Blije këtë produkt
700 Lekë

Tajfun & Tajga ( Botuar nga: Uegen në 2004 )

Autori:  Ilir Papa

Ky libër u krijua gjatë periudhës së viteve 1992-1998. Shtysa e parë qe një tregim i një mikut të familjes rreth disa problemeve të studentëve shqiptarë në ish-BS gjatë viteve 50-të. Në fillim, një e vërtetë e thënë rreth kësaj teme, që të' shpinte në përfundimin se, pas luftës së Dytë Botërore popujt e ish-BS patën probleme të mëdha me diferencat rreth numrit të meshkujve dhe femrave në shoqëri, më shtyu të mendoj për të shkruar një tregim të shkurtër, me personazh kryesor një student shqiptar në rolin e një "sulltani" të vogël në kryeqytetin rus, që zotëronte haremin e tij personal, që jo vetëm nëpërkëmbte vajzat ruse, por, më tej akoma, me disa prej tyre kishte fëmijë, që edhe ai vetë s'dinte se ku i kishte e sesi i kishin ardhur në këtë botë. Por, në vitin '93 lexova "Shtëpinë e Matrionës" të Sollzhenicinit dhe gjithçka m'u shndërrua në mendje kryekëput. Duke i kërkuar falje me vete këtij shkrimtari të madh, ashtu edhe popullit të jashtëzakonshëm rus, rrëmbeva me shpejtësi prej kësaj novele të shkurtër të mahnitshme. emrat e fshatrave që përmenden në fillim, duke bërë disa ndryshime të vockla. Kështu, Talnovo u bë qytet. dhe Sheslimorovo qendra magjike e gjithë fantazisë sime. Dhe nisa të shkruaj faqet e para, derisa ngeca përsëri. Atëherë u riktheva tek përvoja shqiptare, tek fakti i lejueshmërisë së posedimit të shtatë grave dhe tek periudha e diktaturës, kur, të paktë ishin ata që kishin arritur të dilnin qoftë edhe një herë të' vetme përtej "postbllokut" me emrin kufiri shqiptar. Kjo më dha dorë të' mendoj per strukturimin total dhe përfundimtar të veprës. Cjithçka tjetër ju mund ta lexoni në faqet e këtij libri, shumë të nderuar lexues.

Çmimi: 700 Lekë
Blije këtë produkt
700 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Uegen (2004)
  • Botuar në: 2004
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 9992754966
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 434
  • Përmasat e librit: 140 x 205 x 25 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania