Blije këtë produkt
800 Lekë

Në vetën e parë njëjës ( Botuar nga: Skanderbeg books në 2021 )

Autori:  Haruki Murakami

Kapërcime të tilla gjen thuajse në të tetë tregimet e kësaj përmbledhjeje, ato kanë të përbashkët perspektivën e tyre që është shpjeguar qysh në titull. Një i moshuar kthehet prapa në kohë: në rininë e tij, në historitë e tij të dashurisë, në formimin e parapëlqimeve të tij muzikore dhe kujton ngjarjet që shpesh shkojnë në kufirin e surrealizmit tipik të Murakamit. Në mes të tjerave, në tregimin "Rrëfimet e majmunit nga Shinagava", ndërsa qëndron në një banjë japoneze, narratori shoqërohet nga një majmun, i cili duket se është në gjendje të flasë. Me një zë të thellë, majmuni i beson bindjes dhe egos së tij se po vjedh emrat e grave me të cilat bie në dashuri. Këto tregime janë rrëfenja në kufijtë e historive të vërteta, të mbushura me po aq mister sa fantazi. Një prozë gjeniale që të grish ta lexosh e lexosh, sërish.

Çmimi: 800 Lekë
Blije këtë produkt
800 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Skanderbeg books (2021)
  • Botuar në: 2021
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 9789928221483
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 150
  • Përmasat e librit: 135 x 207 x 10 mm

Njihu me Autorin

Haruki Murakami -

Haruki Murakami ka lindur në Kioto të Japonisë në 1949 dhe tani jeton në afërsi të Tokios. Veprat e tij janë përkthyer në mbi 35 gjuhë të botës dhe renditet ndër shkrimtarët më të rëndësishëm japonezë mes Yukio Mishima, Kenzaburo Oe etj, si dhe mes shkrimtarëve më të kërkuar sot në botë. ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania