Faqja e autorit

Lu Xun


Lu Xun, pseudonimi i Zhou Shuren (1881-1936), shkrimtar i shquar, eseist, poet, kritik letrar dhe figurë qendrore e letërsisë moderne kineze, lindi në një familje pronarësh tokash dhe zyrtarësh qeveritarë në Shaoxing, Zhejiang. Pas diplomimit, për disa vjet ishte mësues në qytetin e lindjes e më pas zyrtar qeveritar në Pekin. Lu Xun iu rikthye krijimtarisë dhe më 1918 iu bashkua lëvizjes së sapokrijuar letrare kineze. Po atë vit botoi tregimin e shkurtër, tanimë shumë të njohur, me titull "Ditari i një të marri", 1921. Një tjetër vepër përfaqësuese e Lu Xun është "Historia e vërtetë e Ah CT . Këto tregime që u mblodhën në "Thirrje nën armë" , 1923, konsoliduan reputacionin e Lu Xun si shkrimtar i shquar.Tre vjet më vonë u botua përmbledhja "Endem", 1926. Prozat simbolike, që u botuan në përmbledhjen "Bari i keq" , 1927, ashtu si edhe rrëfenjat e ritreguara klasike, zbulojnë një ndjeshmëri moderne, gërshetuar me humorin e hidhur dhe satirën therëse.
Në vitet 1920, Lu Xun punoi në disa universitete të Pekinit si profesor i shkrimit e letërsisë kineze. Studimi i tij akademik "Histori e shkurtër e letërsisë kineze", 1923-'24 dhe përmbledhjet shoqëruese të prozës klasike mbeten ende sot vepra standarde. Të një rëndësie të veçantë konsiderohen edhe përkthimet e tij, veçanërisht ato të veprave ruse.

Shiko librat e autorit

titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania