Blije këtë produkt
800 Lekë

Sonata e Krojtzerit ( Botuar nga: Dituria në 2021 )

Autori:  Margriet De Moor

Një histori dramatike dashurie midis violinistes tepër të hijshme Suzana Flier dhe kritikut të muzikës Marius van Vlooten. Ngjarjet e romanit zhvillohen në sallat e koncerteve muzikore apo në aeroporte e fluturime. Marius van Vlooteni, muzikolog i shkëlqyer, elegant dhe i rafinuar, nuk kalon pa u vënë re në teatrot dhe në sallat koncertore të gjysmës së Europës. Ai njihet si "kritiku i verbër", "pinjoll i borgjezisë së lartë", që kur ishte student ka shtënë me armë mbi veten për shkak të një zhgënjimi në dashuri. Pas shumë vjetësh ndodhet në Bordo, ku janë mbledhur kuartete harqesh me të rinj të talentuar nga e gjithë bota. Përse e dëgjon kaq i rrëmbyer kuartetin Schulhoff, që po ekzekuton Sonatën e Krojtzerit? Për hir të violinës së parë, bukuroshes Suzana Flier. Lidhja e tyre dhe martesa e zorshme përshkruhen me shumë mjeshtëri e dramacitet artistik, si një muzikë e dhimbshme. Margriet de Moor me romanin e saj origjinal e të jashtëzakonshëm Sonata e Krojtzerit, duke përshkruar në mënyrë të shkëlqyer jetën e një njeriu të rrënuar nga xhelozia, na sjell fatalitetin e një ndjenje që "asnjë fuqi në botë nuk mund ta anashkalojë".

Çmimi: 800 Lekë
Blije këtë produkt
800 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dituria (2021)
  • Botuar në: 2021
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 999275964X
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 143
  • Përmasat e librit: 135 x 207 x 15 mm

Njihu me Autorin

Margriet De Moor -

Margriet de Moor(Nordvejk, 1941) e martuar me skulptorin Heppe de Moor 1992) dhe nënë e dy vajzave: shkrimtares Marente dhe Larës, artiste pamore. Konsiderohet një nga shkrimtaret më të rëndësishme bashkëkohore holandeze. Studioi për piano e kanto në Akademinë e Muzikës në Hagë. Për disa vjet studioi ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania