Faqja e autorit

Margriet De Moor


Margriet de Moor(Nordvejk, 1941) e martuar me skulptorin Heppe de Moor 1992) dhe nënë e dy vajzave: shkrimtares Marente dhe Larës, artiste pamore. Konsiderohet një nga shkrimtaret më të rëndësishme bashkëkohore holandeze. Studioi për piano e kanto në Akademinë e Muzikës në Hagë. Për disa vjet studioi histori arti e arkeologji, punoi si këngëtare e regjisore video-portretesh. Më 1988 botoi librin e parë, vëllimin me tregime Vështrim nga pas. E njohu shpejt suksesin - fitoi çmim me librin e dytë, vëllimin me novela Portret i dyfishtë 1989. Më 1992 për romanin e saj të parë Në fillim gri, pastaj e bardhë, pastaj blu, fitoi Çmimin më të rëndësishëm letrar AKO. Krijimtaria e saj e suksesshme vazhdoi me romanet dhe vëllimet me tregime: Virtuozi 1993, Duka i Egjiptit 1996, Rruga e detit 2000, Sonata e Krojtzerit 2001, Të mbyturit 2005, Deti brenda meje (esse) 2007, Piktori dhe vajza 2010, Melodi dashurie 2013.

Shiko librat e autorit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania