Faqja e autorit

Tatiana Tibuleac


Tatiana Tibuleac lindi më 1978 në Kishinjev, në Republikën e Moldavisë. Studioi në Fakultetin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin Shtetëror të Moldavisë. Fillimisht u bë e njohur më 1995, si autore e rubrikës "Histori të vërteta" në gazetën e përditshme Flux. Më 1999, filloi punën si reportere, redaktore dhe prezantuese lajmesh në PRO TV Kishinjev dhe gjithashtu punoi për UNICEF-in në Moldavi. Prej vitit 2008 jeton në Paris. Tatiana Tibuleac debutoi më 2014, me një përmbledhje tregimesh "Fabula moderne". Më 2017 iu botua romani "Vera kur ime më kishte sy të gjelbër". Romani u vlerësua me Çmimin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Moldavisë, çmimin e revistës letrare Observator Cultural në Bukuresht dhe atë të Observator Lyceum në festivalin FILIT në qytetin e Jashit. Romani i saj i dytë "Kopshti prej qelqi", fitoi Çmimin Europian të Letërsisë më 2019. Romanet e Tatiana Tibuleacut janë bestseller në vendlindjen e saj dhe janë të përkthyera në rreth 20 gjuhë.

Shiko librat e autorit

titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania