar ky qytet, duke marrë tiparet e një qyteti europian, do të shikojmë se si filloi shtypi në Tiranë që brenda 24 vitesh arriti që të ketë 24 shtypshkronja dhe të botonte 131 tituj revistash dhe gazetash, ndërtimin e rrugëve, që për kohën ishin tërësisht moderne dhe qëndrojnë ende në këmbë sot e kësaj dite, sallat e vallëzimit e deri një numër i madh shtëpish publike që flasin për një civilizim, hotelet e shumta, kinematë dhe teatrot, studiot fotografike, hapja e shumë shkollave të ciklit të ulët dhe të mesëm, ngritja e spitaleve civilë dhe ushtarakë, marrëdhëniet me botën e jashtme në hapjen e ndërsjellë të legatave dhe konsullatave e shumë e shumë materiale të tjera.
Çmimi: 1000 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania