titleToAlt
Ka pasur Ietërsi të dënuar? Disidencë në letrat shqipe? Ç'ndodhte me ata shkrimtarë shqiptarë të internuar ose të futur burgjeve gjatë diktaturave e me veprat e tyre? Po si përfunduan, p.sh., autori i romanit të parë shqiptar, shkrimtarja e parë grua, autori i Iibrit të parë me kritika ose drejtori i parë i Bibliotekës Kombëtare, i Radios, kompozitori i operës së parë? Mbi ç'themele ngrihet një kulturë? Pyetje të tilla gjejnë përgjigje në këtë sprovë tronditëse, të veçantë e të rrallë, që lexohet me një frymë e, përveç të tjerash, është dëshmi që forcon kujtesën dhe ndërgjegjen kolektive dhe zbulon një metodë tëre: Realizmin e dënuar.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
...janë fletë të tmerrit...Mbase ka, por unë nuk kujtoj kështu një vepër kaq të freskët e të menjëhershme, të lidhur aq ngushtë me botën që zbulon dhe dëshmon...por këto janë dhe fletë triumfuese të poezisë...Liria mban vargjet e Visar Zhitit, edhe kur janë të pushtuara me argumente të zymta...
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Janë si copëza të nxehta kohësh, shqetësime dhe ide për letërsinë e sotme shqipe, për atë që mungoi dhe realitetet e saj, kur ishte e dënuar bashkë me autorët dhe lexuesit nga regjimi diktatorial, sepse kishte në botë një perandori komuniste dhe një realizëm socialist të dhunshëm. Shkrimtari Visar Zhiti sjell dramën e madhe të letrave shqipe në gjerësinë e tyre si në një fushë beteje, ku ngërthehen informacioni tronditës, rrëfimi çertifikues dhe polemika e guximshme, ndërkohë dhe apeli për njohjen e asaj letërsie dhe për qendrime të drejta. Ky studim, me bazë dhimbjen, të vërtetat dhe bukurinë, vlen për të gjithë, sidomos për brezin e ri, i shkruar si me sinopset e një romani të madh.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
...po jua dhurojmë bashkërisht poezitë dhe pikturat, që dhe pse nuk janë bërë enkas për to, japin gjëndje të përbashkëta plot dritë... Kështu shkruan Edlira Zhiti në esenë e saj që shoqëron këtë përmbledhje me poezi nga Visar Zhiti dhe me piktura nga djali i tyre, Atjoni. Pra, tre autorë në një libër, që është për të gjitha moshat, shfletohet me ëndje dhe nga të rriturit ashtu siç ngazëllen të vegjlit dhe adoleshentët, duke patur brenda dhe një si udhëzues të vogël për marrëdhëniet e para të një mamaje me fëmijën, se si mund të rritet, me përkushtim nga një dashuri prindërore e shenjtë.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Si na erdhi ai, i ndaluari..." është një rrëfim ngulmues me befasira, ku lidhen si me një fjongo të errët dy kohë e dy breza me dëshmi poezinë dhe dhembjen. Shkas dhe protagonistë janë poeti rus Evgeni Jevtushenko bashkë me një student shqiptar me emrin Atjon, biri i autorit. Nëpërmjet kësaj trinie përmblidhen këtu një sprovë e thukët, shoqëruar me brilante nga krijimtaria e Jevtushenkos si dhe një përshkrim udhëtimi në vendin e tij me frymëzime nga andej, të përziera si rrallë herë në një liber. Ky takim dritë-hijesh që vazhdojnë dhe në të përtejmen, përbën një përsiatje per të kuptuar më mirë veten si një e vërtetë dramatikisht e bukur.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Valixhja e shqyer” është libri më i fundit i shkrimtarit Visar Zhiti, tregime të shoqëruara me vizatime nga Atjon Zhiti, atë e bir së bashku, botim i porsa dalë nga shtëpia botuese “OMSCA-1”. I veçantë dhe tërheqës për përmbajtjen dhe “historinë” e vet, album bardhë-e-zi ndërkohë, një pleksje moderne, që përçon ndër të tjera kumtet dhe emocionet e bashkëpunimit dhe të dashurisë mes brezave. Gjuha metaforike e Zhiti që shkruan, me gjuhën metaforike të Zhitit junior që vizaton, harmonia e fjalës me linjën, e ritmit me hijen, një risi që flet hijshëm nën një kopertinë domethënëse dhe të bukur si me shi yjesh. “Valixhja e shqyer” është një libër për të gjithë, i lexuesit pa moshë ose i çdo moshe, pra ka arritur më të vështirën, ndërkaq personazhet e tij më së shumti janë fëmijë e të rinj dhe lexuesi i parë sigurisht janë “ata që rriten”, teksa diçka mbetet e njëjtë e misterioze. Pikërisht këtë sjell dhe ky libër, ku, ndër të tjera, përzihen fantastikja e reales me lojën, ringjallje statujash e rrëfime gjallesash që nuk flasin, amfiteatro qiellorë me kërshërinë e së përditshmes, modernizime të legjendës shqiptare e origjinalitet i spikatur. Sinqeriteti dhe humori, poezia dhe trishtimi janë ‘princërore’, aq sa duket se kemi të bëjmë me një libër ‘princ’ si te Oscar Wilde e Antoine de Saint-Exupéry, por të mjediseve tona. “Valixhja e shqyer” nis me një ese, që ndërpritet, për të vazhduar si mbyllje tronditëse e librit, i cili mbart copëza kohe të një jete, që nga fillesat e saj shkrimore e deri më tani, i shoqëruar me vizatime të djalit të autorit, Atjoni, që është dhe personazh në 19 rrëfimet që përfshihen këtu, aq sa dhe mosha e tij. Prandaj dhe u rishkrua ky libër për të qenë i tillë, fëminor deri në trill, me urtësinë e të mëdhenjve, magjepsës gjithsesi. Vizatimet e freskëta, që mbartin dhe ato “rrëfimin” e tyre të pavarur, duke iu bashkuar tregimeve që “vizatojnë” pjesë jete e kanë fill lidhës mes tyre si krerët e një romani, zbulojmë se dy fëmini e dy adoleshenca japin dhe marrin në mënyrë të ndërsjellët në dy kohë, në dy gjini arti, ndërkaq duket sikur të shkuarës i është hijezuar e ardhmja, përvojës i është shtuar ngazëllimi, lojës mençuria, me një horizont fantastik pritjeje dhe dy autorët shkrihen në një, si në përqafimin e tyre babai me djalin. Një vlerë të re, një ngjarje mes ngjarjeve kulturore do ta quanim librin “Valixhja e shqyer”, të cilin Shtëpia Botuese “OMSCA-1” e shpërndan sot, në ditën kur Atjon Zhiti do të mbushte 21 vjeç, dhuratë që besojmë se do ta gëzojë dhe në Qiell. Ndërkaq kjo është dhe dhurata që i japet lexuesit dhe artdashësve, një trini moderne e atit dhe e birit dhe e shpirtit të tyre në një vepër. Visar Zhiti është shkrimtari shqiptar, jeta dhe vepra e të cilit mbase pasqyron më mirë historinë e kombit të tij... Robert Elsie ...ai është Shkrimtar nga ata që ka fare pak, nga ata që fjalën e kanë krah, fluturojnë me të në ferr e parajsë, pa u tretur nga flakët, pa u verbuar nga drita. Marisa Kërbizi …ka forcën t’ia ndryshojë lexuesit vizionin për botën… Kevin Higgins Atjoni i vogël e ka kuptuar dhe vizatimi i tij është një “strategji politike” e madhe, shumë më serioze dhe konkrete se ato të udhëhequra me forcën e armëve. Giampaolo Mattei Një lojë tensionesh dhe harmonish kromatike befasuese të krijuara me kokëshkrepjen dhe guximin tipik për temperamentet krijues. Këto tablo dhe vizatime të arrira janë dëshmitare të heshtura të energjisë, lirisë dhe dëshirës së natyrshme fëminore për të komunikuar. Gëzim Qendro
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
“Papa Francesku gjatë vizitës së tij në Tiranë porositi shqiptarët që të mos harronin folenë dhe plagët. Kjo është një antologji plagësh dhe fole emrash dhe nga të atyre që iu vunë portretet si banderola në bulevardin e madh, teksa Papa mbante meshën në krye dhe martirët tanë endeshin nëpër erë si engjëj mbrojtës. Kështu e shoh këtë antologji, si një nismë të këtij lloji, një fillim gërmimi qiellor. Një arkeologji resh, teksa frynin erëra nga Lindja dhe Perëndimi, përplasje dhe përzierje mes tyre dhe vetëtima të mrekullueshme që ndriçonin terrin duke llapsur një Europë ëndrrash. ...dhe këtë antologji e dëshirojme si një shkulje guri kufijsh që pengojnë. Do të doja ta lija tek shkallët e Parlamentit Europian...”-Ballina: vepër e piktorit Lin Delija.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
..Romani shfaqet si një tekst që kuptohet qartë dhe asimilohet menjëherë. Por teksti dëshmon të njëjtat cilësi (si çdo letërsi e madhe) dhe lëçitje nga një lexues tjetër i çfarëdollojtë dhe ky fakt i detyrohet talentit letrar të pakapërcyeshëm të Visar Zhitit, si dhe përvojave të tij si intelektual inteligjent, i kthjellët dhe pjesëmarrës... Liviu Lungu shkrimtar rumun Është një nga ata librat e rrallë që ka forcën t'ia ndryshojë lexuesit vizionin për botën. Merreni dhe mbajeni fort. Është dhe ilustrimi më i shkëlqyer që kam parë, ku shpjegohet se si shpresat e larta, me socializmin e fillimit të shekullit të 20-të, degjeneruan në një tirani të përditshme. Kevin Higgins shkrimtar dhe botues anglez
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Pas botimit të romanit “Rrugët e ferrit” ose burgologji për Spaçin, vjen romani tjetër i autorit Visar Zhiti i titulluar “Ferri i çarë”, burgologjia për Qafë-Barin, një rrëfim tronditës, plot me episode befasuese, me mesazhe të thella njerëzore, me emocionin e bukur që përçon arti i lartë. Libri të përthith të gjithin duke ta mbajtur frymën pezull, ndërkohë është dokument i gjallë që dëshmon dhunën e madhe e të gjithanshme të diktaturës dhe qëndresën ende më të madhe të atyre që i dolën përballë. Në këtë roman na bëhet i njohur një tjetër burg, minierë tjetër, komandë tjetër, por po ajo përditshmëri e pabesueshme ferri, e cila kulmon me revoltën e të burgosurve, me shtypjen e dhunshme të saj, me pushkatimet e nismëtarëve. Është e vetmja vepër që na e jep qartë dhe dhembshëm këtë kryengritje të burgosurish, si nisi, pse, si u përhap, si veproi, çfarë kërkohej, si veproi diktatura, etj. Autori, i pranishëm në revoltë, i shkrin të dyja revoltat në një si palimpsest të vetëm, që fërgëllon i përgjakur në ajër. Pas ardhjes së helikopterit qeveritar me shefat e Ministrisë së dhunës, revolta shtypet me terror dhe përfundon me tragjedi
Çmimi: 1200 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania