Blije këtë produkt
800 Lekë

Tobi 2: Sekretet e pemës ( Botuar nga: Botime Pegi në 2020 )

Përkthyesi:  Adriana Koxhaj

Bota ku jeton Tobi është e kërcënuar! Lisin e kanë plagosur për vdekje duke i hapur një krater që po e gërryen dita-ditës. Myshku dhe likeni kanë pushtuar degët. Leo Blu mbretëron si tiran në Majlis. Elisha është robinja e tij. Banorët janë strukur dhe nuk bëjnë zë. Rrjepësit, banorët e Barishtës, janë dëbuar pa mëshirë. Megjithatë, ndonëse në arrati, Tobi nuk i rresht përpjekjet, dhe në këtë luftë ai nuk është vetëm. Në mes të dimrit të acartë, merr jetë lëvizja e rezistencës. A do të arrijë Tobi të çlirojë familjen, bashkëkombësit e tij dhe të shpëtoje botën e brishtë ku jeton? A do ta takojë ai përsëri Elishën? "Në zemër të një bote të vockël, vëllimi i dytë dhe i fundit i një romani të madh aventurash, miqësie dhe dashurie".

Çmimi: 800 Lekë
Blije këtë produkt
800 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botime Pegi (2020)
  • Botuar në: 2020
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 08 452 1
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 344
  • Përmasat e librit: 154 x 236 x 34 mm

Njihu me Autorin

Timothee De Fombelle -

Shkrimtari Timothëe de Fombelle lindi në vitin 1973 në Paris. Pasi punoi si mësues letërsie, ai iu përkushtua teatrit. Në vitin 1990, formoi një kompani teatrore. Pjesët e vëna në skenë mbanin firmën e tij si autor dhe regjisor. Në vitin 2006, filloi të shkruajë letërsi për fëmijë dhe u bë i ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania