Blije këtë produkt
1000 Lekë

Si frymëmarrje ( Botuar nga: IKZH/Polis_Press në 2020 )

Autori:  Ferzan Ozpetek
Përkthyesi:  Geverina Muzhaqi

Është mëngjesi i një të diele në fund të qershorit dhe Serxhoja me Xhovanën, si zakonisht, kanë ftuar për drekë në shtëpinë e tyre dy çifte miqsh shumë të dashur. Po përfundojnë me përgatitjet dhe po presin të vijnë të ftuarit, kur një e panjohur shfaqet në derën e tyre. Shumë vite më parë ajo ka jetuar në të njëjtën shtëpi dhe u thotë se do të dëshironte ta shikonte për herë të fundit. Ka vështrim të përhumbur, si të kërkonte diçka. Ose dikë. Quhet Elsa Korti, vjen nga një vend i largët dhe në çantë ka një tufë letrash të vjetra që askush nuk i ka lexuar. Nga rrëfimet e një jete plot aventura dhe nostalgji, del se ato letra përmbajnë një sekret të tmerrshëm. Në këtë roman gërshetohen të vërteta të vjetra e të reja. Ai e çon lexuesin nga ditët e sotme në vitet "70 të shekullit të kaluar, nga Roma në Stamboll, me një rrjedhë ngjarjesh emocionuese e plot të papritura. Faqe pas faqeje, pasionet e groposur nisin të marrin jetë. E shkuara përzihet me të tashmen për të rrëfyer fuqinë e vetë jetës, e cila të shtyn të bësh zgjedhje që nuk mund t'i ndreqësh dot më pas.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: IKZH/Polis_Press (2020)
  • Botuar në: 2020
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 4629 7 8
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 184
  • Përmasat e librit: 142 x 222 x 13 mm

Njihu me Autorin

Ferzan Ozpetek -

FERZAN OZPETEK-u, regjisor dhe skenarist, ka lindur në Stamboll, por jeton në Romë që prej vitit 1976. E ka nisur karrierën kinematografike në vitin 1997 dhe ka një krijimtari të begatë në këtë fushë të artit, madje është edhe fitues i disa çmimeve. Në vitin 2013 botoi romanin bestseller "Stambolli i ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania