Blije këtë produkt
1200 Lekë

Njeriu i parë ( Botuar nga: Fan Noli në 2021 )

Autori:  Saverina Pasho

Ai e kishte dashur nënën e tij dhe fëmijën, gjithë çka nuk varej nga zgjedhja e tij. Dhe më në fund, ai që kishte kundërshtuar gjithçka, kishte vënë në dyshim gjithçka, kishte dashur gjithmonë vetëm çka ishte e domosdoshme. Qeniet që ia kishte imponuar fati, botën ashtu siç i ishte shfaqur, gjithë çka në jetë nuk kishte mundur ta shmangte, sëmundjen, vokacionin, lavdinë ose varfërinë, me një fjalë yllin e vet. Për pjesën tjetër, për gjithçka i ishte dashur të zgjidhte, ishte përpjekur ta dashuronte, çka s'është e njëjta gjë. Kishte njohur pa dyshim, magjepsjen, pasionin madje edhe çaste dhembshurie. Por çdo çast e kishte degdisur drejt çastesh të tjera, çdo qenie drejt qenieve të tjera, dhe për ta mbyllur nuk kishte dashur asgjë nga ajo çka kishte zgjedhur, në mos po atë që pak nga pak i ishte imponuar përmes rrethanave, kishte zgjatur nga rastësia po aq sa nga vullneti, dhe më në fund ishte kthyer në domosdoshmëri: Xhesika. Dashuria e vërtetë nuk është as zgjedhje as liri. Zemra, sidomos, nuk është e lirë. Ajo është e pashmangshmja dhe pranimi i të pashmangshmes. Dhe ai vërtet, nuk kishte dashur kurrë me gjithë zemër veçse të pashmangshmen. Tani nuk i mbetej veçse të donte vdekjen e tij.

Çmimi: 1200 Lekë
Blije këtë produkt
1200 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Fan Noli (2021)
  • Botuar në: 2021
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 9789928342232
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 318
  • Përmasat e librit: 130 x 207 x 15 mm

Njihu me Autorin

Saverina Pasho -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania