Blije këtë produkt
300 Lekë

Qyteti i diellit ( Botuar nga: Dita 2000 në 2008 )

Autori:  Tommaso Campanella
Përkthyesi:  Erion Kristo

Qyteti i Diellit, një utopi politiko - fetare e tejngopur me astrologji, është paraqitja dhe përshkrimi i një ideali racionalist që nuk gjen vend në realitetet njerëzore dhe që megjithatë" parashtrohet si shoqëria më e mirë e mundshme: komunizmi teokratik. Ndërsa përshkohet nga kuptime e simbolika të ndryshme, lëkundet mes besimit, astrologjisë dhe magjisë, Qyteti i Diellit përcjell metaforikisht idetë abstrakte të filozofisë politike të Campanella-s në një përfytyrim konkret. Kritika bashkëkohëse e ka interpretuar mendimin e tij paradoksal edhe si pasqyrim të klimës politike e sociale të Rilindjes së vonë' ltaliane, ndërkohë që shumëkush te kjo vepër ka parë një pararojë të mendimit marksist.

Çmimi: 300 Lekë
Blije këtë produkt
300 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dita 2000 (2008)
  • Botuar në: 2008
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9943 57 49 9
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 92
  • Përmasat e librit: 136 x 206 x 5 mm

Njihu me Autorin

Tommaso Campanella -

Tomasso Campanella, 1568-1639, teolog dhe mendimtar i Rili-ndjes së vonë italiane, poet dhe astrolog, njeri i fjalës e i veprimit: u burgos për shkak të veprimtarisë së tij si dhe të besimeve të tij heretike. Me vëzhgimin e drejtpërdrejtë të natyrës dhe studimin e saj nëpërmjet eksperimentit, ai i ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania