Blije këtë produkt
600 Lekë

Robinson Kruzo ( Botuar nga: OMSCA-1 në 2000 )

Autori:  Daniel Defo
Përkthyesi:  Bujar DokoHalit selfo

“Robinson Kruzo”, është novela e parë e Daniel Defoe, e shkruar më 1719, dhe korri një sukses të menjëhershëm dhe të paparë ndonjëherë. Daniel Defo për romanin Robinson Kruzo është mbështetur në historinë e vërtetë të një detari i këtilluar Aleksandër Selkirk, i cili u braktis nga piratët në ishullin Juan Fernandez, një ishull i vogël në oqeanin Pacifik. Ai jetoi atje, i vetmuar, për 28 vite me radhë dhe arriti të largohej së andejmi me ndihmën e një anijeje në vitin 1709. Robinson Kruzo kishte jetuar dikur i qetë një periudhë kohe në shtëpinë e tij në Angli. Mirëpo, ai vendosi të bëhej marinar dhe të lundronte në të gjithë detet e botës mbarë. Aty nga viti 1659 papritur e pakujtuar ai u gjend në një anije duke udhëtuar nga Brazili për në Afrikë dhe një ditë të bukur shpërtheu stuhia e cila e çau anijen dhe kështu Robinsoni së bashku me shokët e tij u gjendën në mes të dallgëve. Bënë aq e aq shumë përpjekje për të shpëtuar por u mbytën mizorisht, ndërsa Kruzo shpëtoi nga dallgët të cilat e hodhën në breg të një ishulli të vetmuar. Ky ishte një vend i çuditshëm, i egër. Kështu ai mbeti i vetëm pa ushqim, pa shokë, pa anije dhe pa asnjë mjet shpëtimi. Aty ai ndenji e jetoi për njëzet e shtatë vjet. Aty takoi edhe shokun e tij të egër Premtin.

Çmimi: 600 Lekë
Blije këtë produkt
600 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: OMSCA-1 (2000)
  • Botuar në: 2000
  • ISBN-13: 978-99927-40-41-8
  • Nr. faqe: 288
  • Përmasat e librit: 135 x 205 x 20 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania