Blije këtë produkt
1200 Lekë

Njeriu fëmijë ( Botuar nga: Papirus në 2021 )

Autori:  Artan Fuga

Rilindja kombëtare e shekullit XIX mbetet një epokë e artë në historinë tonë. Por, koha historike është e paparashikueshme në rezultatet që sjell. Rilindasit hyjnizonin kombin si "familja" jonë e madhe, shpallnin Skënderbeun "stërgjyshin" tonë totemik, shqiptarët si "stërnipa" të tij, i këndonin himne "Nënës" Shqipëri. Në shekullin XX, këto metafora utopike, shumë frymëzuese më parë, prodhuan devijimet e tyre. Propagandat e grupeve sunduese në pushtet i kanë përdorur ato për të infantilizuar shqiptarët. Përpara "Nënës" Shqipëri, Atit - "komb", pushtetarit "Prijës" dhe "at" i "vëllezërve" , pra i gjithë shqiptarë've të konsideruar "bij" të tij, individi mbetet simbolikisht si fëmijë i parritur, pa fuqinë shpirtërore autonome për të marrë iniciativa, nuk e përballon dot jetën si i rritur. Nuk merr përgjegjësi politike! Nuk thotë dot: "Jo!". Pranon çdo "Mos!" Propaganda autoritare nuk e lë individin të marrë në dorë farin e vet. E bën atë ta kërkojë si ajri autoritetin sundues, ndryshe humbet toruan. Ai mberet në' kërkim të "babait" dhe të "nënës". Pret urdhra, kërkon të mësohet, squllet, struket, emocionohet nga histeritë që shkakton pushteti, jo rrallë edhe qan para tij dhe për të! Pret prijësin! Ky libër analizon këtë aspekt të formimit psikologjik të individit që kërkon të rrënjosë propaganda, edukata, shkolla dhe kultura paternaliste. Pse qytetari i rritur siller politikisht si fëmijë?

Çmimi: 1200 Lekë
Blije këtë produkt
1200 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Papirus (2021)
  • Botuar në: 2021
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 9789928325082
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 302
  • Përmasat e librit: 120 x 190 x 15 mm

Njihu me Autorin

Artan Fuga -

Artan Fuga është anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Diplomuar në filozofi në Universitetin e Tiranës në vitin 1978. Në vitet 1981 - 1997 ka punuar në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike (më vonë Fakulteti i Shkencave Sociale) si pedagog, përgjegjës i sektorit ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania