Blije këtë produkt
800 Lekë

Sekreti i shtëpisë në ishull ( Botuar nga: Botime Pegi në 2012 )

Autori:  Ransom Riggs
Përkthyesi:  Ilir Baçi

"Sekreti i shtëpisë në ishull", është një roman i paharrueshëm, ku fantastikja bashkohet me fotografinë, të rrëmben e të detyron ta lexosh me një frymë. Historia jonë çelet me një fatkeqësi në familje, e cila e nis Xhejkobin gjashtëmbëdhjetë vjeçar në një udhëtim drejt një ishulli të largët pranë bregut të Uellsit. Atje, ai zbulon rrënojat e jetimores së fëmijëve të veçantë, drejtoreshë e së cilës ka qenë zonjusha Fajkoi. Teksa eksploron dhomat dhe korridoret e braktisura, Xhejkobi e kupton se fëmijët e zonjushës Fajkoi kanë qenë më shumë se të veçantë. Mund të kenë qenë të rrezikshëm. Mund t'i kenë izoluar për një arsye të fortë në atë ishull të braktisur. Dhe, në njëfarë mënyre, sado e pamundur që duket, ata mund të jenë ende gjallë. Një histori rrëqethëse e llojit fantastik, "Sekreti i shtëpisë rnë ishull”, kënaq lexuesit e rritur dhe të rinj, si dhe të gjithë ata që pëlqejnë aventurat e frikshme.

Çmimi: 800 Lekë
Blije këtë produkt
800 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botime Pegi (2012)
  • Botuar në: 2012
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-162-26-7
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 373
  • Përmasat e librit: 140 x 205 x 20 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania