Blije këtë produkt
850 Lekë

Shpresa më e madhe ( Botuar nga: Albas në 2020 )

Autori:  Isle Aichinger
Përkthyesi:  Anna Kove

I shkruar nga zonjushë Kafka apo Kafka grua e letërsisë gjermane, siç është quajtur nga kritika Ilse Aichinger-i, romani Shpresa më e madhe është renditur ndër 100 librat më të bukur të shekullit XX. Elena e vogël dëshiron të shkojë në Amerikë, atje ku është arratisur edhe e ëma. Amerika është "shpresa më e madhe" për të gjithë që duan të arratisen, para se të jetë vonë. Por Elenës i duhet vizë. Është vetëm njëmbëdhjetë vjeç. Është kohë lufte. Nuk lejohen më udhëtime. Fëmijët ngelen të vetmuar me gjyshërit e tyre "të gabuar" hebrenj; me ta nuk dëshiron të luajë askush. As në shkollat publike si fëmijët e tjerë nuk mund të shkojnë. Vendi i lojës për ta janë varrezat. Në tre vjetët e jetës së Elenës në libër, lexuesi njihet me ngjarjet e mëdha të Luftës së Dytë Botërore nën përjetimet, ëndrrat, lojërat e panatyrshme, frikën dhe shpresën e një fëmije që jeton në Vjenën e ideologjisë naziste. Romani "Shpresa më e madhe" na rrëfen magjishëm se njeriu nuk duhet t'i humbasë kurrë besimin dhe ëndrrat e tij se qielli diku do të jetë vetëm i kaltër...

Çmimi: 850 Lekë
Blije këtë produkt
850 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Albas (2020)
  • Botuar në: 2020
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 332 08 0
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 234
  • Përmasat e librit: 146 x 209 x 22 mm

Njihu me Autorin

Isle Aichinger -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania