titleToAlt
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Po sikur? 2021
Nga themeluesi i karikaturës komike mjaft të njohur xkcd vijnë përgjigje të çuditshme ndaj pyetjeve mjaft të rëndësishme, që, me siguri, nuk do t'i bënit dot vetë MILIONA NJERËZ në gjithë globin vizitojnë çdo javë xkcd.com, për të lexuar karikaturat komike të Randall Munroe-k. Vizatimet e tij karikaturiste rreth shkencës, teknologjisë, gjuhës dhe dashurisë ndiqen me një përkushtim të jashtëzakonshëm, ashtu si edhe përgjigjet e studiuara me hollësi kundrejt pyetjeve të çuditshme të fansave të tij. Kërkesat që i mbërrijnë atij variojnë nga ato thjesht të çuditshme deri tek ato krejtësisht djallëzore: o Po sikur të provoje të gjuaje një top bejsbolli që udhëton me 90 për qind të shpejtësisë së dritës? o Po sikur të notoja në një pishinë me karburant bërthamor të shpenzuar? o A mund të ndërtosh një jetpack, duke përdorur kallashnikovë të drejtuar për poshtë? Q Po sikur një tërmet prej 15 ballësh të godasë Nju-Jorkun? o Çfarë do të ndodhte nëse ADN-ja e dikujt do të zhdukej krejtësisht? Përgjigjet e tij janë perla komike, të cilat shpjegojnë në mënyrë mjaft të përpiktë dhe argëtuese çdo gjë, duke filluar nga gjasat që të njihcsh me shpirtin tënd binjak e deri te mënyrat më të tmerrshme, se si mund të vdesësh duke ndërtuar një tabelë të elementeve të Mendelejevit. Ky libër përmbledh përgjigjet më të famshme nga faqja "Po sikur?" e xkcd-së. Shumë prej pyetjeve (51 për qind) janë të reja dhe u është dhënë përgjigje për herë të parë këtu. "Po sikur?" është një gosti informative për fansat e xkcd-së dhe për ciiindo që pëlqen të meditojë pyetje hipotetike.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Nga autori best-seller Robert Greene, vijnë të qëmtuara shkëlqyeshëm strategjitë e luftës që mund të na ndihmojnë të fitojmë mjeshtëri në botën moderne. Duke përfshirë kuiturat mbarëbotërore dhe duke sintetizuar dhjetëra tekste politike, filozofike dhe fetare, 33 Strategjitë e Luftës është një udhëzues gjithëpërfshirës për lojën delikate shoqërore të jetës së përditshme. Bazuar në mësime të thella, të përjetshme, ilustruar me bollëk me shembuj të gjenialitetit dhe marrëzisë së të gjithëve, nga Napoleoni te Margaret Thatcher dhe Hanibali te Uliks S. Granti, te diplomatë, të ashtuquajturit kapitenë industrie, deri te shpatarët samurajë.
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Mahatma Gandi është një nga figurat më frymëzucse të historisë. Në autobiografinë e tij klasike rrëfën historinë e jetës së tij dhe se si zhvilloi konceptin e tij të rezistencës aktive jo të dhunshme, e cila nxiti përpjekjen triumfuese indiane për pavarësi që inspiroi pafund përpjekje të tilla triumfuese për liri e pavarësi gjithandej botës përgjatë shekullit XX. Për realitetin tonë, një histori e tillë është më se e njohur. Madje, për më shumë, e përjetuar! Mahatma Gandi druante se entuziazmi për idetë e tij mund të priret të tejkalojë një kuptim më të thcllë të kërkimit të tij për të vërtetën, të rrënjosur në devotshmërinë ndaj Zotit. Përpjekjet e tij për t'u afruar me këtë fuqi hyjnore bënë që ai të kërkonte pastërtinë përmes jetesës së thjeshtë, praktikave dietike, bcqarisë dhe një jete pa dhunë. Kjo nuk është një biografi e drejtpërdrejtë narrative. Në Histori e eksperimenteve të mia me të vërtetën: Një autobiografi, Gandi ofron historinë e jetës së tij si një referencë për ata që duan t'i ndjekin gjurmët e tij.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Për të sendërtuar këtë zhvillim duhet të qartësojmë objektivat e çastit dhe të ardhmërisë. Për të arritur aty duhet të bëjmë një vlerësim të njimendtë të historisë sonë që, për arsye të ndryshme, na mungon e po e kemi shumë të vështirë t'a plotësojmë. Kjo ndodh sepse vetë përftimi që ne trashëguam për të shkuarën tonë u vesh me një vello romantizmi, në të cilën spikatën më shumë çastet heroike, të cilët zotëruan mbi gjithë pjesën tjetër të jetës shoqërore e të bashkësisë shqipfolëse. Përfytyrimi ynë u ndal në monumentet që kujtesa jonë historike kishte ngritur për bëmat e heronjve, të cilët mbeteshin në vetëdijen tonë t'armatosur me shqyte e parzmore, duke bërë bejleg me "bajlozin" që vinte nga larg e që donte të pushtonte trojet tona dhe të na rrëmbente lirinë tonë. N'atë përfytyresë zinin pak vend dukuritë tragjike të rrudhjes së të parëve tanë, si pasojë e humbjes së luftërave, të pushtimeve të çdo lloji, të përpjekjeve shekullore për mbijetesë në kushte vështirësish, t'asaj që quhet jeta e vërtetë e një populli, e cila mbetet në hije, por që ka rëndësinë e saj në ecjen e gjatë të një kombi, sepse prej saj burojnë fuqia e qëndresës dhe prirja për të shkuar përpara. Ky libër nuk merr përsipër të jetë një histori në kuptimin e vërtetë të fjalës, megjithëse përfshin ngjarje, data e personazhe historikë. Është një udhëtim i përfytyruar,një endje e tillë nëpër periudha të ndryshme të së shkuarës së hershme të "dheut të Arbërit” deri nëditët tona.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Ishim dy dhe ishim të bukur, dhe dëshironim me qenë diçka tjetër; ishim krejtësisht fëmijë sepse në të vërtetë nuk ishim. Nga avenyja n'aveny, silueta mes pemës e pemës, përshkonin në copa gazetash atë skenar t' askujt.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
BTS 2021
JU NJOHIM ME BTS, MBRETËRIT E K-POPIT, NË BIOGRAFINË E PARË JOZYRTARE TË GRUPIT QË PO PUSHTON BOTËN! Ma albume që kanë arritur majat e chart-eve dhe me shumë çmime në emër të gupit, BTS tashmë janë një fenomen muzikcr. Përzierja karakteristike e popit me hip-hopin, stili i ueshjeue gjithnjë në ndryshim dhe mbështetja e zjarrtë e ARMY-ve, fansaue të tyre pasionantë, i kanë ndihmuar të fitojnë famë botërore.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
The Albanian forms a distinct race among the nations of Europe. They have been supposed by some to be the representatives of the Pelasgians. They call themselves Shkipetar. Some suppose them to have occupied the regions they now inhabit before the days of Homer.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Shqiptarët përbëjnë një racë të veçantë midis kombeve të tjera të Evropës. Mendohet se ata janë përfaqësuesit e pellazgëve. Ata e quajnë veten shqiptarë. Disa mendojnë se ata i kanë zënë trojet në të cilat ata banojnë, përpara kohës së Homerit, dhe se ata janë pasardhësit e drejtpërdrejtë të asaj race së cilës i përkisnin Epirotasit dhe Maqedonasit e lashtë si fise me të njëjtën origjinë. Sipas këtyre arkeologëve, Aleksandri i madh duhet të ketë folur një dialekt të vjetër të shqipes në banketet ekstravagante me oficerët e tij Maqedonas.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Tharja e kënetës së Maliqit ka shërbyer si një simbol i rëndësishëm i programit të modernizimit të Shqipërisë. Në periudhën midis dy luftërave botërore, projekti shërbeu si metaforë e bonifikimit të së shkuarës, e zhbërjes së trashëgimisë osmane dhe e orientimit të vendit kah modeleve perëndimore. Kundërvënia midis progresit dhe prapambetjes u shkri me dikotominë gjeografike midis Orientit dhe Oksidentit. Udhëheqja komuniste shqiptare e riprodhoi këtë përfytyrim manikeanist të botës. Tashmë, Bashkimi Sovjetik e zëvendësoi Europën si pikë referimi që mundësonte mbërrirjen në utopinë e shumëpritur të zhvillimit. Komunistët shqiptarë e integruan bonifikimin e Maliqit brenda rivalitetit të Luftës së Ftohtë dhe dikotomisë hapësinore të tij. Ndërsa sot, tharja e kënetës së Maliqit shërben si pjesë e asaj narrative që dënon të shkuarën komuniste dhe refuzon Lindjen. Kështu, polariteti Lindje-Perëndim rivitalizohet sërish dhe njëkohësisht rikonfirmon përkushtimin e qeverive post-socialiste ndaj modelit europiano-perëndimor. Projekti i Maliqit dhe mënyra se si ai kujtohet, vijon të qëndrojë brenda kësaj skeme kundërvënëse dhe pikërisht këtu merr edhe gjithë fuqinë e tij simbolike.
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Në këto artikuj Ajnshtajni tërheq vëmendjen për rëndësinë e aspekteve morale dhe intelektuale të shoqërisë njerëzore, për domosdoshmërinë e sigurimit të lirisë dhe të drejtave njerëzore, për rolin e intelektualëve në shoqëri, për ruajtjen dhe pasurimin e arritjeve më të mira të shoqërisë njerëzore.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Shunmyo Masuno, me anë të këtij libri, ia transmeton lexuesit konceptin e filozofisë Zen nëpërmjet një rruge praktike, duke kërkuar me ngulm që t'i praktikojmë mësimet e tij dhe ato t'i konsiderojmë si pjesë të formimit tonë personal. Qëllimi i këtij libri, që është një thesar i vogël në duart e secilit prej nesh, është që të na tregojë se si ndryshimet e vogla në përditshmërinë e secilit mund të jenë burim lumturie dhe qetësie, gjë që do të ndikojë në punë dhe në shtëpi, ashtu sikundër në raportet me veten a të tjerët. Me bazë në shekuj të tërë urtësie e mençurie, Shunmyo Masuno na vë përpara 100 mësime mbushur me udhëzime se si të ecim drejt lumturisë së vërtetë dhe paqes së brendshme, si t'i eliminojmë emocionet negative, si të brengosemi më pak për gjërat që s'mund t'i kontrollojmë dhe, më kryesorja, si të gjejmë kohë për të mos menduar në asgjë. Dhe shumë më shumë se kaq. Ndaj, "mbajeni këtë libër pranë vetes dhe, sa herë që shqetësimet apo brengat ngrenë krye, shfletojani faqet. Përgjigjet që kërkoni janë brenda".
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Një studim revolucionar mbi testamentin e vjetër.
Price: 1600 Lekë
titleToAlt
Kush je ti në të vërtetë? Si do të ishte sikur të ishe i lirë nga të gjitha kufizimet dhe të fluturojë përtej kufijve? Çfarë mund të bësh çdo ditë për të gjetur këtë lloj lirie dhe paqeje të brendshmc? Shpirti i Çliruar ofton një përgjigje të thjeshtë dhe thellësisht intuitive për këio pyetje. Qoftë nëse "ky është eksplorimi yt i parë i paqes së brendshme, qoftë nëse i ke përkushtuar jetën tënde një udhëtimi të brendshëm, ky libër do ta transformojë marrëdhënien tënde me veten dhe botën që të rrethon. Shpirti i Çliruar fillon duke të të shpënë drejt marrëdhënies që ti ke me mendimet dhe emocionet e tua, duke të të ndihmuar ta zbulosh burimin dhe luhatjet e energjisë sate të brendshme. Më pas thellohet në atë që ti mund të bësh për ta çliruar vetveten nga mendimet dhe emocionet që të janë shndërruar në forcë zakoni, ashtu si dhe nga strukturat e energjisë që e kufizojnë vetëdijen tënde. Në fund fare, me një kthjelltësi dhe qartësi të përsosur, ky libër hap portën për një jetë të jetuar në lirinë e qenies sate më të brendshme.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Poetët vargëzojn ndjenjën, për ta ritreguar me figura të gjalla, ndërsa ligjëvenësit, rindërtojnë në amendamente, proçedurat, për një shtet konsolidues.... Pllumb Shehu, poet.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Ichigo ichie, arti japonez i të jetuarit momente të paharrueshme, është një libër frymëzues që na mëson si... • të lirohemi nga e kaluara dhe e ardhmja për të krijuar nga çdo minutë diçka unike; • të integrojmë në jetën tonë filozofinë Zen, që Steve Jobs e mësoi nga një mjeshtër japonez dhe që qe çelësi i suksesit të tij; • të bëjmë nga sinkronitë një instrument të magjisë së vetëdijshme; • të krijojmë takime të paharrueshme në sferën profesionale dhe atë personale; • t'i përmirësojmë marrëdhëniet tona me një tip të ri të Mindfulness-it; • t'i hapim portat e rrjedhës sa herë që të kemi nevojë.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
VLERËSIME "Me Jim Rohn jam njohur kur isha shtatëmbëdhjetë vjeç dhe ai pati një ndikim të madh mbi jetën dhe filozofinë time, ashtu si dhe mbi mënyrën se si unë e shihja jetën dhe si e kuptoja përmirësimin tim. Filozofitë e tij tani janë pjesë e pandashme e jetës sime saqë tani më duket qesharake që të mendoj diçka pa shpënë nëpër mend ato çfarë ai mendonte... jim Rohn më ndryshoi radikalisht jetën." - Tony Robbins, ligjërues dhe autor bestsellerësh mbi motivimin personal "Unë e quaj atë filozofin e parë amerikan të suksesit dhe ai ishte vërtet i tillë. Aftësia e tij për t'i shpjeguar gjërat dhe për të t'i mësuar në një mënyrë të veçantë përmes personalitetit të tij, ashtu si dhe stili i zërit të tij, ishin arsye të mjaftueshme që idetë e tij të depërtonin thellë në zemrat e njerëzve." - Brian Tracy, ligjërues dhe autor bestsellerësh mbi motivimin personal.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Çdo gjë që dinim për rënien në peshë e dinim gabim. Shtimi në peshë dhe obeziteti te të gjithë ne varen nga hormonet dhe vetëm duke kuptuar efektet e insulinës dhe rezistencën ndaj saj mund të arrijmë rënien e qëndrueshme në peshë. Në këtë libër provokues dhe të formuluar thjesht e qartë, dr. Jason Fung-u paraqet një teori origjinale dhe të fuqishme për obezitetin, duke na dhënë njohuri për ushqyerjen e duhur. Përveç pesë hapave bazë, ai paraqet shprehi për të përmirësuar në mënyrë afatgjatë shëndetin tuaj, si dhe për të mbajtur nën kontroll nivelet e insulinës. Dr. Fung-u shpjegon se si të agjëroni me ndërprerje, për të thyer ciklin e rezistencës ndaj insulinës dhe të arrini një peshë normale në mënyrë të qëndrueshme. JASON FUNG, MD është një mjek nefrolog dhe themelues i Programit të Menaxhimit Dietetik Intensiv, i cili paraqet një trajtim unik, me në qendër diabetin e tipit 2 dhe obezitetin.
Price: 1500 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania